Gazeta Shqiptare

Humbi medaljen e nipit futbollist, gruaja alarmon policinë e Rinasit: Kur hipa në avion, u kujtova

Pas denoncimit, policia identifiko­n autoren e “vjedhjes” së medaljes dhe parave E reja po udhëtonte nga Tirana për në Francë dhe kishte marrë me vetë një shumë prej 540 eurosh

-

Ndonjëherë një har resë e vogël apo shpërqendr­im mund të na kushtojë jo vetëm vlerat monetare, por edhe sende që kanë rëndësi për ne. Kjo i ka ndodhur një 32-vjeçareje nga Shkodra, e cila harroi xhupin në një stol në aeroportin e Rinasit, e bashkë me të humbi jo vetëm paratë, por edhe një medalje futbolli. Gruaja po udhëtonte nga Tirana me destinacio­n Francën dhe kishte marrë me vetë si shpenzime një shumë prej 540 eurosh. Bashkë me të edhe medaljen e nipit të saj futbollist. Gruaja - bëjnë me dije burimet policore në Rinas për ‘Gazetën Si’ - i alarmoi autoritete­t fill sapo e kuptoi që e kishte harruar xhupin në stolat e tranzitit, por ato nuk u vunë në dijeni në kohën e duhur dhe veshjen e saj e mori një tjetër pasagjer që ndërkohë gjendej ne aeroport dhe po udhëtonte bashkë me fëmijën dhe të shoqin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Megjithëse ata e gjetën xhupin e harruar brenda të cilit ishin vlerat monetare dhe medalja, policia i thotë “Gazetës Si” se hetimet kanë nisur ndaj tyre për akuzën e vjedhjes. Denoncuesj­a me inicialet V.B. kujton se pasi kaloi kontrollet policore në brendësi të aeroportit, në dorë mbante xhupin. Më pas ajo u ul në stola derisa të dëgjonte thirrjen për t’u paraqitur në daljen përkatëse. Pikërisht aty, ajo e harroi veshjen dhe brenda saj medaljen e nipit futbollist dhe eurot. “Kur hipa në avion u kujtova për xhupin dhe u kërkova stjuardesa­ve që të zbrisja, por ato nuk më lejuan mbasi ishin mbyllur dyert. Dikush në avion më tha se duhet të telefonoja në një numër të aeroportit për t’i vënë në dijeni dhe ashtu veprova, që xhupi të dërgohej te zyra e sendeve të humbura”, - është shprehur gruaja. Menjëherë pasi ka zbritur në Francë, e reja nga qyteti i Shkodrës kujton se njoftoi të motrën në telefon, që ajo të vraponte drejt aeroportit dhe të tërhiqte xhupin, eurot dhe medaljen e futbollit. Siç tregon policia për “Gazetën Si”, familjarja e kallëzuese­s mbërriti tepër vonë. Autoritete­t kontrollua­n ngado, por nuk gjetën asgjë. “Kjo shtetase u pyet nëse dëshironte të kryente denoncim, por qytetarja në fjalë refuzoi duke shtuar se xhupi i kishte humbur së motrës”, - deklaron Policia e Tiranës që e ka marrë shumë seriozisht hetimin. Pas 15 ditësh shkodrania është kthyer nga Franca. Rezulton se veprimi i parë që ajo kreu sapo preku tokën shqiptare ishte udhëtimi drejt Komisariat­it të Rinasit. “E pyetur nga ana jonë se a dispononte fatura për eurot, historik për medaljen dhe faturë për xhupin, qytetarja u shpreh që nuk dispononte”, - thotë policia. Por ajo ka treguar itinerarin, orën e largimit nga Tirana duke u dhënë detaje të nevojshme agjentëve për të kërkuar në sistemin e hyrje-daljeve në pikën kufitare. Policia i thotë “Gazetës Si” se pas një këqyrjeje të gjatë të kamerave të sigurisë të instaluara në aeroport, gjetën saktësisht momentet kur gruaja kontrolloh­et, më pas ajo kalon në zonën transit dhe ulet në stol me një xhup në dorë. Pasi qëndron disa çaste aty - shton policia për ‘Gazetën Si’ - ajo drejtohet për nga dalja ku dhe shfaqet për herë të fundit. Në stolin ku u harrua xhupi mbas saj ulet një çift me një fëmijë, për gati 30 minuta. Kur ata çohen, gruaja me flokët e shkurtër vëren xhupin, e nuhat dhe më pas e fut në çantë. Sipas policisë, bazuar në këtë përshkrim të kamerës, oficerët kanë ndjekur çastet përpara se ata të uleshin në stol, për të kuptuar se cilët ishin identitete­t e tyre në momentet kur paraqiten tek posta e policisë. “Çifti i identifiku­ar është nga Kamza dhe po udhëtojnë drejt Anglisë. Kështu që bazuar në këqyrjen e kamerave të sigurisë, gruaja me flokët e shkurtër me inicialet F.C. është autore e vjedhjes, ndonëse ajo e gjeti dhe në fakt, duhet të njoftonte autoritete­t”, - shprehen autoritete­t policore të Rinasit. Policia nuk i jep sqarime “Gazetës Si” nëse çifti jeton përkohësis­ht në Angli, apo janë turistë. Por një gjë është e sigurt, sapo të kthehen, ata i presin prangat për akuzën e vjedhjes.

 ?? ?? DENONCUESJ­A
Denoncuesj­a me inicialet V.B. kujton se pasi kaloi kontrollet policore në brendësi të aeroportit, në dorë mbante xhupin. Më pas ajo u ul në stola derisa të dëgjonte thirrjen për t’u paraqitur në daljen përkatëse. Pikërisht aty, ajo e harroi veshjen dhe brenda saj medaljen e nipit futbollist dhe eurot. “Kur hipa në avion, u kujtova për xhupin dhe u kërkova stjuardesa­ve që të zbrisja, por ato nuk më lejuan mbasi ishin mbyllur dyert. Dikush në avion më tha se duhet të telefonoja në një numër të aeroportit për t’i vënë në dijeni dhe ashtu veprova, që xhupi të dërgohej te zyra e sendeve të humbura”, - është shprehur gruaja.
DENONCUESJ­A Denoncuesj­a me inicialet V.B. kujton se pasi kaloi kontrollet policore në brendësi të aeroportit, në dorë mbante xhupin. Më pas ajo u ul në stola derisa të dëgjonte thirrjen për t’u paraqitur në daljen përkatëse. Pikërisht aty, ajo e harroi veshjen dhe brenda saj medaljen e nipit futbollist dhe eurot. “Kur hipa në avion, u kujtova për xhupin dhe u kërkova stjuardesa­ve që të zbrisja, por ato nuk më lejuan mbasi ishin mbyllur dyert. Dikush në avion më tha se duhet të telefonoja në një numër të aeroportit për t’i vënë në dijeni dhe ashtu veprova, që xhupi të dërgohej te zyra e sendeve të humbura”, - është shprehur gruaja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania