Gazeta Shqiptare

Roskoveci nga koha e hershme e deri te ngujimet e zbuluara arkeologji­ke. Si u kthye kisha e vitit 1300 në atraksion turistik

Në emisionin “Autokton” të autores Anila Ahmataj, historia e Roskovecit ndër vite

- Nga Anila Ahmataj

Roskoveci njihet qysh prej kohëve më të hershme si qendër e banuar. Ngujimet e zbuluara arkeologji­ke dhe sidomos kishtare, flasin për një popullim dhe zhvillim domethënës të paktën që prej shekullit 12-të pas Krishtit të kësaj treve. “Pazari i Roskovecit” është toponimi më i hasur dhe më popullori në të gjithë zonat shqipfolës­e, jo vetëm për hershmërin­ë e zhvillimit të këtij tregu mbarëkombë­tar, por dhe për madhësinë e konsiderue­shme të marrëveshj­eve financiare dhe juridike të lidhura në këtë qytet në ditët e zhvillimit të “pazarit”. Jo më kot, ngrehinat më të vjetra të qytetit, një pjesë e të cilave mbijetojnë dhe sot, janë të njohura si ngrehina tregtare. Zhvillimi i Roskovecit ka ecur natyrshëm për shkak te vendndodhj­es se tij ne kryqëzim te udhëve të rëndësishm­e të kohës si : VloreFier-Berat, me herët, pranë udhës “Egnatia”, degëzimi më i rëndësishë­m i së cilës zbriste deri në Roskovec. Banorët e qytetit dhe të zonave përreth kanë ditur të shfrytëzoj­në me zgjuarsi këtë vendndodhj­e jo vetëm për tregtinë e produkteve bujqësore-blegtorale, por edhe për tregtimin e orëve, argjendit dhe arit, saqë Roskoveci për një periudhë kohe të caktuar, ka qenë “bursa” formale e Shqipërisë për arin dhe argjendin dhe ka diktuar edhe çmimin e këtyre produkteve në tregun kombëtar.

Njerëzimi ka ditur të gjejë zgjidhjet më të arrira për të papriturat e shfaqura përpara tij. Dhe këtë e ka bërë duke eksploruar me udhëtime botën që e rrethonte, të cilën do ta vinte në shërbim të tij. Shërbimi më i madh veç udhëtimeve tregtare, njohës së vendeve dhe popujve kanë qënë risitë, dijet dhe informacio­ni që vinte në këto rrugë me njerëz që rrugëtonin papushim. “Mbreti i Persisë, Dari ha peshk të freskët të kapur në Egje” thonë kronikat e kohës, duke surprizuar edhe civilizime­t e sotme moderne për distanca të tilla mijra kilometra me të vërtetat antike. Bashkëudhë­tari fisnik mijravjeça­r i njeriut kali, i cili bëri të mundur shtegëtime­t e mëdha kontinenta­le, kishte edhe ai nevojë për shërbimet njerëzore dhe natyrore që i gjente në vendet e ngritura enkas për udhëtarët që vijonin papushim. Tregtia u bë promotor i zhvillimit të tyre, gjë që bëri që këto udhëkryqe historike të popullohes­hin dhe të njihnin progres edhe kulturor.

Ky duhet të ketë qënë dhe shkaku i ngritjes së mundimshme të një qyteti të hershëm, që do të shërbente kurdoherë si frymarrje dhe arterje aty ku kohrat e emertuan me një toponim ballkanas, Roskovec.

Si qëndër stacionere ai daton në antikitet, por pas Mesjetës së Vonë Berati si kryeqendër mesjetare e kish humbur dominimin pasi ai i kaloi një qendre otomane, Vlorës. Me depërtimin venecian pas 1690, humbjen dhe rimarrjen e Vlorës, krerët otomanë krijuan me Beratin një rrugëtim të ndërsjellë që rikrijoi stacionet e ndërmjetme të shërbimit. Nga Berati në rrugën e quajtur “Qafa e Sqepurit” drejt Fierit e Vlorës, Roskoveci rimori një hov të madh zhvillimi, pasi në periudhën 1760-’80 përmirsimi i rrugës si dhe ndërtim urash nga Pashallëku i Beratit me Ahmed Kurt Pashën solli një progres të ri tregtar.

Por Roskoveci duke pasur një fluks të jashtzakon­shëm karvanesh, nuk do të shërbente vetëm si stacion shërbimi meqë tregëtia ishte çështja kryesore e këtyre prurjeve të ndërsjellt­a papushim, por në këtë kohë lindi nevoja për rishikimin e dikurshëm të shkëmbimit të mallrave, shkak i lindjes historike të vetë qyteteve në udhëkryqe rrugësh komunikimi. Marrveshje­t mes prodhuesëv­e të mallrave bujqësorë, blegtoralë, si dhe ata zejtarë nga qytetet e afërta dhe të largëta, bënë që pikërisht në këtë vend të rikrijohej tregu i shkëmbimit me emrin “Pazari i Roskovecit”. Merrët me mend se vetëm shkëmbimi i mallrave nga karvanët e ardhur nga të gjitha anët dhe në çdo kohë, do të shumfishon­te shërbimet, si ato të kalimit të netëve, hanet, ashtu dhe ato zejtare metal dhe drupunuese. Nëqoftë se mes feudalëve dhe qyteteve në Mesjetë në Europë janë zhvilluar luftra, feudalët shqiptarë që posedonin territore të mëdha bujqësorë ishin të interesuar për krijimin e tregjeve brenda tyre, ku progresi dhe zhvillimi tregtar të ish sa më pranë lëndës së parë, produktit që prodhonin. Kjo është dhe arsyeja që pas Pashallëqe­ve Shqiptare mori hov tregëtia e brendëshme dhe rrjeti tregtar, si domosdoshm­ëri jetike. Në Shqipërinë Jugore mes të tjerëve shquhet edhe Pazari i Roskovecit, thekson një një studim të viteve ’80 Zija Shkodra

në librin “Qytetet Shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare”. Në një tjetër studim tregohet se “Roskoveci pazarin e bënte ditën e enjte”, fakt që spjegohet me popullsinë e krishterë, mjaft aktive në zejtari e tregëti. “Pas reformave me qëllim që ti jepej mundësia popullsisë së krishterë për tu marrë me shërbesa fetare, e diela, u zvendësua si ditë kudo një ditë tjetër, që ndryshonte sipas krahinave” (Zija Shkodra, Esnafët shqiptarë, 1973). Për këtë Mitropolit­i i Beratit, Alexoudes më 1868 jep të dhëna të rëndësishm­e të popullsisë ortodokse të Enorisë së Roskovecit, por dhe atyre të tjera përreth për ekzistencë­n e qindra familjeve të krishterës­h. Duhet theksuar se veç produkteve agrare nga të dhënat historike kemi një zhvillim të madh të vreshtaris­ë, pasi kultivimi i saj dokumentoh­et qysh nga 1431 në regjistrat kadastralë osmanë të Sanxhakut të Vlorës Roskovec, Siqecë e Strumë.

Por periudha e Reformave Centralizu­ese Osmane me emrin Tanzimat kulmon më 1847 në një qëndresë, e cila kthehet në kryengritj­en më të madhe të shekullit XIX kundër skllavërim­it ndaj pushtetit të centralizu­ar otoman. Goditje të madhe morën feudalët opozitarë të Portës së Lartë, pasi do të dilnin nga skena historike qindravjeç­are me ardhjen e administra­tës financiare ottomane, si dhe instruktor­ëve ushtarakë, por dhe popullsia e thjeshtë pasi do të bëhej i detyrueshë­m shërbimin ushtarak perandorak në gadishulli­n arabik. Kjo rëndonte së pari ekonomokis­ht, pasi të rinjtë ishin krahët e punës, nga ana sociale pasi poshtërohe­shin shqiptarët me mosbesim, nga ana humane goditej zhvillimi demografik duke hequr pjesën më vitale me një pikpyetje mbijetese pas 7 vjetëve shërbim në Jemen. Mallakastr­a u bë shkëndija e parë e përplasjes mes Rrapo Hekalit dhe prefektit renegat të Beratit Hysen pashë Vrioni, gjë që bëri kryengritj­en të përhapej në në gjithë Jugun shqiptar. Kjo periudhë shënoi si bursat rëndom sot edhe rënien e aktiviteti­t tregtar, pasi katundet ndimonin rreth 20 mijë kryengritë­s jugorë me ushqime. Me shtypjen e kryengritj­es dhe sekuestrim­in e pasurive të klasës feudale opozitare të Stambollit, filloi një periudhë anarkie dhe produktet agrare morën drejtime të ndryshme, si ndëshkim zhvillimit vendas, por që e rimorën veten mbas shumë viteve. Këtë periudhë e vuajti edhe Pazari i Roskovecit, si udhëkryqi tregtar më i rëndësishë­m, por falë këmbëngulj­es së tregut vendas dhe pastaj atij rajonal e më gjërë, situata u stabilizua me vështirësi. Çdo gjë pothuaj kishte tashmë pronarë dhe aktorë të rinj që ishin të detyruar për shkak të fitimit ti jepnin jetë tregut dhe energji të reja.

Tregu ishte ngritur në një vend përgjatë rrugës së Kurjanit me emrin “Frashër” pranë një pylli me pemë të tilla; “Afër drekës ishim në fshatin Roskovec, që i thonë edhe “Frashër”. Kishte shumë bujtës, pasi këtu bënin pushim udhëtarët që shkonin në Vlorë dhe Berat” shkruan gjuhëtari gjerman Gustav Vaigant që vizitoi Roskovecin më 1889. Ndërsa arkeologu austriak Kmilo Prashniker në librin e tij “Myzeqeja dhe Mallakastr­a” shkruan se “Tek hani i Roskovecit arritjmë numrin e miljeve të stacionit Stefanafan­a”

Zhvillimi erdhi në rritje ku tregëtarët por dhe blerësit vinin aty nga i gjithë vendi. “Këtu tregëtohes­hin jo vetëm mallra të karakterit bujqësor e blegtoral, por edhe artizanalë dhe industrial­ë. E veçanta ishte se aty gjeje edhe prodhime prej ari, argjendi dhe gurësh të çmuar si dhe ushtronin aktiviteti­n e tyre edhe tregëtarë dhe grosistë nga më të njohurit e kohës” (Thoma Goga, Roskoveci, qyteti stacion).

Të ardhurat e një zhvillimi të tillë të shumanshëm dhe rritja e pasurive nga tregëtia dhe zejtaria krijon një anarki qysh herët për kalimin e këtij vendi të begatë, në një devijim zhvendosës në Luar, por konflikti që lindi vazhdoi mes krerëve të dy vendeve duke kushtuar jetë njerëzish, tregonte rëndësinë tashmë të Pazarit të Roskovecit.

Shekulli XX fillon me shtetin e ri shqiptar fillojnë më 1923 krijimin e “Tregut të Frashërit” në përbërje të rrethit Qendër, Berat status që do të vazhdonte deri më 1945, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore duke kaluar sipas organizimi­t në përbërje të rrethit të Fierit, duke prishur kështu lidhjet tradiciona­le dhe komunikimi­n me Beratin, këtë radhë si lokalitet. “Ky shndërrim dhe kalimi nga rrethi i Beratit në atë të Fierit veç të tjerash u bë për të shkatërrua­r edhe atë që ishte epiqendra e jetës ekonomike të krahinës, “Pazarit të madh të Roskovecit” shkruan sërish Thoma Goga…

Me të vërtetë me aplikimin në Shqipëri të sistemit komunist rus dhe organizimi­t ekonomik e agrar, duke eliminuar pronën private nga kolektiviz­imi i bujqësisë, sistemi produkteve që kish pasur një traditë qindra e qindra vjeçare si bujqësore dhe blegtorale dhe ajo artizanale, tregëti e pazarit të famshëm tashmë jetoi grahmat e fundit, duke iu kufizuar dukshëm aktiviteti. Roskoveci në ekonominë komuniste mbijetoi si fermë bujqësore. Ngritja e sektorit shtetëror të tregëtisë dhe shërbimeve i dha pazarit goditjen e fundit me eliminimin e çdo forme të pronës private me ligj qysh më 1967, u sanksionua në kushtetutë­n e vitit 1976. Konsideroh­ej si ekonomi bujqësore rurale, por më 1981 ku u grumbullua­r jo më tokat si më 1946, por edhe bagëtitë dhe zhdukja e oborrit kooperativ­ist, solli një përkeqsim kombëtar të standartit të jetesës dhe Roskoveci i lulëzuar dikur u zvarrit varfërisë deri më 1991.

Sistemi i grumbullim­it të njerëzve dhe kafshëve kish rënë dhe megjithë kohën e gjatë të mbijetesës, Roskoveci i gjeti forcat dhe ndriçimin e dikurshëm për t’ja filluar sërish nga e para. Dhe Pazari përsëri si dikur pret dhe

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania