Gazeta Shqiptare

Brisida Shehaj: Ceno Klosi me vilë në Londër? I paska ecur mirë

“Edhe unë kam qenë drejtoresh­ë banke e Tatimesh, por edhe një shtëpi që pata në Vlorë, s’e kam më” “ILDPKI të kishte hetuar, fajdeja e palejuar”

-

Ish-drejtoresh­a e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka folur për drejtorin aktual të Tatimeve, Ceno Klosi, i cili akuzohet si fajdexhi dhe për vilën luksoze në Londër, si dhe për transaksio­net e dyshimta, të gjitha këto të publikuara me fakte nga “News 24”. Sa i takon vilës në Londër, Shehaj pyeti e habitur në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në “News 24” se “Ka vilë në Londër?”, duke shtuar se vetë edhe një shtëpi që kishte blerë në Vlorë, nuk e ka më. Më tej, Shehaj u shpreh se fajdeja nuk është e lejuar në Shqipëri, duke shtuar se ILDKPKI-ja duhet të kishte vepruar për të kryer një hetim të thelluar. “Duhen parë letrat për çfarë është akuzuar Ceno. Unë Cenon e njoh që në bankë, kemi punuar vite, kemi nja 12 vite pa u parë. Nuk di të flas për Cenon sot, unë e njoh Cenon atëherë, nuk di të flas për Cenon sa i lirë është. Ka vilë në Londër? Nëse ai ka shkruar dhe ILDKPKI lexon aty që ai ka dhënë para me interes jashtë sistemit bankar dhe nuk paguan tatim, fajdeja është e palejuar në Shqipëri. I paska ecur mirë. Dhe unë drejtor banke e drejtor Tatimesh kam qenë, por nuk kam, dhe një shtëpi që kisha të blerë në Vlorë, nuk e kam më. ILDKPKI duhet të kishte vepruar, fajdeja është e palejuar në Shqipëri. Ai mund të jepte depozita në bankë, apo mund të kishte një deklaratë borxhi, që mund t’ia jepte dikujt. Dua të jem e kujdesshme, se ai djalë ka punuar shumë vite në bankë, ka pasur një pagë shumë të mirë, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm të gjithë. Ai ka qenë nivel më i lartë se unë në bankë, ka pasur pagë të mirë, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Unë kam marrë detyrën në 3 tetor, në 10 ose 15 tetor më ka nisur hetimi i pasurisë nga ILDKPKI-ja. Jam hetuar në detyrë, ndoshta dy herë, edhe familjarët e mi, edhe palët e lidhura. Pra, jam hetuar familjaris­ht në hetim të thelluar nga ILDKPKI-ja. Unë para me fajde nuk do kisha dhënë, se është e ndaluar. Duhet dëgjuar dhe pjesa tjetër”, - u shpreh ish-drejtoresh­a e Tatimeve.

RRUGA KARDHIQDEL­VINË

E ftuara në “Frontline”, ish-drejtoresh­a e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka komentuar skandalin me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë dhe fryrjen e faturës në 108 mln euro. Ajo tha se kjo është një çmenduri dhe se SPAK-u duhet të reagojë. “Merren me 300 mijë lekësha të vjetër dhe i lënë 6 vite në burg, dhe skandali me tenderin për uniformat, një vit burg dhe me arrest shtëpie”, - shprehet ajo me ironi. Ndërkohë shtoi se këtu është dhënë mesazhi se po vodhe pak shkon në burg, ndërsa po vodhe shumë je “burrë

i mirë”. “Këtu është dhënë mesazhi po vodhe pak shkon në burg, po vodhe shumë je ‘burrë i mirë’. Pastaj dhe ofendohen, të hedhin në gjyq, si Rama që ofendohet që flet për bordet e naftën… do të jetë gjyq i hapur, do të jetë shumë interesant­e”, - tha ajo duke deklaruar se kryeminist­ri Rama e ka hedhur në gjyq. E pyetur se çfarë pret nga ky gjyq, ajo tha: “Humor, unë dhe njerëzit do të qeshim besoj, për të qarë nuk besoj, se qajnë këta, por unë sigurisht do të bëj humor. Unë nuk flas pa fakte, nuk fyej askënd. Ndërkohë, lidhur me skandalin për rrugën Kardhiq-Delvinë, ajo u shpreh: “Këta mendojnë 3D, këta që hanë e hanë e s’u ngopën, të ngopen njëherë… Ne veprojmë duke çuar letra në SPAK. Për rastin në fjalë po përgatitet dosja që do të çohet në SPAK, siç do të çohet një raport auditimi i KLSH-së, që e kemi kërkuar me ngulm. Ne për gjithçka i drejtohemi SPAK-ut, por shikojmë që nuk reagon, por fillon dhe protesta e 7 korrikut tani…”. Shehaj nuk e kursen ironinë për prokurorët e SPAK-ut: “Po të kishin marrë rojën e Tatimeve e ta kishin çuar prokuror në SPAK, tani i kishte arrestuar gjysmat. Rasti i kësaj rrugës është shumë i thjeshtë. Ngrite grup pune, i bërë një vlerësim asaj rruge dhe nuk mundet të të shkojë dyfish ajo rrugë pas një viti.

Këta ose kanë shpërdorua­r detyrën, ose… S’jam naive që të mendoj se u ngritën ekspertët dhe e vodhën shtetin dhe s’kanë dijeni, por nëse ti bëhesh levë dhe hedh firmën, do të fillojë nga ty. Nëse do të mbash burgun e të mbajnë lekët ata, mbaje. Nëse s’do ta mbash burgun, trego shokët, por të paktën të japin një mësim që të mos hedhin firmat. Kjo është çmenduri, vetëm këtu mund të ndodhë. Ky vend duhet hetuar nga fillimi. Mendoj se hapi i parë që një ditë duhet bërë, duhet të ngrihet një taskt forcë që të hetojë vetëm këta njerëz, sepse o tendera sekrete, o 99.9%, o paçavure… Është çmenduri dhe këtu askush nuk reagon. Nëse në një vend të dorës së tretë do të kishte përbërë skandal, në Shqipëri nuk përbën skandal”. Shehaj tha se kjo qeveri e quan popullin dele dhe ka marrë gjithçka, përfshirë drejtësinë. Sipas saj, “në rastin e rrugës KardhiqDel­vinë, e cila ka vajtur në 108 mln euro, SPAK-u e ka shumë të thjeshtë, sepse mund të ketë ose korrupsion, ose shpërdorim detyre”, por ajo theksoi se SPAK fle. “Ne nuk po ecim fare (në rrugë të florinjta), ne thjesht jemi të vjedhur. Kemi një qeveri që është totalisht në një habitat të sajin, që na quan popull dele, ka marrë gjithçka, ka marrë drejtësinë. Te ky rast është shumë i thjeshtë, në momentin e parë që ke një komision vlerësimi që bën procedurat e tenderit dhe kur vlerëson projektin e thua që ky projekt vlen 50 mln euro, nuk ka se si të shkojë 108 mln euro. Dy momente janë, o shpërdorim detyre, o korrupsion. Këta vjedhin dhe nuk duan t’ia dinë. Një qeveri normale bën një vlerësim, bën 108 mln euro, ja do lëvizë maksimumi 10 mln. Këta i fryjnë vetë rrugët”, - tha Shehaj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania