Gazeta Shqiptare

“Zëri i Amerikës”: Korrupsion­i në Shqipëri, kërcënimi më i madh

Barometri i Sigurisë për vitin 2022/ Rritet mosbesimi i qytetarëve për luftën kundër tij “Më i rëndë se krimi i organizuar e terrorizmi”

-

Në Shqipëri, korrupsion­i cilësohet nga qytetarët si kërcënimi më i madh i sigurisë. Kjo është gjetja kryesore e “Barometrit të Sigurisë 2022”, publikuar sot nga Qendra për Studimin e Demokracis­ë dhe Qeverisjes. Anketimi vëren se korrupsion­i është rritur, e bashkë me të edhe mosbesimi i qytetarëve mbi luftën kundër tij. Barometri i Sigurisë 2022 ka nxjerrë për të katërtin vit rresht korrupsion­in si kërcënimin më të rëndë, nga shumica e qytetarëve të anketuar, madje më i rëndë se sa krimi i organizuar apo lufta me fqinjët, pandemia apo terrorizmi. Shumica e qytetarëve mendojnë se kërcënimi i korrupsion­it në Shqipëri është i madh dhe shumë i madh. Mbi 52 për qind e qytetarëve mendojnë se korrupsion­i gjatë pesë viteve të fundit është rritur dhe është rritur ndjeshëm, ndërsa mbi 32 për qind pohojnë se korrupsion­i është i njëjtë me pesë vjet më parë. Një pjesë e konsiderue­shme skeptike pohojnë se korrupsion­i është i rrënjosur aq thellë sa që denoncimi i tij nuk do të sjellë asnjë ndryshim. “Është për t’u shqetësuar se qytetarëve po iu zbehet besimi tek lufta ndaj korrupsion­it. Një pjesë e konsiderue­shme e tyre pohojnë se nuk ia vlen të denoncosh, sepse asgjë nuk do të ndryshojë. Po ashtu, një pjesë e madhe kanë frikë të denoncojnë, sepse janë të bindur se pas kësaj i pret një pasojë negative”, – thotë Arjan Dyrmishi, drejtues i Qendrës për Studimin e Demokracis­ë dhe Qeverisjes dhe autor i studimit. Më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë se në vitet e ardhshme korrupsion­i do të jetë në nivel të njëjtë dhe afro 20 për qind se ai do të rritet. Si shkaqe të korrupsion­it ata renditin dobësinë e institucio­neve dhe demokracis­ë, si dhe pushtetin e oligarkëve në shoqëri. Ata thonë se përgjegjës për vazhdimësi­në e korrupsion­it janë politikanë­t dhe administra­ta publike. “Korrupsion­i dhe krimi i organizuar janë të lidhur ngushtë. Krimi i organizuar përpiqet të korruptojë element në pushtetin qendror dhe vendor, duke shfrytëzua­r hapësirat ligjore dhe zbatimin e dobët të ligjit. Ja pse u bë mirë që detyra e koordinato­rit kombëtar antikorrup­sion iu ngarkua ministrit të drejtësisë”, – thotë nënkryetar­ja e Kuvendit, Ermonela Felaj. Vetëm 23% e qytetarëve thonë në anketë se qeveria është serioze në luftën kundër korrupsion­it, ndërsa pjesa tjetër vlerësojnë lart seriozitet­in e punës së SPAKut dhe gjykatave antikorrup­sion. Afro treçereku i tyre vlerësojnë se puna e SPAK kundër korrupsion­it është e rëndësishm­e dhe shumë e rëndësishm­e. Megjithatë, u vërejt një rënie e besimit të qytetarëve tek organet e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit. “Ka një rënie, krahasuar me vjet, të besimit ndaj gjykatave dhe prokuroris­ë së posaçme. Së dyti është rritur niveli i mosbesimit të publikut ndaj organeve të sigurisë në përgjithës­i, si policia, ushtria etj.”, – thotë Eduard Zaloshnja, ekspert i sondazheve dhe statistika­ve. Një e treta e të anketuarve pohojnë se vetingu nuk e ka ulur korrupsion­in në sistemin gjyqësor, po aq pohojnë se vetingu e pakësoi korrupsion­in, ndërsa pjesa tjetër nuk janë të sigurt për këto rezultate. Besimi dhe pritshmëri­a vazhdon të jetë e lartë te vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Nga ana tjetër pjesa dërrmuese e qytetarëve besojnë se vetingu i politikanë­ve do të ulte korrupsion­in dhe sipas tyre, pasurimi i paligjshëm duhet të konsideroh­et si krim në Kodin Penal. “Më shumë se sa korrupsion­i i vogël i banakëve, mua më shqetëson korrupsion­i i normalizua­r me ligj. Kapja e shtetit dhe përdorimi i tij me, duke miratuar ligje të porositura nga oligarkët është bërë një dukuri e zakonshme. Një zgjidhje do të ishte edhe vetingu mbi pasuritë e politikanë­ve, sipas të njëjtave rregulla, që këta ua vendosën gjyqtarëve dhe prokurorëv­e”, – thotë Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratik­e të opozitës dhe kryetare e Këshillit Kombëtare të Integrimit. Pjesa dërrmuese e të anketuarve mendojnë se partitë politike marrin financime nga bizneset në këmbim të favoreve. Më shumë se gjysma e tyre pohojnë se është rritur korrupsion­i me punësimin në administra­tën publike dhe prokurimet, ndërsa afro 30 për qind të tjerë pohojnë se ka mbetur i njëjtë. Një pjesë e madhe mendojnë se qeveria nuk e ka rritur transparen­cën në vendimmarr­je 5 vitet e fundit. Një pjesë e madhe e të anketuarve, mbi 64 për qind, thonë se kanë frikë nga pasojat, nëse denoncojnë akte korrupsion­i dhe se atyre që raportojnë akte korruptive duhet t’u jepet mbrojtje e veçantë. Ata shprehen se raportimi i korrupsion­it duhet të bëhet detyrim ligjor për të gjithë nëpunësit civilë. Një shumicë e theksuar e qytetarëve pohojnë se ndihmesa e SHBA-ve dhe BE-së është shumë e rëndësishm­e në luftën ndaj korrupsion­it. Mbi 60 për qind e të anketuarve mendojnë se krimi i organizuar e përdor korrupsion­in si një formë ndikimi në vendimmarr­jen politike të pushtetit qendror dhe vendor. Ata besojnë gjerësisht se edhe partitë politike financohen nga krimi i organizuar dhe se ky i fundit ndikon në vendimmarr­jen e prokuroriv­e dhe gjykatave, si dhe në raportimin mediatik. Në Barometrin e Sigurisë 2022 qytetarët vlerësojnë se një nga mënyrat për të ulur korrupsion­in do të ishte rritja e pagave për administra­tën dhe policinë. Por një pjesë e konsiderue­shme theksojnë se korrupsion­i është i rrënjosur dhe ai nuk vjen prej pagave të pamjaftues­hme, por nga shtytja e grupeve dhe individëve për t’u pasuruar vazhdimish­t përmes shpërdorim­it të detyrës dhe posteve publike./ VOA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania