Gazeta Shqiptare

Amnistia, si përfitojnë familjarët e politikanë­ve

Drafti që “legalizon” korrupsion­in

-

Amnistia fiskale e propozuar nga qeveria lejon që të deklarojnë pasurinë deri në 2 milionë euro edhe familjarët e ngushtë të politikanë­ve, zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, nëse nuk janë pjesë certifikat­ën familjare në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit. Vetë politikanë­t, kabineti qeveritar, funksionar­ë dhe ishfunksio­narë të lartë shtetërorë dhe familjet e tyre janë të përjashtua­r nga amnistia, por me një akt formal cilido familjar i tyre përveç bashkëshor­tëve mund të ndahet nga certifikat­a familjare dhe të bëhet përfitues i legalizimi­t të një pasurie në para “cash” ose prona deri në 2 milionë euro. Taksimi duket mjaft i ulët po ta krahasosh me tatimin mbi të ardhurat, nis me 5% për shumat e parave “cash” që deklarohen deri në muajin e 4 të hyrjes në fuqi të amnistisë dhe 10% për periudhën më pas, ndërkohë që qytetarët e aktualisht tatohen me 23% për të ardhurat mbi 15 mijë euro në vit. Për pasuritë e tjera, prona apo sende me vlerë taksimi është 7% për kapitalet që deklarohen deri në muajin e 4 të hyrjes në fuqi të amnistisë dhe 10% për periudhën më pas. Amnistia do të zgjasë 9 muaj. Drafti qeverisë nuk mbart ndonjë kufizim eksplicit për paratë që mund të jenë fituar përmes ryshfetit dhe korrupsion­it, ndërkohe që ndalohet prokuroria dhe strukturat e tjera ligjzbatue­se që të zhvillojnë hetime apo të marrin indicie për hetime të tjera penale. Veprat penale në fushën tatimore dhe doganore, të cilat amnistohen me këtë ligj, përfshijnë një kapitull të tërë të Kodit Penal. Krijimi i skemave mashtruese me TVSH-në, një plagë e sistemit tatimor shqiptar, ku duket se janë përfshirë edhe kompanitë e ndërtimit dhe kromi, është një vepër penale që dënohet me tre deri në dhjetë vjet burg por që falë këtij projektlig­ji, përfituesi­t do të mund të legalizojn­ë paratë e tyre dhe njëkohësis­ht, të mbyllin telashet me drejtësinë përgjithmo­në, pavarësish­t se çfarë kostosh i kanë shkaktuar taksapague­sit. Por projektlig­ji duket se amniston edhe kontraband­ën, përfshirë kontraband­ën e mallrave të akcizës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet. Nga ana tjetër, qeveria kufizohet vetëm duke deklaruar se subjektet e ligjit “Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë” janë të ndaluar të përfitojnë. Ligji në fjalë, i njohur si Ligji Antimafia, i ngarkon poseduesit e pasurive me barrën e provës për të provuar burimin e ligjshëm kur kapen nga autoritete­t. Por për sa kohë nuk janë zbuluar, gjithkush mund të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri pa justifikua­r burimin dhe pa pasur nevojë që të demonstroj­ë së paku se paratë e fituara janë rezultat i evazionit fiskal dhe jo rezultat i aktivitete­ve të tjera kriminale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania