Gazeta Shqiptare

Kryemadhi bashkohet me Berishën: Do të jemi në protestën e 7 korrikut

Kryetarja e LSI: Jo thjesht detyrim politik, por detyrim qytetar! “Ditë të nxehta, por njerëzit sa janë aktivë”

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryema dhi, është bashkuar me kreun e PD, Sali Berisha, duke konfirmuar pjesëmarrj­en në protestën e 7 korrikut.

Ajo deklaroi se çdo qytetar dhe aq më shumë ata që janë aktivistë të partive politike duhet të jenë pjesë e protestës

“Sot nuk është më thjesht detyrim politik por detyrim shoqëror dhe njerëzor ndaj çdo proteste, çdo qytetar dhe aq më shumë ata që janë aktivistë të partive politike duhet të jenë pjesë e protestës. Edhe pse janë ditët e nxehta të korrikut njerëzit sa janë aktivë për protestën aq dhe më shumë duan dhe të dinë hapat e mëtejshëm të protestës. Pasojat e zgjedhjeve të kaluara ndihen në shoqërinë shqiptare, ndihen në partitë politike ndihen në media ndihen kudo. Dhe aq më shumë situata politika që rrodhi pas 25 prillit, sulmet e një pas njëshme për dëmtimin e opozitës. Për të shfokusuar opinionin publik nga problemati­kat që ka sot shoqëria shqiptare”, tha Kryemadhi në “Politico”.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi sot se amnistia fiskale bëhet për të pastruar paratë e incenerato­rëve. Ajo tha se incenerato­ri i Tiranës ka 170 mln euro evazion fiskal.

Sipas saj, emigrantët apo bizneset e tjera nuk i kanë mundësitë të kenë 2 milionë euro të fshehura që t’i deklarojnë.

“Amnistia fiskale qëllimin e vetëm që ka është për të pastruar paratë e Ramës, Veliajt dhe kompanive që janë të lidhura me incenerato­rët. Shumë shpejt kemi gati materialin për evazionin fiskal të incenerato­rëve. Rama do të bëjë sikur po flet për një amnisti fiskale për ata që janë emigrantë apo biznese të tjera unë jam e bindur që biznese të tjera shqiptare nuk i kanë mundësitë të kenë 2 milionë euro të fshehura që t’i deklarojnë. Me këtë përfitojnë vetëm ata që kanë bërë evazionin fiskal. Vetëm në rastin e incenerato­rëve në dosjen që ne kemi përgatitur dhe që shumë shpejt do t’ia bashkëngji­sim Prokuroris­ë së Posaçmes, për çështjen e incenerato­rit të Tiranës janë 170 milionë dollarë para të fryra me fatura fiktive përveç faturave të fryra mungon dhe detyrimi i paguar në zyrat e tatim taksave shqiptare. Po të ndjekësh skemën dhe shumë kompani të tjera që fitojnë punë publike kanë fatura fiktive me fatura të fryra dhe përveç kësaj nuk është derdhur as TVSH”, tha Kryemadhi në “Politico”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania