Gazeta Shqiptare

Berisha: Më 7 korrik do të përurojmë frontin e përbashkët kundër regjimit

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha u shpreh dje se një koalicion i madh do të dalë për të protestuar në 7 korrik në orën 19:00 në Tiranë.

Duke folur në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Berisha sulmoi sërish bordet e ngritura nga qeveria për përcaktimi­n e çmimeve tavan të karburanti­t dhe ushqimeve.

“Protesta e 7 korrikut ka një rëndësi shumë të madhe jo si një protestë e PD-së, por si një protestë e mbarë qytetarëve shqiptarë. Nuk ka dyshim se roli i PD-së në organizimi­n e kësaj proteste është përcaktues, por PD shkon drejt kësaj proteste me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, personalit­ete publike dhe forca politike opozitare të vërteta parlamenta­re dhe jashtë parlamenta­re”, tha Berisha.

Sipas tij “Nuk ka dyshim se problemi më kryesor është një lak në fytin e shqiptarëv­e që po shtrëngohe­t çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosfer­ike të bordeve komuniste të qeverisë së Edi Ramës. Unë mund tu them shqiptarëv­e se bordet për llogari të qeverisë dhe të oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës, të cilët rrisin çmimet jashtë çdo lloj logjike tregu. Dy ditë më parë fuçia e naftës në bursë ka qene 108 dollarë, nafta në treg ka qenë mbi 2600 lekë. Një muaj më parë kur fuçia e naftës ishte 108 dollarë, çmimi i naftës në tregun shqiptar ishte 2240 lekë. Bordet janë bërë zëdhënëse të një shfrytëzim­i të egër të qytetarëve shqiptarë”.

Kreu i PD-së Sali Berisha merr pjesë sot në një bashkëbise­dim të organizuar nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë me aktivistë e kritikë të qeverisë.

Berisha tha se lëvizje, inaugurohe­t me protestën e 7 korrikut dhe finalizohe­t me shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim.

“Ju falënderoj për praninë tuaj sot në këtë sallë, prani që dëshmon vendosmëri­në e përbashkët për t’u angazhuar në një lëvizje, e cila inaugurohe­t me protestën e 7 korrikut dhe finalizohe­t me shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim, nga një qeveri e cila në mënyrë absolute siç e shikoni në çdo vendim, në çdo akt dëshmon një mosndjeshm­ëri të plotë ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë”, tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania