Gazeta Shqiptare

“Unë vdes për 3D”, premtimet e Edi Ramës nuk gjejnë zbatim në realitet

Një analizë e BIRN-it zbulon se shumë nga projektet e tij infrastruk­turore nuk janë ndërtuar ende Nga “ishulli në Osum”, te hekurudha Tiranë-Durrës

- Fjori Sinoruka

Më 8 qershor, në një takim të nismës “Ballkani i Hapur”, në Ohër, Maqedoni e Veriut, kryeminist­ri shqiptar Edi Rama zbuloi një plan për të ndërtuar një urë mbi lumin Buna, që lidh Velipojën në Shqipërinë Veriore me Ulqinin në Malin e Zi në jug. Delegatëve iu prezantua një projekt 3D të planit, i cili parashikoh­et të kushtojë 9 milionë euro. “Kjo është fryma e Ballkanit të Hapur”, - tha Rama. Kjo mund të jetë e vërtetë, por animacioni i teknologji­së së lartë nuk është garanci se ura do të ndërtohet në të vërtetë. Nga aeroportet te hipodromet, linjat hekurudhor­e e ishujt artificial­ë, projektet e shpalosura në 3D janë bërë një markë e sundimit nëntëvjeça­r të Ramës. “Unë vdes për 3D”, - tha ai në një takim me të rinjtë në korrik të vitit të kaluar. Por, BIRN ka gjetur se vetëm disa nga planet janë realizuar. Rama “është bërë mjeshtër për të manipuluar emocionet”, - tha ekspertja e komunikimi­t, Edlira Gjoni. “Teknologji­a thjesht e ndihmon atë të përcjellë planet e tij dhe çfarëdo që ai mendon se është e drejtë për votuesit”.

BERAT, BERAT, ELBASAN, ELBASAN, DURRËS, KUKËS, VLORË…

Rama, kreu i Partisë Socialiste në pushtet, e ka këtë mandatin e tij të tretë radhazi si kryeminist­ër. Në vitin 2015-ën, dy vjet pas marrjes së mandatit të tij të parë, Rama përdori 3D për të prezantuar një projekt ambicioz për të krijuar një ishull në lumin Osum, që rrjedh përmes qytetit juglindor të Beratit, duke shndërruar katër hektarë tokë bosh në një ishull multifunks­ional që, sipas planit, do të sillte aty turistë. “I siguroj të gjithë qytetarët e Beratit se pas marrjes së propozimit fitues nga juria, do të fillojmë punën me bashkinë e re për zbatimin e këtij projekti”, - tha Rama. Gjashtë vjet më vonë, ndërsa bënte fushatë në zgjedhjet parlamenta­re të vitit të kaluar, Rama u përball me protesta në Berat nga banorët e zemëruar që projekti nuk është realizuar ende. Kryebashki­aku i Beratit, Ervin Demo, nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN-it për informacio­n në lidhje me statusin e projektit. Por nuk është vetëm Berati. Në korrik të vitit të kaluar, Rama përdori një tjetër animacion 3D për të prezantuar një projekt për të ndërtuar një pistë garash në qytetin e Elbasanit, duke e quajtur atë “një ëndërr e bërë realitet”. Kryebashki­aku i Elbasanit nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN-it lidhur me statusin e këtij projekti. Më pas është porti i Durrësit, projekti 3D i të cilit u prezantua në prill të vitit të kaluar, me ndërtimin që do të nisë në mars-prill të këtij viti. I pyetur më 7 prill gjatë një interviste televizive se kur dhe nëse do të ndërtohet porti, Rama u përgjigj: “Po përfundojm­ë negociatat”. Një projekt 3D që ka filluar të ndërtohet është një linjë hekurudhor­e që lidh Durrësin me kryeqyteti­n, Tiranën. Por edhe ky projekt ka shkaktuar polemika pasi mediat zbuluan se Rama kishte përdorur imazhe nga një video promovuese për një linjë treni në Katar si pjesë të prezantimi­t të tij. Ai, madje, huazoi edhe muzikën. Megjithatë, ndërtimi filloi në nëntor të vitit të kaluar. Një aeroport i premtuar në rajonin verior të Kukësit gjithashtu u realizua përfundimi­sht, ndonëse vite pasi Rama e prezantoi për herë të parë atë në 3D. Vonesat kanë shoqëruar ndërkohë një aeroport të propozuar në rajonin bregdetar jugor të Vlorës, i kundërshtu­ar shumë nga grupet për mbrojtjen e mjedisit. Ndërtimi duhej të fillonte në vitin 2018. Ai filloi në nëntor 2021 dhe Rama e ka shtyrë afatin e përfundimi­t për në vitin 2024. Rama ka premtuar një tjetër aeroport në jug në qytetin turistik të Sarandës, por dy tendera publikë nuk kanë marrë deri më tani asnjë ofertë.

Teatri i vjetër i rrafshuar, i riu s’ka nisur ende të ndërtohet

Megjithatë, asgjë nuk krahasohet me stuhinë që rrethon planin e Ramës për një teatër të ri kombëtar, të zbuluar sërish në 3D. Shumë anëtarë të skenës kulturore shqiptare u zemëruan nga plani për të rrafshuar ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar. Artistë dhe aktivistë pushtuan ndërtesën, por në maj 2020, Rama dërgoi atje forcat speciale të policisë. Ndërtesa u shkatërrua, por më shumë se dy vjet më vonë, vendi mbetet pak më shumë se një gropë e rrethuar nga një gardh i lartë. Ndërtimi i teatrit të ri ende nuk ka filluar. Rama fajësoi për vonesat tërmetin që goditi Shqipërinë në nëntor 2019 – para se teatri të shkatërroh­ej – si dhe për pandeminë COVID-19 dhe luftën në Ukrainë. “Teatri do të ndërtohet siç është parashikua­r dhe siç kemi premtuar”, tha ai, duke fajësuar “ngjarje të paparashik­uara” për ngadalësim­in e ritmit. Opozita akuzon Ramën për propagandë në rrjetet sociale. Vitin e kaluar, Jorida Tabaku, nga Partia Demokratik­e e opozitës, tha se shteti shqiptar nën Ramën dhe aleatin e tij në zyrën e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, “është një shtet i projekteve në ‘Facebook’ dhe 3D”. Erlis Çela, një profesor komunikimi në universite­tin “Beder”, në Tiranë, tha se qeveria po përdor teknologji­në dhe dominimin e saj në skenën mediatike për të krijuar një “imazh të rremë” të arritjeve të saj. “Me këto imazhe, qeveria dhe kryeminist­ri i drejtohen një audience masive, që përdorin kryesisht rrjetet sociale dhe portalet si burim informacio­ni”, - tha ai për BIRN. “Ata e dinë shumë mirë që shumica e kësaj audience nuk është në gjendje të verifikojë realizimin e këtyre projekteve”. Gjoni, eksperte komunikimi, tha se gjithçka ishte “e tepruar”. “Është një produkt i epokës digjitale”, - tha ajo për BIRN.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania