Gazeta Shqiptare

“Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan do të ishte parandalua­r, nëse do të kishin ndërhyrë 2 ish-zv.drejtorët e policisë

Prokuroria: Dominuan miqtë e Mehmet Grecës, s’i shoqëroi askush Zbardhet dosja, 2 ish-drejtuesit e bluve po qëndronin në trotuar

-

Vrasja e Pjerin Xhu vanit dhe plagosja e 4 personave të tjerë, përfshirë edhe një punonjëse policie, në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve parlamenta­re të 25 prillit mund të ishte parandalua­r, nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë. Në këtë konkluzion doli Prokuroria e Elbasanit pas më shumë se një viti e 2 muajsh hetime nga ngjarja e rëndë dhe dërgoi në arrest shtëpie dy ishzëvendë­sdrejtorët e policisë së qarkut, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, ndërsa u pezulluan nga detyra 6 oficerë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Referuar dinamikës së ngjarjes, dy nëndrejtor­ët e policisë mbërritën të parët në vendin e ngjarjes, në lagjen “5 Maji”, pas njoftimit të bërë nga Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratik­e në Elbasan. Zyrtarët e policisë po qëndronin në trotuar, duke biseduar me Hoxhën, teksa ky i fundit iu tha se bashkë me kolegët e tij kishin bllokuar një automjet pa targa, pasi kishin dyshime se drejtuesi i saj, i identifiku­ar si Mehmet Greca, po blinte vota në favor të Partisë Socialiste. Policia nuk ndërhyri në kohë, duke lejuar që në ndihmë të Mehmet Grecës të vinte Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri Gentian Sharra, Elton Bodinaku,

Luan Tabaku, Mario Cela, Marsel Rroka etj., të cilët lëviznin me 3 automjete. Palët u konfliktua­n mes tyre dhe pati shkëmbim zjarri, ku për pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën 4 të tjerë. Për vrasjen e Xhuvanit akuzohet ish-efektivi special i RENEA-s, Arbër Paplekaj, ndërsa dy personat që qëlluan në drejtim të tij nuk janë identifiku­ar. “Nga ana e dy zv.drejtorëve, Albert Nushi, drejtor i Hetimit për Krimet dhe Nikollaq Palla, drejtor i Hetimit për Rendin

dhe nga ana e trupës policore të Forcave të Posaçme ‘Shqiponja’ nuk është vepruar fillimisht për të shoqëruar Mehmet Grecën dhe mjetin e tij. Moskryerja e këtij veprimi ka lejuar miqtë e Mehmet Grecës që të marrin territor dhe të dominonin në prani të forcave të Policisë të Shtetit”, - thuhet në dosje. Sipas prokuroris­ë, zyrtarët e policisë mund të reagonin në përputhje me situatën, duke përdorur edhe armën e zjarrit që të ruanin jetën e qytetarëve.

 ?? ?? MOSNDËRHYR­JA
“Nga ana e dy zv.drejtorëve, Albert Nushi, drejtor i Hetimit për Krimet dhe Nikollaq Palla, drejtor i Hetimit për Rendin si dhe nga ana e trupës policore të Forcave të Posaçme ‘Shqiponja’ nuk është vepruar fillimisht për të shoqëruar Mehmet Grecën dhe mjetin e tij. Moskryerja e këtij veprimi ka lejuar miqtë e Mehmet Grecës që të marrin territor dhe të dominonin në prani të Forcave të Policisë të shtetit”, - thuhet në dosje.
EKZEKUTIMI I XHUVANIT
Vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi më 21 prill, pak ditë para zgjedhjeve parlamenta­re të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratik­e në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzu­a në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojt­je, pasi u qëllua më parë nga persona, që sipas tij, po blinin vota.
“ARREST NË SHTËPI”
Dy ditë më parë, Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” ndaj dy ishzëvendë­sdrejtorëv­e të policisë së të këtij qyteti, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, pasi akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve. Rezulton se të dy kanë shpërdorua­r detyrën, sepse nuk kanë marrë masa për të parandalua­r vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke dhënë fakte të ndryshme mbi ngjarjen. Ndërkohë, 6 efektivë të tjerë të Forcave “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra.
MOSNDËRHYR­JA “Nga ana e dy zv.drejtorëve, Albert Nushi, drejtor i Hetimit për Krimet dhe Nikollaq Palla, drejtor i Hetimit për Rendin si dhe nga ana e trupës policore të Forcave të Posaçme ‘Shqiponja’ nuk është vepruar fillimisht për të shoqëruar Mehmet Grecën dhe mjetin e tij. Moskryerja e këtij veprimi ka lejuar miqtë e Mehmet Grecës që të marrin territor dhe të dominonin në prani të Forcave të Policisë të shtetit”, - thuhet në dosje. EKZEKUTIMI I XHUVANIT Vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi më 21 prill, pak ditë para zgjedhjeve parlamenta­re të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratik­e në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzu­a në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojt­je, pasi u qëllua më parë nga persona, që sipas tij, po blinin vota. “ARREST NË SHTËPI” Dy ditë më parë, Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” ndaj dy ishzëvendë­sdrejtorëv­e të policisë së të këtij qyteti, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, pasi akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve. Rezulton se të dy kanë shpërdorua­r detyrën, sepse nuk kanë marrë masa për të parandalua­r vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke dhënë fakte të ndryshme mbi ngjarjen. Ndërkohë, 6 efektivë të tjerë të Forcave “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania