Gazeta Shqiptare

“Ushtari” i Nuredin Dumanit, i pranishëm në vrasjen e bujshme të Pjerin Xhuvanit, ja si ndodhi konflikti me fjalë, grushte e armë në Elbasan

-

ELBASAN – Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e Prokuroris­ë së Elbasanit për vrasjen e Pjerxin Xhuvanit katër ditë para zgjedhjeve parlamenta­re të 25 prillit. Në dosjen e prokuroris­ë të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala rezulton se në vendngjarj­e ditën e krimit të bujshëm ka qenë mes të tjerësh edhe Gentian Sharra, i cili është arrestuar nga operacioni “Plumbi i artë”, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Më tej, gazetarja Lala sqaron me detaje si ka ndodhur përplasja mes grupeve, që ka nisur fillimisht me sharje, pastaj me konflikt fizik, duke përfunduar me përdorimin e armëve, ku u vra mjeku Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë. “Dy zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë për të sqaruar të gjitha pretendime­t. Në këto momente, teksa po diskutonin me Arjan Hoxhën, kanë ardhur me tri makina shtetasit Pjerin Xhuvani, Klement XHaferi, një i skeduar më herët nga policia për ngjarjen e ndodhur në tregun agroushqim­or, Luan Tabako,

Marjo Çela, Marsel Rroka, Elton Bodinaku, si dhe Gentian Sharra, i arrestuar nga operacioni ‘Plumbi i artë’ pas pendesës së Nuredin Dumanit. Ata janë përplasur fillimisht me fjalë fyese e më pas fizikisht, deri në përdorimin e armëve. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se fillimisht ka pasur një përplasje nga Elton Bodinaku, që është konfliktua­r dhe sharë me Erjon Demushin, pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës në PD, që ishte duke filmuar ngjarjen me telefon dhe në këto momente është afruar ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka. Pjerin Xhuvani, sipas dosjes ka hyrë mes tyre për t’i ndarë dhe në këto momente në mbështetje të tij kanë ardhur Klement Xhaferi, Elton Bodinaku, që kanë filluar të përplasen dhe konfliktoh­en fizikisht me Arbën Paplekan. Në këtë moment ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit, ku Arbër Papleka ka përdoru armën që mbante me leje, duke qëlluar në drejtim të tyre, ndërkohë që në drejtim të tij kanë qëlluar dy persona, që nuk janë identifiku­ar ende”, raporton gazetarja Lala.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania