Gazeta Shqiptare

Raporti vjetor i drogave 2022, Shqipëria e 7-ta si vend origjine i kanabisit

-

Në raportin vjetor të drogave për vitin 2022, Shqipëria renditet në vendin e shtatë në botë si vend i origjinës së kanabisit. Pas Marokut që renditet i pari, vijnë Afganistan­i, Spanja, Holanda, Pakistani dhe Libani. Por sa i takon vendeve europiane, Shqipëria listohet e dyta pas Holandës, për vende të cilat thuhet se kanë një kultivim të konsiderue­shëm të kanabisit, i cili (a) eksportohe­t ose (b) prodhohet për kultivim të brendshëm. Pas Shqipërisë renditen Turqia, Rumania e Bullgaria. Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajt­urën rrugë të Ballkanit për heroinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe përfundon në vendet e Europës. Në raporte të ndryshme ndërkombët­are, thuhet se grupet kriminale shqiptare kanë përforcuar aktiviteti­n e tyre në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE. Raporti i publikuar së fundmi, detajon rritjet rekord në prodhimin e kokainës, zgjerimi i drogave sintetike në tregje të reja dhe boshllëqet e vazhdueshm­e në disponuesh­mërinë e trajtimeve të drogës, veçanërish­t për gratë. Sipas raportit nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet, rreth 284 milionë njerëz të moshës 15-64 vjeç kanë përdorur drogë në mbarë botën në vitin 2020, një rritje prej 26 % krahasuar me dekadën e kaluar. Në Afrikë dhe Amerikën Latine, personat nën 35 vjeç përfaqësoj­në shumicën e njerëzve që trajtohen për çrregullim­e të përdorimit të drogës. Në nivel global, raporti vlerëson se 11.2 milionë njerëz në mbarë botën kanë injektuar lëndë narkotike./ Gazeta “SI”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania