Gazeta Shqiptare

Grabitja e aeroportit të Rinasit, GJKKO dëgjon mbrojtjen për 8 të pandehur, avokatët: S’lejohet futja e asnjë materiali në “41-biss”

-

TIRANË - Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar u zhvillua dje seanca ndaj 8 të pandehurve për grabitjen në aeroportin ndërkombët­ar të Rinasit. Gjatë zhvillimit të seancës avokati i dy vëllezërve, Eldi dhe Klement Çalës theksoi se dy klientët e tij janë në regjimin e posaçëm “41biss” dhe se nuk ka pasur mundësi që të konsultohe­t me ta për mbrojtjen. Po ashtu, ai zbuloi se klientët ishin në grevë urie dhe se nuk ishin njohur me materialin. Ndër të tjera, avokati theksoi se nuk u lejohet që në ambientet e regjimit të posaçëm të futet asnjë material dhe se s’ka pasur mundësi konsulte me dy vëllezërit. “Dy të pandehurit kanë qenë në grevë urie dhe nuk janë njoftuar për mbrojtjen. S’lejohet të futet asnjë material në “41-biss”. Nuk kam pasur mundësi të konsultohe­m me ta”, - u shpreh ai. Në këtë seancë u konfirmua se të pandehurit që janë në regjimin e posaçëm “41-biss” kanë qenë në grevë urie. Po ashtu gjatë seancës pati debate nga avokatët e tjerë, të cilët kërkuan që mbrojtja të bëhet sipas radhës, por më pas gjykata vendosi se ata duhet që të lexojnë mbrojtjen. Ndaj, mbrojta e përgatitur nga avokati Elton Hyseni u është dhënë për t’u lexuar të dy vëllezërve brenda kafazit të xhamtë. Vëllezërit Eldi dhe Klement Çala u arrestuan në vitin 2020, pasi më 9 prill të vitit 2019, një grup personash arritën të marrin një sasi parash që po transporto­heshin me blinda nga bankat e nivelit të dytë dhe që kishin për destinacio­n disa vende europiane. Pas grabitjes, grupi i maskuar u përplas me armë me Policinë e Shtetit, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, person ky shumë i afërt me Klement Çalën, pasi në vitin 2017 në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin ata grabitën blindat, që po transporto­nin para drejt Rinasit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania