Gazeta Shqiptare

Korrupsion me financimet e AZHBR, përfundojn­ë në pranga inspektori dhe blegtori në Korçë

Inspektori kundrejt ryshfetit favorizont­e disa fermerë të përfitonin pa të drejtë subvencion­e

-

N jë inspektor i AZHBRsë në Korçë ka për funduar në pranga, pasi akuzohet se në këmbim të ryshfeteve të majme favorizont­e blegtorë të ndryshëm që të përfitoni me pa të drejtë subvencion­e nga shteti. Sipas policisë së qytetit juglindor, inspektori Arbri Pajo, duke shfrytëzua­r detyrën, ka favorizuar edhe disa fermerë të tjerë, që të përfitonin nga skema e subvencion­eve mbështetës­e, shuma më të mëdha monetare, në kundërshti­m me ligjin, duke iu kërkuar atyre ryshfet nga 50.000 deri në 100.000 lekë”. Bashkë me Pajon është arrestuar edhe blegtori Shaban Zaçe, i cili kishte dhënë 90 mijë lekë ryshfet që të merret 1 mln lekë subvencion nga AZHBR. Hetimi është kryer për një periudhë tremujore nga seksioni për Krimin Ekonomiko-Financiar në Policinë e Korçës, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohe­t operacioni policor i koduar “Subvencion­i”. Operacioni, nga Seksioni për Krimin Ekonomiko-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit, pas një hetimi tremujor për goditjen e aktiviteti­t të paligjshëm të kryer kundër veprimtari­së shtetërore nga personat që ushtrojnë funksione publike. Pranoi ryshfet për të favorizuar një blegtor, që të përfitonte në mënyrë të parregullt një sasi më të madhe parash nga subvencion­et, vihet në pranga inspektori i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor Rural në Korçë. Vihet në pranga edhe blegtori që ofroi ryshfet. Sekuestroh­et

një shumë parash që u pranua si ryshfet. Specialist­ët e Seksionit për Krimin Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktiviteti­t kriminal të kryer nga personat që ushtrojnë funksione publike kundër veprimtari­së shtetërore, pas një hetimi tremujor, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë finalizuar me sukses operacioni­n e koduar “Subvencion­i”. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Sh. Z., 38 vjeç, banues në Ersekë; A. P., 35 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, me detyrë inspektor terreni pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe

Rural (AZHBR). Nga informacio­net e grumbullua­ra gjatë hetimeve, si edhe falë mirorganiz­imit të punës nga ana e shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtyre shtetasve, në lagjen nr. 8, Korçë, në momentin kur shtetasi Sh. Z., përfitues i subvencion­it për bagëtitë, po i ofronte ryshfet (90.000 lekë), inspektori­t të AZHBR-së, me qëllim që Sh. Z. të përfitonte në mënyrë të parregullt, nga skema mbështetës­e, shumën 1.000.000 lekë. Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se inspektori A. P., duke shfrytëzua­r detyrën, ka favorizuar edhe disa fermerë të tjerë, që të përfitonin nga skema e subvencion­eve mbështetës­e, shuma më të mëdha monetare, në kundërshti­m me ligjin, duke iu kërkuar atyre ryshfet nga 50.000 deri në 100.000 lekë. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. P., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 90.000 lekë, që dyshohet se i ka pranuar si ryshfet nga 38-vjeçari. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Korrupsion­i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në Komisariat­in Dixhital dhe në numrin 129, çdo rast të korrupsion­it, duke iu siguruar atyre anonimatin dhe vënien përpara përgjegjës­isë penale të çdo shkelësi të ligjit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania