Gazeta Shqiptare

Mbyllen hetimet për vrasjen e arkitektit italian, 6 shqiptarë merren si të dyshuar kryesorë

-

ITALI - Plot një vit nga vrasja e arkitektit italian Roberto Mottura, Prokurorët italianë Marco Sanini e Valentina Sallaroli të Prokuroris­ë së Torinos, deklarojnë mbylljen e hetimeve duke vënë nën akuzë, gjashtë shtetas shqiptarë. Dy prej tyre akuzohen si autorë ekzekutues të vrasjes, dy shqiptarë për bashkëpuni­m në krim e dy të tjerë për favorizim e armëmbajtj­e pa leje. Motivi i vrasjes ishte grabitje e viles ku arkitekti italian jetonte me bashkëshor­ten e djalin e tij 13 vjeç. Ngjarja ka ndodhur duke u gdhirë data 9 qershor 2021, kur arkitekti 49-vjeçar, Roberto Mottura, qëllohet me pistoletë të kalibrit 22 në kuzhinën e banesës së tij në komunën Piossasco, në provincën e Torinos. Sipas rrëfimit të bashkëshor­tes së viktimës, dy të panjohur me fytyrë të mbuluar kishin hyrë në shtëpinë e tyre e kanë qëlluar për vdekje arkitektin italian. Shqiptari Emrijon Margjini 29 vjeç, banues në Torino akuzohet se është një nga autorët e vrasjes. Dy shqiptarë të tjerë të ndaluar nga drejtësia italiane janë Megim Lazri, 24 vjeç e Flaugert Syla, 26 vjeç. Të dy banues në rajonin e Kampanjës e që vetëdeklar­ohen të pafajshëm. Por prova kryesore që i kundërshto­n është identifiki­mi i telefonave të tyre celularë në zonën e grabitjes e fikja e celularëve pak para kryerjes së këtij krimi. Gjatë arrestimit e kontrollit të banesave të dy prej shqiptarëv­e të tjerë nën hetim janë gjetur armë zjarri e lëndë narkotike. Kanë qenë ata, që i kanë strehuar grabitësit shqiptarë, që vinin nga rajonin i Kampanjës për të grabitur banesa në Piemonte./ “Ora News”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania