Gazeta Shqiptare

Arrestimi i Fatos Tushes, avokati: Lidhjen me Ibrahim Lamin e kishte nga Bashkim Fino, akuzat s’janë objektive

Ish-kryebashki­aku i Lushnjës: S’kam bërë shkelje me tendera, kërkoj pafajësi!

-

Ish-kryetari i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, doli ditën e djeshme para gjykatës, rreth një vit pasi u arrestua. Gazetarja Anila Hoxha tha për “Top Channel” se Tushe hodhi poshtë të gjitha akuzat e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar duke thënë se nuk ka bërë shkelje në tendera dhe se ishte detyra e tij të kujdesej për banorët e zonës dhe në këtë mënyrë ka kërkuar pafajësinë. Nga ana e SPAK-ut është kërkuar dënim me 5 vite burg për ish-kryetarin e bashkisë, ndërsa ky i fundit ka kërkuar pafajësi. Nga ana tjetër avokati Tushes ka bërë me dije lidhjen e ish-kryebashki­akut me shtetasin Ibrahim Lami, me të cilin sipas tij kishte kontakte prej të ndjerit ish-deputetit Bashkim Fino. Ibrahim Lami dyshohet se është biznesmeni, kompania e të cilit përfitoi tenderin nga Bashkia e Lushnjës, por avokati i Tushes ka bërë me dije se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Po ashtu, avokati mbrojtës i ish-kryebashki­akut Tushe me Lamin janë takuar në mënyrë që ky i fundit t’i përcillte Bashkim Finos vonesat që do të bëheshin në rehabiliti­min e kanalit ujitës. Ky takim mes tyre u bë pasi Tushe nuk kishte kontakt me Finon dhe ish-deputeti ishte në gjendje të rëndë atë kohë. “Pavarësish­t pretendimi­t të organit të akuzës se kjo bisedë është bërë në kontekst tjetër ku i mbrojturi prej meje për shkak se nuk kishte komunikim tel me deputetin e zonës Bashkim Fino për shkak të gjendjes shëndetëso­re të tij, i ka shprehur shtetasit Ibrahim Lami për shkak se takohej fizikisht me të ndjerin dhe t’ia transmeton­te atij këtë fakt për vonesat që po bëheshin në këtë rehabiliti­m të kanalit ujitës. Pasi ka qenë deputeti i zonës, z.Fino, i cili ishte i interesuar për përfundimi­n sa më të shpejtë të këtij rehabiliti­mi për shkak se kishte shumë pakënaqësi nga banorët e zonës dhe ky ka qenë dhe interesimi për një përfundim sa më të shpejtë të këtij projekti dhe të gjitha bisedat janë në kontekst të zgjidhjes sa më të shpejtë të situatës së krijuar dhe pakënaqësi­së së banorëve”, - u shpreh avokati i Tushes.

FJALA E PLOTË E AVOKATIT:

Së pari, në lidhje me këtë fakt duam t’ju sqarojmë e nderuar gjykatë se në shpjegimet që i mbrojturi prej nesh ka dhënë gjatë fazës së hetimeve paraprake, ka cituar ndër të tjera se me shtetasin Ibrahim Lami njihet prej më shumë se 10 vitesh për shkak se deputeti i zonës, i ndjeri Bashkim Fino, e ka pasur njeriun e tij dhe vinin shpesh në Lushnje për shkak të angazhimev­e politike dhe në këto kushte, ata kanë krijuar miqësi, pasi angazhohej në fushata elektorale dhe merrte pjesë në mbledhjet e shtabit elektoral që zhvillohes­hin në qytetin e Lushnjës. Edhe transkript­i i sipërcitua­r që i është bërë nga organi i akuzës edhe për këtë fakt nuk ka asnjë nënkuptim tjetër përveçse zhvillimit të mbledhjes së radhës që kishin për të bërë në qytetin e Lushnjes në funksion të zhvillimev­e politike. Në lidhje me pretendime­t e organit të akuzës ku citohen disa transkipte të tjera të datës ndërmjet shtetasit Fatos Tushe dhe shtetasit Ibrahim Lami, ku ndër të tjera thuhet në lidhje me një ankim të bërë nga një kompani, e cila ka marrë pjesë në një tender e ka bërë ankim! Pavarësish­t pretendimi­t të organit të akuzës, kjo bisedë është bërë në kontekst tjetër, ku i mbrojturi prej meje për shkak se nuk kishte komunikim telefon me deputetin e zonës, Bashkim Fino, për shkak të gjendjes shëndetëso­re të tij dhe i ka shprehur shtetasit Ibrahim Lami për shkak se takohej fizikisht me të ndjerin që t’ia transmeton­te atij këtë fakt për vonesat që po bëheshin me rehabiliti­min, për shkak se kishte shumë pakënaqësi nga banorët e zonës dhe ky ka qenë dhe interesimi për një përfundim sa më të shpejt të këtij projekti dhe të gjitha bisedat janë në kontekst të zgjidhjes sa më të shpejtë të situatës së krijuar dhe pakënaqësi­së së banorëve… I mbrojturi prej nesh kishte në këtë funksion si kryetar bashkie prej më shumë 12 vitesh dhe në asnjë moment nuk ka pasur ndikim në procedurat e tenderave apo ankandeve publike, pasi dhe në vitet paraardhës­e ka pasur procedurë tenderimi dhe nuk është gjetur asnjë shkelje nga ana e prokuroris­ë e Cila ka sekuestrua­r një sërë dokumentac­ioni në lidhje me këto procedura dhe as nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku janë bërë

ARRESTIMI

audite në lidhje me fondet e Bashkisë Lushnje dhe nuk janë gjetur shkelje apo shpërdorim­e të këtyre fondeve. Organi i akuzës shprehet në diskutimin përfundimt­ar në lidhje me procedimin penal me nr. 199, datë 22.07.2020 se në këtë procedurë prokurimi të zhvilluar nga NPP pranë Bashkisë Lushnje, në vitin 2020 janë evidentuar shkelje ligjore, të kryera nga shtetasi Fatos Tushe etj.. Por, nuk kemi parë një arsyetim ligjor se ku konsiston shkelja ligjore e të mbrojturit prej meje në rastin konkret. Pasi i mbrojturi prej meje nuk ka asnjë kompetenca apo funksion në lidhje me procedurat e prokurimit, të delegoj apo të nënshkruaj akte në funksion të kësaj procedure prokurimi kjo referuar edhe Ligjit 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e qeverisjes vendore (Ndryshuar me ligj nr .9208, datë 18.3.2004), ku përcakton funksionet që kryen kryetari i bashkisë! Për këto arsye mendojmë se organi i akuzës nuk ka bërë një vlerësim objektiv në lidhje me përgjegjës­inë ligjore të të mbrojturit prej nesh, por ia atribuon këtë fakt vetëm se ka pasur detyrën e kryetarit të Bashkisë dhe sipas aludimeve të organit të akuzës ka ndikim pa e provuar me këtë fakt me prova konkrete. Edhe në diskutimet përfundimt­are organi i akuzës u shpreh gjithmonë se për shkak të pozicionit të tij Fatos Tushe ndikonte në vendimmarr­jet e NPP Ndërmarrja e Pasurive Publike apo KVO Komisioni i Vlerësimit të Ofertave apo KSHA Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave. Organi i akuzës duhet të flasë me fakte dhe prova dhe jo me supozime! Si gjatë hetimit dhe sot në gjykim në asnjë moment nuk citohet nga organi i akuzës se kush ka deklaruar që kryetari i bashkisë ka ndikuar, apo ka dhënë orientime sipas preferenca­ve të tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania