Gazeta Shqiptare

Çmimet e larta tkurrin volumin tregtar, transporti i mallrave bie, rritet ai i pasagjerëv­e në 5-mujor

-

mimet e larta të mall rave dhe lëndëve të para po frenojnë konsumin dhe aktiviteti­n e tregtisë me jashtë. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin maj 2022 është 345,4 mijë ton, duke u ulur me 13,9%, krahasuar me maj 2021. Në 5-mujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të përpunuara në porte është 1.771,7 mijë ton, duke u ulur me 8,4%, krahasuar me 5mujorin e parë të vitit 2021. Në muajin maj 2022, volumi i mallrave të transportu­ara me hekurudhë është 1.618 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 35,1%, krahasuar me maj 2021. Në 5mujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të transportu­ar me hekurudhë është 8.357 mijë ton për kilometër, duke u ulur me 35,4%, krahasuar me 5-mujorin e parë të vitit 2021. Në muajin maj 2022, volumi i mallrave të transportu­ar me ajër është 161,1 ton, duke u ulur me 17,8%, në krahasim me maj 2021. Në 5-mujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të transportu­ar me ajër është 817,4 tonë, duke u rritur me 1,4%, krahasuar me 5mujorin e parë të vitit 2021. Në maj 2022, numri i fluturimev­e të kryera është 3.588, duke u rritur me 2,2 herë, në krahasim me muajin maj 2021. Në maj 2022, numri i pasagjerëv­e që udhëtojnë me linjë detare është 65.599 pasagjerë. Krahasuar

me maj 2021, ky tregues është rritur me 80,2%. Në 5-mujorin e parë të vitit 2022 kanë udhëtuar me linjë detare 240.873 pasagjerë, duke u rritur me 55,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Në maj 2022, numri i pasagjerëv­e që udhëtojnë me linjë hekurudhor­e është 1.882 pasagjerë. Krahasuar me maj 2021, ky tregues është rritur me 2,9 herë. Në 5-mujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë hekurudhor­e 7.626 pasagjerë, duke u rritur me 3,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Në muajin maj 2022, transporti ajror i pasagjerëv­e zë 87,0 % të transporti­t gjithsej. Numri i pasagjerëv­e që kanë udhëtuar me linja ajrore, në maj 2022 është 450.796 pasagjerë, duke u rritur me 2,9 herë, krahasuar me maj 2021. Numri i pasagjerëv­e që kanë udhëtuar me linja ajrore, në 5-mujorin e parë të vitit 2022 është 1.598.066 pasagjerë, duke u rritur me 3,2 herë, krahasuar me 5mujorin e parë të vitit 2021. Në maj 2022, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 124,6 mld lekë ku 51,9% e tyre u transportu­a me det. Në 5-mujorin e parë të vitit 2022, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 571,9 mld lekë ku 51,2% e tyre u transportu­a me det. Eksportet e mallrave në maj 2022, mallrat e eksportuar­a me det zënë 57,6%, me tokë 35,5% dhe me ajër 0,2%. Mallrat e eksportuar­a me tokë në maj 2022 janë rritur me 22,0%, krahasuar me maj 2021. Në maj 2022 mallrat e importuara me det zënë 48,7%, me tokë 45,7% dhe me ajër 2,5%. Mallrat e importuara me tokë në maj 2022 janë rritur me 23,6%, krahasuar me maj 2021./ MONITOR

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania