Gazeta Shqiptare

Banka e Shqipërisë hoqi 12 licenca të Zyrave të Këmbimit Valutor vitin e kaluar

-

Banka e Shqipërisë revokoi 12 licenca të Zyrave të Këmbimit Valutor vitin e kaluar. Mbështetur në të dhënat e Raportit Vjetor të Mbikëqyrje­s, Zyrat e Këmbimit Valutor patën një fokus të veçantë të kontrollit dhe inspektime­ve, të lidhura sidomos me parandalim­in e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmi­t. Raportet e MONEYVAL kanë evidentuar Zyrat e Këmbimit Valutor si hallkën më të dobët brenda tregut financiar, në drejtim të rrezikut të pastrimit të parave. Për këtë arsye, vitin e kaluar Banka e Shqipërisë dhe Drejtoria e Parandalim­it të Pastrimit të Parave (DPPP) zhvilluan inspektime në 90 Zyra të Këmbimit Valutor. Për problemati­kat e evidentuar­a, u ndëshkuan me revokim licence 12 Zyra Këmbimi, me tërheqje vëmendje 16 Zyra dhe me gjobë 26 Zyra. Llojet e problemati­kave të identifiku­ara në Zyrat e Këmbimit Valutor kanë konsistuar kryesisht në mungesën e një rregullore­je të brendshme në funksion të parandalim­it të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmi­t, kur aktiviteti ushtrohet nga jo më pak se tre persona; –mosrespekt­im i procedurav­e identifiku­ese të klientëve në drejtim të identifiki­mit të klientëve dhe verifikimi­t të identiteti­t të tyre, si dhe mangësi në ruajtjen e dokumentac­ionit mbështetës të veprimeve valutore; mosrespekt­im i kërkesave për marrjen e masave parandalue­se për krijimin e një sistemi të centralizu­ar përgjegjës për grumbullim­in dhe analizimin e të dhënave, si dhe të elementeve për identifiki­min e anomalive; -njohuri jo të mjaftueshm­e dhe moszbatimi i detyrimeve ligjore; – mungesë evidence për raste dyshimi për ngjashmëri emrash me listat e shpallura dhe listat e sanksionev­e të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara apo evidenca që ka kryer verifikime me listat e shpallura. Gjatë vitit 2021 janë kryer inspektime për parandalim­in e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmi­t edhe në pesë banka dhe 13 subjekte financiare jobanka. Fokusi mbikëqyrës edhe këtë vit është vënë kryesisht në fusha të tilla si politikat dhe procedurat, strukturat dhe sistemet e centralizu­ara, identifiki­mi i pronarit përfitues dhe strukturës së pronësisë së kontrollit të Klientit, cilësia e raporteve të aktiviteti­t të dyshimtë (RAD) dhe analiza e transaksio­neve komplekse e të pazakonta që janë kryer apo tentohen të kryhen, kategorizi­mi i klientëve dhe transaksio­neve sipas shkallës së rrezikut, zbatimi i detyrimeve ligjore, sistemet e kontrollit të brendshëm, administri­mi efektiv i rreziqeve që vijnë nga pastrimi i parave apo financimi i terrorizmi­t. Llojet e problemati­kave të identifiku­ara në banka janë çështje që lidhen me kuadrin rregullato­r të brendshëm dhe nevojën për përmirësim të tij, çështje në lidhje me vigjilencë­n e zgjeruar, si për shembull kur lidhja e dërguesit dhe e përfituesi­t të fondeve është e paqartë, mungesë e burimit të të ardhurave, burimi i fondeve i mbetur në nivel deklaratas­h, dokumentac­ioni (faturat) që klienti depoziton në bankë, paraqesin elemente dyshimi (janë pa firmë dhe pa vulë), mungesë dokumentac­ioni shoqërues për një transfertë tregtare, përdorimi i llogarisë personale për qëllime biznesi, etj./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania