Gazeta Shqiptare

Masat mbështetës­e në bujqësi, aplikimet dy herë më shumë se fondi, 50 kontrata IPARD II

-

Aplikimet për masat direkte mbështetës­e në bujqësi korrespond­ojnë me një fond gati dy herë më të lartë se ajo që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka në dispozicio­n. Të dhënat e raportuara për zbatimin e buxhetit në 4-mujorin e parë tregojnë se kanë aplikuar për masat mbështetës­e direkte mbi 61 mijë fermerë. Kjo nxitje duket se ka ardhur edhe si efekt i rritjes së çmimeve në disa segmente të lidhura direkt me bujqësinë. “Masat mbështetës­e. Nisur nga situata aktuale e rritjes së çmimeve të inputeve, energjisë dhe naftës në tregun ndërkombët­ar, për të krijuar kushte lehtësuese për fermerin shqiptar, u alokua një fond prej 3.7 miliard lekë për masat direkte dhe skemën e naftës. U hartuan një sërë skemash me qëllim rritjen e prodhimit, konkurrues­hmërinë dhe rritjen e eksporteve, për sektorin e bujqësisë dhe atë të peshkimit. Ka përfunduar procesi i aplikimit, ka filluar puna për vlerësimin e aplikimeve, shqyrtimin dhe disbursimi­n. Kanë aplikuar gjithsej 61 654 fermerë me një fond prej 6.5 miliardë lekë, pra shumë më të madh se fondi i alokuar. Janë shqyrtuar deri tani 22 412 aplikime, nga të cilat 18 136 për skemën e naftës. Janë paguar deri tani rreth 16 887 përfitues dhe janë shpërndarë rreth 3.5 milionë litra naftë”, - thuhet në raportimin e ministrisë. Nga aplikimet totale rreth 80%, e zë skema e naftës, e më pas me 11.4% skema e matrikulli­mit të bagëtive, 5% skema e bletarisë. Mbështetje për fara e fidanë dhe inpute bujqësore, si dhe mbjellja e bimëve aromatiko-mjekësore, vazhdon të ketë kërkesë të lartë. Ministria raporton gjithashtu mbi ecurinë e mbështetje­s nga programet si IPARD II dhe projekte të tjera të cilat vlerëson se kanë pasur një ecuri të mirë. “Përfitues nga programi IPARD II. Është në fazën e përfundimi­t të vlerësimit dhe disbursimi të aplikimeve, të thirrjes së dytë dhe të tretë. Aktualisht janë disbursuar 50 kontrata. Është miratuar IPARD III dhe ka filluar puna për akreditimi­n e masave. Përfitues nga projektet e tjera të huaja. Ecuria ka qenë kënaqshme në disa prej tyre, sipas planit të aktivitete­ve, ndërsa në disa të tjerë nuk ka pasur disbursime, por ka vijuar puna”, - thuhet në relacionin e ministrisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania