Gazeta Shqiptare

Shtyhet për të tretën herë gjyqi për incenerato­rin e Fierit, seanca e radhës caktohet më 15 mars

-

TIRANË – Seanca gjyqësore për çësh tjen e incenerato­rit të Fierit është shtyrë dje për të tretën herë, pasi mbrojtja iu drejtua me disa kërkesa të reja gjykatë. GJKKO vendosi që seanca do të zhvillohet më 15 mars. Që prej orës 10:30 të ditës së djeshme, palët u mbyllën në sallën e Gjykatës Antikorrup­sion. Prokurori i posaçëm i SPAK argumentoi në seancë se nuk duhet të bashkohen të dyja dosjet, si ajo e Elbasanit, edhe ajo e Fierit. Po ashtu, ka kundërshtu­ar kërkesat e mëparshme të të dyshuarve, të cilët në disa seanca radhazi, kanë kërkuar pushimin e çështjes dhe në raste se kjo kërkesë e tyre nuk pranohet nga gjyqtari paraprak, sipas avokatëve, gjykata duhet të aplikojë gjykimin e shkurtuar. Në fund të seancës u njoftua e radhës pas dy javësh. SPAK ka provuar se ish-ministri Lefter Koka dhe anëtarët e komisionit kanë shkelur ligjin në procedurën e dhënies së koncesioni­t dhe në lidhjen e kontratës për incenerato­rin e Fierit. Po ashtu është shkelur ligji gjatë shpronësim­it të pronës, ku do të ndërtohej kjo vepër që me firmën e Lefter kokës dhe Alqi Bllakos u shndërrua nga tokë arë në tokë truall, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 14 milionë lekë. SPAK ka provuar se të pandehurit Alqi Bllako, Arben Dervishaj dhe Etleva Kondi kanë marrë përfitime të parregullt­a nga i pandehuri Klodian Zoto. Por, ndërsa tre zyrtarët tashmë janë në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Posaçme, ish-ministri i Financave,

Arben Ahmertaj, i cili po ashtu ka përfituar nga Zoto bileta avioni dhe suita hoteli, nuk është hetuar nga SPAK dhe nuk është pjesë në këtë dosje. 146 milionë lekë sipas SPAK janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga shoqëria që përfitoi koncesioni­n dhe nga ajo që ndërtoi incenerato­rin. Nga shoqëritë janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera të lidhura me ish-ministrin, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. 14 milionë lekë janë përftuar në mënyrë të tërthortë nga Alqi Bllako, pasi babai i tij u punësua fiktivisht si drejtor kantieri. Ndërsa 59 mln lekë ishte dëmi në buxhetin e shtetit nga skema mashtruese mbi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar që të akuzuarit kishin ndërtuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania