Gazeta Shqiptare

“Luftë ka për të pasur tani Balluku, se biftekët e shtrenjtë di t’i hajë”

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën e Rinasit: Dëmshpërbl­im! “Belinda ha biftekë në restorante­t më të shtrenjta”

-

Edhe e diela që lamë pas i ka gjetur banorët e Bërxullës në protestë, të cilët kundërshto­jnë projektin për rrugën ThumanëKas­har. Banorët shprehen kundër shembjes së pronave të tyre, pasi nuk janë dakord për vlerën e dhënë për kompensim. Disa prej tyre u ulën në rrugë, duke tentuar të bllokonin qarkullimi­n. Ata u shprehën se tokën nuk e lëshojnë, ndërsa deklaruan se “luftë do të ketë Belinda Balluku”. “Edhe krahun tjetër do ta bllokojmë, shteti nuk pyet për ne, po na vret. Vetëm atëherë kur ka votime kujtohen. E sjellin firmën për të punuar, por ne nuk do e lëshojmë rrugën, se është prona jonë, ta tërheq firmën deri sa të na paguajë ne. Luftë ka tani Belinda Baalluku me firmën dhe nuk do e lëshojmë, se andej nëpër restorante­t më të shtrenjta di ajo të hajë, me ato biftekë herë pas here. Edhe firma mos të bjerë në negociata pa na ofruar ne atë që kërkojmë. Të mos vijë më firma këtu, se po vjen po na bën vrasje. Deri sa ka filluar, na vjen te shtëpia. Ne kemi bërë gabim që s’e morëm ta lidhim pronarin e firmës”, shprehet një nga banorët. “Prona është e shenjtë. Rruga nuk ka leje ndërtimi. Nuk ka alternativ­ë për t’u futur në pronat tjera. Firma nuk ka bërë aplikim për t’u futur në pronë. Pa dakordësin­ë tonë, rruga nuk do të zhvillohet. Nuk ka ngelur asnjë artikull që të mos jetë i 3fishuar. Në 2005-ën është vlerësuar me 9 euro, sot ka shkuar në 4 euro. Juristët ndaj nuk e dinë, unë që nuk jam i fushës dhe i di ligjet. Këtu ka paligjshmë­ri në të gjitha hallkat dhe institucio­net e shtetit. Ata ofrojnë vlerën e banesave, por jemi në negociata. Ky zhvillim bëhet për pronën, banesa është e dyta. Jam autokton, nuk kam pushtuar toka. Sot vjen një individ që do të marrë rrugën. Pse duhet të largohem unë nga fshati? Për t’i plotësuar tekat një individi?”, - tha një tjetër banor.

Banorët thonë se kërkojnë dialog dhe se nuk do të dorëzohen pa u plotësuar kushtet e tyre, që përfshijnë mes të tjerash, dëmshpërbl­im të tokës dhe rrugë dytësore. Banorët e Bërxullës janë ulur sërish në mes të rrugës së Rinasit në shenjë protestë kundër projektit ThumanëKas­har, që prek banesat e tyre. Ata thonë se nuk do të dalin nga banesat edhe sikur shteti t’i nxjerrë me forcë. “Ne edhe atë shtëpi që kemi bërë me forcat tona, do vijë ta shembë të na nxjerrë jashtë. Nuk pyesim as për shtet, as për njeri. Shtet jemi vetë”, shprehet një prej banorëve. Ndërkohë që një tjetër banore thotë se shteti duhet të bëjë negociata me ta dhe të vlerësojë tokën e tyre me çmimin real të pronës. “Belinda Balluku me firmën. Ajo di të hajë nëpër ato restorante­t më të shtrenjta, të hajë ato biftekët. Nuk e lëshoj tokën. Firmat të mos bëjë negociata me thënë, hajde bëjmë negociata pa na sjellë çmimin sipas vlerës së pronës. Mos të vijë te shtëpia jonë. Kemi bërë gabim që nuk morëm ta lidhim pronarin e firmës aty. Nuk e dorëzoj pronën deri në vdekje”, - tha ajo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania