Gazeta Shqiptare

Berisha i vendos “vulën”: Në zgjedhje me koalicion! Paloka: Sot regjistroh­emi

Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar, variantet e diskutuara “Basha dhe Alibeaj, peng të kryeminist­rit Rama”

-

Mbledhja e djeshme Këshillit Kombëtar të Berishës i dha fund edhe dilemës se si do të garojë PD-ja në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në përfundim të takimit u bë me dije se Partia Demokratik­e do të shkojë në zgjedhjet e 14 majit në koalicion, vendim ky për të cilin Berisha tha se është “rënë dakord unanimisht në mbledhjen e sotme” (05. 03.2023). Emri i koalicioni­t ende nuk është bërë publik dhe ishte deputeti Edi Paloka, i cili pas përfundimi­t të mbledhjes sqaroi se për këtë do të njoftohet në vijim. Ky vendim vjen dy ditë pasi vendimi i Apelit riktheu për gjykim në Shkallën e Parë çështjen e vulës së PD-së. Vetë ish-kryeminist­ri Berisha është shprehur i vendosur se nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 14 majit. Ditën e djeshme u miratua gjithashtu, edhe një rezolutë, e cila dënon qëndrimin e Lulzim Bashës dhe të Enkelejd Alibeaj. Në rezolutë thuhet se është vetëm një PD dhe se do të futet në zgjedhje, ndërsa u bëhet thirrje demokratëv­e që të mbështesin kandidatët e Berishës.

Pjesë nga fjala e Berishës me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar.

Berisha: Ne sot do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrim­in e PD-së në zgjedhje, sepse kjo bazohet në faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykatës dhe ata (grupimi Bashës) sipas Kodit Zgjedhor nuk mund të regjistroh­en. “Brava” ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajtur peng Rama, nesër ai do të shkojë në gjykatë dhe do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen.

Nesër ai cakton Alibejan si kryetar. Kjo s’ka bazë ligjore.

PËR BASHËN

“Qëllimi më madhor ishte bashkimi. Basha ishte peng. Edhe sot mund t’i çohet dosja nga e para për larje parash. Nga 720 mijë dollarë, vetëm 25 mijë kanë hyrë në arkë të PD-së. Ne s’mund të gjejmë burimin, por ai transaksio­n nuk është bërë legal nga arka dhe kontot bankare të PD-së. Auditi ka dorëzuar raportin para 23 ditësh”.

PËR ALIBEAJN

“Kur hyra në seli, i pari që kam takuar ishte ai. U përpoqa, por njesoj… Tani gjërat do të marrin vendin e vet. Çdo kandidat i tyre është i Ramës. E ka shprehur në mënyrë të turpshme kandidati Dibrës që e kemi pas kryetar partie prej vitesh, ai ka thënë se ‘duhet t’i dëmtojmë në zgjedhje’”.

FTESA PËR DEPUTETËT QË NUK I JANË BASHKUAR

“Përveç Bashës dhe Alibeajt, që s’do kenë vend në PD se janë bërë vegla të Ramës, kushdo që do të afrohet, ne e mirëpresim pa hezitim. Çdo njeri do të ketë të drejtë të dojë ose jo kryetarin e partisë, ne të tillë do mbetemi. Në statut kemi vendosur fraksionet, por ata të dy u përdorën në shkallë ekstreme. Avokati i tyre tha në gjykatë, ‘jo, ne nuk kemi qenë palë’”.

POROSIA PËR KANDIDATËT E PRIMAREVE

“Aleancat lokale janë të autorizuar­a. Një porosi u dhashë kandidatëv­e: ‘Ju jeni kandidatët e qytetarëve, respektoji­ni, dëgjojeni qytetarin. I pari është qytetari”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania