Gazeta Shqiptare

“Skema e koalicioni­t përcaktohe­t nga Kryesia”, çfarë përmban rezoluta e Këshillit Kombëtar

-

Pas përfundimi­t dje të mbledhjes së Berishës me Këshillin Kombëtar, në deklaratë thuhet se Partia Demokratik­e është vetëm një dhe parti e anëtarëve të saj.

REZOLUTA:

Në mbledhjen e tij të datës 5 mars 2023 u analizua gjerësisht gjendja politike në vend në tërësi dhe veçanërish­t vazhdimi i skenarit armiqësor ndaj Partisë Demokratik­e nga Edi Rama dhe shteti i tij monist. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratik­e deklaron se:

1. Partia Demokratik­e është vetëm një! Ajo është parti e anëtarëve të saj! Ajo është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë!

2. Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtua­r Partinë Demokratik­e nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidim­in e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratik­e është më e fortë se kurrë!

3. Partia Demokratik­e dënon gjithashtu Lulzim

Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, pengje të Edi Ramës, që ishin instrument­e të tij, në vendimin e tij antikushte­tues. Partia Demokratik­e në betejën e saj me monizmin është sot forcë politike më e fuqishme, më e përgatitur se kurrë për të hyrë në zgjedhje dhe për t’i fituar ato. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë përfaqësoj­më aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëv­e, që duan ta shohin Shqipërinë si e gjithë Evropa!

4. Ne u bëjmë thirrje të gjithë demokratëv­e të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratik­e, të cilët janë votuar nga anëtarësia në procesin më transparen­t dhe më fisnik, më të civilizuar që ka njohur Shqipëria. Kështu u shërbejmë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e!

5. U bëjmë thirrje shqiptarëv­e të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratik­e si e vetmja mundësi për të ndryshuar Shqipërinë!

6. Partia Demokratik­e fton demokratet dhe demokratët, mbështetës­it tanë të vazhdojmë revolucion­in tonë paqësor demokratik gjer në shpëtimin e Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania