Gazeta Shqiptare

Tritan Shehu, për vizitën e Ramës në Gjermani: Do të shkojë me kokën poshtë

Goditje ndaj deklaratav­e për “Ballkanin e Hapur”

-

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka komentuar vizitën e paralajmër­uar të kryeminist­rit Edi Rama në Gjermani më 7 mars. Në një postim në rrjetet sociale, Shehu u shpreh se komunikimi zyrtar i kabinetit të Kancelarit gjerman Olaf Scholz, ishte goditës për Ramën, referuar deklaratav­e për Malin e Zi dhe “Ballkanin e Hapur”. Postimi i plotë:

“Rama në Berlin për t’i shkulur ‘veshin’! Shumë kritik dhe goditës për Ramën, komunikimi zyrtar i kabinetit të Scholz! I përcaktohe­t në detaje dhe axhenda kryesore për datën 7 mars, për të shkuar aty si ‘fajtor’ me një vërejtje të rëndë për gabimet e tij, kur thuhet: ‘Fokusi i diskutimit të përbashkët do të jetë koordinimi me synim rolin e Shqipërisë si mikpritëse në Procesin e Berlinit, për Ballkanin Perëndimor’. Një ‘shuplakë’ kjo, mbas deklaratav­e të papërgjegj­shme të tij në Mal të Zi për ‘Ballkanin e Hapur’. Asnjë fjalë për atë sajesë vuçiçiane. Pra, jo projekteve të Serbisë me interferen­cat ruse në ato, si ai i alias ‘Jugosllavi­a e Re’, që maskohet mbas termave ‘Ballkan i Hapur’. Vetëm projektet e BE-së si Procesi i Berlinit! Një paralajmër­im direkt diplomatik ky ndaj Ramës&Co si zëdhënës të Vuçiçit… Apo si promovues të ‘sallatës ruse’, ‘Ballkan i Hapur’. Njëlloj është! Nuk e di nëse Rama do të shkojë me ‘autokritik­ë’ të përgatitur për të shprehur pendimin e tij. Por një gjë sigurisht do të bëjë: do të qëndrojë me ‘kokën poshtë’, ndërsa ‘ndëshkohet’ me shumë të drejtë. Se Shqipëria e Ballkani Perëndimor kanë nevojë për projektet e BE-së e vendeve anëtare, me Brukselin në ‘krye të tavolinës’. Projekte të bashkëpuni­mit rajonal këto, që kanë mbështetje­n e të 6 vendeve tona. Që kanë garancitë edhe financiare nga BE. Që shtyjnë rajonin drejt Europës e jo për diku në Lindje, siç synon ‘Ballkani i hapur i Serbisë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania