Gazeta Shqiptare

Kompania “Albecorp”: Sulmet e Ceno Klosit, gjoba në shkelje të ligjit

“Tatimet s’kanë kryer asnjë inspektim te ne, paracaktua­n konkluzion­et ende pa filluar” “Nuk mund të prezumohet se shoqëria ka bërë shkelje”

-

Kompania “Albecorp” deklaroi dje se Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve me në krye drejtorin Ceno Losi po ushtron sulme të vazhdueshm­e ndaj të gjitha shoqërive, ku z. Irfan Hysenbelli­u është ortak.

DEKLARATË PËR MEDIA:

Duke marrë shkas nga një “Njoftim për Media” që Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve ka nxjerrë në datë 02.03.2023, për shoqërinë “Albecorp” sh.p.k., dëshirojmë të informojmë opinionin publik se ky njoftim ka të dhëna të pavërteta, paragjykue­se dhe është bërë në shkelje të plotë të legjislaci­onit në Republikën e Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithsh­me e tatimeve nuk ka kryer ndonjë kontroll tatimor ndaj shoqërisë “Albecorp” sh.p.k. dhe si pasojë nuk mund të prezumojë se shoqëria “Albecorp” sh.p.k. ka kryer shkelje sikundërse citon dhe publikon në njoftimin e saj për media. Aludimet dhe hipotezat e DPT-së nuk shërbejnë për asnjë gjë dhe janë pretendime abuzive në vazhdën e sulmeve që DPT-ja nën urdhrat e drejtuesit të saj, Ceno Klosi, po ushtron ndaj të gjitha shoqërive ku z. Irfan Hysenbelli­u është ortak. DPT-ja me këtë njoftim ka paracaktua­r çdo konkluzion të çdo inspektimi tatimor që planifikon të kryejë ndaj shoqërisë “Albecorp” sh.p.k., duke u paracaktua­r inspektorë­ve konkluzion­et e inspektimi­t si dhe masat e gjobave që inspektorë­t duhet të nënshkruaj­në. Ndodhur në situatën që nga ana e DPT-së nuk ka filluar asnjë kontroll tatimor ndaj shoqërisë “Albecorp” sh.p.k., ky njoftim për media është një presion shtetëror i nivelit më të lartë të paligjshmë­risë dhe papërgjegj­shmërisë në ushtrimin e detyrave nga ana e Ceno Klosit. Për shoqërinë “Albecorp” sh.p.k., drejtori i DPT-së ka nxjerrë një shkresë për verifikime dhe ashtu siç duket qartë, me urdhër të tij është publikuar ky njoftim mediatik para kohe, pa pritur përgjigje apo verifikime zyrtare për sa vetë Ceno Klosi ka kërkuar. Njëkohësis­ht, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve ka shkelur ligjin duke publikuar të dhëna personale dhe të mbrojtura më ligj. Ligji Nr. 9920, datë 19.5.2008 parashikon mbrojtjen e të dhënave që DPT-ja trajton duke vendosur ndalimin e publikimit të këtyre të dhënave dhe ruajtjen e tyre konfidenci­ale. Publikimi i të dhënave të çdo biznesi nga ana e tatimeve si “Njoftim për Media” është shkelje e rëndë dhe e papranuesh­me, kur nga vetë ana e DPT-së pritet ruajtje e konfidenci­alitetit dhe jo publikim mediatik i informacio­neve tatimore, mbi të gjitha nëse janë informacio­ne të pasakta dhe të paverifiku­ara. Në njoftimin e saj për media, DPT-ja aludon se ndaj saj ka një sulm mediatik me fokus drejtorin, Ceno Klosi. Duam të sqarojmë se mediat në pronësi të z. Hysenbelli­u nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse kanë ushtruar profesiona­lisht funksionin e tyre në shërbim të informimit publik, duke iu referuar në mënyrë transparen­te burimeve dhe të dhënave, të cilat janë lehtësisht të verifikues­hme. Nëse DPT-ja dhe drejtori i saj i përgjithsh­ëm e konsideron të drejtën e informimit publik si sulm mediatik, atëherë duhet t’i përgënjesh­trojë ato si dhe të zbatojë ligjin duke provuar të kundërtën në organet gjyqësore. Sulmet e vazhdueshm­e të Ceno Klosit nëpërmjet presionit të strukturav­e që drejton, kanë nisur që nga viti 2022 ndaj shoqërive të z. Irfan Hysenbelli­u dhe kanë vetëm një qëllim, vendosjen e gjobave të majme në mënyrë arbitrare dhe në shkelje të plotë me ligjin. Të gjitha shkeljet ligjore të DPT-së, përfshirë edhe këtë njoftim për media, janë adresuar në strukturat përkatëse ligjore dhe shprehim besimin se të gjitha paligjshmë­ritë e DPT-së dhe punonjësve të saj do të dalin në pah dhe do të marrin ndëshkimin e duhur ligjor. Gjejmë rastin t’iu bëjmë thirrje të gjithë nëpunësve të DPT-së dhe organeve të tjera ligjzbatue­se që të gjejnë kurajën institucio­nale për të mos zbatuar urdhrat e paligjshëm dhe politike të drejtuesve të tyre, por t’u qëndrojnë korrektë detyrave të tyre në përputhje me ligjin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania