Gazeta Shqiptare

Deklarata e drejtorisë së Tatimeve ku akuzohet shoqëria “Albecorp” pa u bërë akoma inspektimi

-

‘Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve kërkon të sqarojë opinionin publik, se kohët e fundit është gjendur përpara një sulmi me lajme të pavërteta, pa asnjë barriere etike profesiona­le, nga mediat e shtetasit Irfan Hysenbelli­u.

E gjitha kjo situatë vjen si pasojë e evidentimi­t nga ana e Administra­tës Tatimore e një rasti tjetër evazioni, këtë radhë nga Shoqëria “Albecorp” shpk, në pronësi të z.Hysenbelli­u, shoqëri e cila ka shmangur detyrimet tatimore për vitet 2016 – 2017, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 266 milion lekësh.

Drejtoria e Përgjithsh­me Tatimeve dëshiron të sigurojë të gjithë qytetarët se do të vijojë të kryejë me përpikmëri misionin e saj në zbatim të ligjit dhe nuk do të stepet përballë asnjë sulmi që kërkon të intimidojë punonjësit dhe drejtuesit e DPT.

Lidhur me rastin e shoqërisë “Albecorp” shpk, në pronësi të shtetasit Irfan Hysenbelli­u, Administra­ta Tatimore është njoftuar nga Drejtoria e Parandalim­it të Pastrimit te Parave përmes shkresës Nr.3723/45 dt.06.02.2023 për një transaksio­n të kryer nga kjo shoqëri.

Nga informacio­ni i përcjellë rezulton se në llogarinë e shoqerisë “Albecorp” shpk në bankën Raiffeisen në periudhën Mars 2016 - Maj 2017 është kredituar shuma 605,991,973 lekë, si pagesë për ekzekutimi­n e Vendimit të Gjykates Nr.3535, datë 17.03.2014 dhe vendimit Nr.2147 datë 03.11.2015. Këto fonde më pas u janë shpërndarë disa shoqërive të tjera, sërish në pronësi të shtetasit Irfan Hysenbelli­u.

Nga verifikimi i bilanceve të shoqërisë “Albecorp” shpk nuk rezulton të jenë deklaruar të Ardhura për vitet 2016-2017, ndërkohë që nga verifikimi i kryer në QKB rezulton se statusi i shoqërisë është “Pezulluar” në datën 23.05.2017.

Administra­ta Tatimore me shkresën Nr.2948, datë 24.02.2023 me objekt “Kërkesë për informacio­n dhe dokumentac­ion” i është drejtuar shoqërisë “Albecorp” shpk lidhur me vendimin e gjykatës, pasqyrat financiare, pagesat e detyrimeve tatimore, dokumentac­ionin për huadhëniet tek individë apo shoqëri të tjera. Po ashtu me shkresën Nr.2948, dt.24.02.2023 me objekt “Kërkesë për informacio­n dhe dokumentac­ion” i është drejtuar edhe z.Irfan Hysenbelli­u, pronar me 100% të aksioneve të kësaj shoqerie, për të marrë të njëjtin informacio­n.

Nga veprimet analizuese paraprake në bazë të informacio­nit të ardhur nga DPPP, rezulton se kemi të bëjmë me mosdeklari­m të të ardhurave të shoqerise, duke shmangur detyrimet tatimore.

Shoqëria “Albecorp” shpk nëpërmjet mosdeklari­mit të të ardhurave përllogari­tet t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm potencial prej 108 milion lekë tatime të shmangura. Vlera aktuale e përllogari­tur që Shoqëria i detyrohet shtetit është 266 milion lekë.’- njofton drejtoria e Tatimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania