Gazeta Shqiptare

Vasili: Rama, i kapur me “presh” në dorë nga drejtësia amerikane

“Kryeminist­ri duhet të hetohet”

-

Nënkryetar­i i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat ka renditur disa nga pikat e deklaratës së Edi Ramës në Kuvend, duke thënë se mashtron. Vasili tha se kryeminist­ri Edi Rama “është kapur me ‘presh në dorë’ nga drejtësia amerikane”, teksa ka shtuar se Prokuroria e Posaçme, SPAK, “është përballë një përgjegjës­ie shumë të rëndë, që lidhet me ekzistencë­n e tij të mëtejshme”.

Deklarata e plotë e nënkryetar­it të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili:

“Ja mashtrimet e Ramës në Kuvend për McGonigal, SPAK vepro se po vetasgjëso­hesh! Ja momentet kyçe se si i kapur me presh në dorë nga drejtësia amerikane, Edi Rama mashtroi Kuvendin e Shqipërisë për aferën Mc Gonigal. Rama tha ne Kuvend se: ‘procesi gjyqësor në Amerikë s’ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë, apo me mua personalis­ht’. Rama gënjeu në Kuvend sepse, Juria e Madhe e Uashington­it ngarkon prokurorin e çështjes, që në kuadër të hetimeve për ishzyrtari­n e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ndër të tjera: ‘Të mbledhë të dhëna nga qeveria shqiptare ose çdo person tjetër të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshirë, por pa u kufizuar, tek Kryeminist­ri Edi Rama’. Pra, hetimi amerikan ka të bëjë që ç’ke me atë punë me Ramën të parin dhe me qeverinë e tij. Rama tha në Kuvend se: ‘Dorian Duçka ishte këshilltar i jashtëm pranë meje në ato vite, ky është fakt, por krimi apo komprometi­mi në këtë fakt ku janë’? Rama gënjeu në Kuvend sepse, personi B, Dorian Duçka, kishte pasaportë diplomatik­e dhe një adresë zyrtare të qeverisë shqiptare. Pra, ai nuk ishte thjesht një këshilltar pa pagesë, por shumë më tepër dhe sipas aktakuzës amerikane, ai përmendet që u ka paguar shpenzimet dëshmitarë­ve që do të jepnin deklarime në kuadër të një hetimi që kishte nisur FBI e Nju Jorkut ndaj një lobisti amerikan që kishte vepruar për llogari të Partisë Demokratik­e. Rama tha në Kuvend se: ‘Në 9 shtator 2017, McGonigal dhe Personi B takuan në Shqipëri Kryeminist­rin e Shqipërisë. Shumë e saktë, është fakt. Pyetja është, ku është krimi apo komprometi­mi në këtë fakt dhe se McGonigal iu shpreh Kryeminist­rit të Shqipërisë që të tregojë kujdes me shoqëritë ruse, që mund të përdorin licenca në sektorin strategjik të naftës në Shqipëri? Po ku është komprometi­mi apo krimi në këtë fakt’? Rama gënjeu ne Kuvend sepse, aktakuza e Jurisë së Madhe të Nju Jorkut thotë: ‘Personi A dhe Personi B që ishin në atë takim, e konkretish­t Agron Neza dhe Dorian Duçka kishin interesa financiare në vendimmarr­jen e qeverisë shqiptare për licencat e naftës’. Pra, Rama ishte në pazar me këta individë për të bërë pazar me pasuritë publike në fushën e naftës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania