Gazeta Shqiptare

Masakra në Tiranë, familjarët e Dan Hutrës i druhen hakmarrjes, kërkojnë mbrojtje nga policia

Krimet në familjen Hutra nisën në vitin 1999, babai iu vra nga nipi pas sherrit për një kalë Motrat e “vrasësit serial”: Kemi frikë nga hakmarrja

-

Familjarët e Dan Hutrës, autorit të masakrës së trefishtë në Tiranë, me 3 gra të vrara dhe 3 të tjera të plagosur, ndodhur të mërkurën që shkoi, kanë kërkuar mbrojtje nga policia, pasi i druhen hakmarrjes nga familjarët e viktimave. Mësohet se motra e Dan Hutrës së bashku me të birin, të cilët jetojnë në zonën e Saukut janë paraqitur në polici për të kërkuar urdhër mbrojtjeje. Ata janë shprehur se kanë pasiguri për jetën pas krimeve që kreu 40-vjeçari. Motra e ‘serial-kuillerit’ të grave ka thënë se pas dëshmisë së të vëllait dhe dinamikës së ngjarjes, me 3 viktima e 3 të plagosur me autor të dyshuar vëllain e saj, ndjehet e rrezikuar. 53-vjeçarja bashkë me të birin pohuan se lidhja e gjakut mes tyre dhe Hutrës mund të nxisë familjet e dëmtuara që të kryejnë veprime hakmarrëse. Gjithashtu, ata kanë përmendur para oficerit që i ka pritur se janë nisur për të bërë një kërkesë të tillë, nisur edhe nga fakti i reagimeve të të njohurve apo familjarëv­e të viktimave dhe sjellja në vëmendje e zakoneve të zonës për vrasjen e vajzave apo grave. Ngjarjet ndodhën në një hark kohor prej 35 minutash të mërkurën. Hutra plagosi fillimisht me thikë Marjana Gurakuqin në “Astir” me të cilën kishte pasur lidhje intime. Më pas ai udhëtoi drejt Paskuqanit, në familjen Hysa, ku jetonte ish-bashkëjetu­esja e tij, e cila e kishte paditur për dhunë në familje. Hutra qëlloi për vdekje motrën dhe kunatën e ish bashkëshor­tes dhe plagosi atë vetë bashkë me të ëmën. Seria e krimeve të tij nuk u ndal këtu. Autori i masakrës ekzekutoi në Kamëz Elteva Kurtin për shkak të konfliktev­e që kishte pasur me vëllanë e saj në burg. Ai ishte nisur për të vrarë një person të katërt në momentin kur u ndalua nga policia. Autori nuk ka shfaqur pendesë për krimet, duke thënë se i ka kryer ato me vetëdije të plotë. Sipas “Shqiptarja.com”, krimet për familjen Hutra kanë nisur herët që me

KRIMET NË FAMILJEN HUTRA

Krimet për familjen Hutra kanë nisur herët që me vrasjen në banesë të kryefamilj­arit, babait të Dan Hutrës, nga nipi i tij në vitin në vitin 1999. Edhe pse shumë vite më parë thuhet se sherri mes Hutrave nisi për një kalë, në prani të familjarëv­e të tyre, në periferi të Durrësit, aty ku sapo ishin vendosur pas largimit nga fshati i Kukësit. Atëkohë Dan Hutra ishte as 18 vjeç dhe familja ishte e bashkuar, tri motra dhe tre vëllezër. Pas kësaj ngjarjeje ndryshoi gjithçka dhe Hutra në vitin 2003 u ekspozua me krimin e përdhunimi­t, për të cilin u arrestua nga policia e Devollit. vrasjen në banesë të kryefamilj­arit, babait të Dan Hutrës, nga nipi i tij në vitin në 1999. Edhe pse shumë vite më parë, thuhet se sherri mes Hutrave nisi për një kalë, në prani të familjarëv­e të tyre, në periferi të Durrësit, aty ku sapo ishin vendosur pas largimit nga fshati i Kukësit. Atëkohë Dan Hutra ishte as 18 vjeç dhe familja ishte e bashkuar, tre motra dhe tre vëllezër. Pas kësaj ngjarjeje, ndryshoi gjithçka dhe Hutra në vitin 2003 u ekspozua me krimin e përdhunimi­t, për të cilin u arrestua nga policia e Devollit. Aktualisht autori i masakrës me 3 gra të vrara dhe 3 të plagosura, 5 herë i arrestuar dhe me rreth 17 vite burg për vrasje, përdhunime e vjedhje, ndodhet në qelitë e sigurisë së lartë tek ‘302’-ta, i izoluar më vete dhe në masa të larta sigurie. Nga ana tjetër, tri motrat e martuara e me fëmijë i kërkojnë policisë të mbrohen nga frika e hakmarrjes, edhe pse ato kanë pretenduar se prej kohësh nuk kishin kontakte me vëllain. Një ditë pas ngjarjes, xhaxhai i Etleva Kurtit, që Dan Hutra vrau në derë të shtëpisë, kërcënoi se me kodin e gjakmarrje­s, një grua e vrarë lahet me 7 meshkujt të vrarë nga ana e hasmit. Ende nuk është marrë një vendim nëse Hutra do t’i nënshtrohe­t një ekspertizë për të përcaktuar gjendjen e tij mendore, pasi deri në këto momente për hetuesit nuk duket të këtë probleme të kësaj natyre. “Do të shohim më vonë pasi të kryejmë edhe disa verifikime të tjera”, thanë burime nga prokuroria. Vete 40-vjeçari nuk i ka mohuar vrasjet e Mevlute Hysës, Hasime Dafkun, Etleva Kurtin, madje ka dhënë edhe detaje për ngjarjet dhe faktin që ai i kishte përgatitur listën e personave që do të vriste prej kohësh. Përpara togave të zeza ku u njoh me masën e sigurisë burg pa afat Dan Hutra nuk shprehu asnjë pendesë për krimet e kryera. Hutra tregoi në gjykatë se skenarin e përgatiti teksa ishte në burg së fundmi për dhunë në familje ndaj ish-bashkëjetu­eses, akuzë të cilën nuk e pranoi.

MASAKRA NË TIRANË, AUTORI LIHET NË BURG

Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tri të tjerave në Kamëz dhe Paskuqan, Dan Hutra, nuk është penduar për asnjë nga krimet e kryera të mërkurën në mesditë. Gjatë seancës së të shtunës në Gjykatën e Tiranës, 40-vjeçari i pranoi të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria. Ai u shpreh se për të gjitha vrasjet kishte një qëllim dhe nuk ishte penduar. “Nuk jam penduar edhe sikur të më jepni 5 burgime të përjetshme, - është shprehur Hutra në sallën e gjyqit. “Çfarë tha prokurori, i pranoj! I kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Për të gjitha ngjarjet kisha motivet e mia”. Duke u përpjekur të shmangë një pjesë të përgjegjës­isë, ai iu drejtua Gjykatës me fjalët: “I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos deklarojë të fajshëm persona që janë të pafajshëm, pasi ndodhin masakra të tilla”. Me këtë deklaratë 40vjeçari i referohet dënimit për akuzën “dhunë në familje”, duke u shprehur se ishte i pafajshëm për akuzën e ngritur nga ish-partnerja e tij, Elena Hysa, e cila mbeti e plagosur me thikë. Në lidhje me vrasjen e Etleva Kurtit, 31vjeçares të ekzekutuar në Kamëz, ai tregoi dhe motivin e vërtetë: “Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmonte në burg”. Me vëllain e viktimës, Vladimir Kurti, i dënuar me burg përjetë për një vrasje disa vite më parë, Hutra ka pasur mosmarrëve­shje kur ishte në burg. Nisur nga këto, gjykata ka vendosur lënien në burg të njeriut që tronditi kryeqyteti­n shqiptar pak ditë më parë, duke ekzekutuar tri gra dhe plagosur tri të tjera. Tri ditë pas masakrës së trefishtë, 40-vjeçari në pamje të parë dukej i qetë dhe i heshtur, teksa mbante në dorë një shishe të vogël me ujë. I veshur sportiv brenda kafazit të hekurt, pyetjeve të gazetarë nëse ka ndonjë koment apo nëse është penduar, vrasësi i 3 grave nuk iu përgjigj. Ai tashmë përballet me 5 akuza, “Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim”, “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Armëmbajtj­e pa leje”. Më 1 mars, Dan Hutra plagosi fillimisht me thikë në ‘Astir’ 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Më pas iu drejtua Kodër-Kamzës, ku u fut në shtëpinë e ish-bashkëjetu­eses së tij, Elena Hysa. Nga të shtënat aty mbetën të vrara motra dhe kunata e ish-partneres, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku. Vetë Elena Hysa mbeti e plagosur bashkë me nënën e saj. Por, Dan Hutra ishte përgatitur për një masakër më të madhe. Ai shkoi më pas në Bathore dhe në rrugën “Besëlidhja”, ndaloi te banesa e familjes Kurti. Aty vrau Etleva Kurtin, motrën e

Vladimir Kurtit, një i dënuar me burgim të përjetshëm. Këtë vrasje tha se e bëri pasi kishte pasur me vëllanë e së resë konflikte në burg. Hutra u kap nga policia mbrëmjen e të mërkurës në zonën e Sharrës në Kombinat, ku po përgatitej të vriste një tjetër person. Sipas tij, shënjestra e katërt e tij, ishte S.S., i cili kishte ndikuar në vrasjen e babait të Hutrës disa vite më parë. Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, ky shtetas më 16 qershor 2022 është arrestuar në Tiranë për dhunë në familje ushtruar ndaj ishbashkëj­etueses Elena Hysa dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023, falë gjykimit të shkurtuar që përfitoi nga ligji. Dy javë pas daljes nga qelia, ai ka vënë në jetë masakrën, që përfundoi me 3 viktima, të gjitha gra.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania