Gazeta Shqiptare

“Marjanës do i prisja kokën me biçak”/ Dan Hutra rrëfen lidhjen e Vladimir Kurtit me ish-të dashurën e tij: I kërkoi në telefon të më helmonte

-

TIRANË - Ai ka treguar se arsyeja pse donte ta vriste Mariana Gurakuqin ishte se ajo i kishte kërkuar Vladimir Kurtit që ta helmonte. Sipas Hutrës, kjo ishte pikërisht edhe arsyeja pse nisi konflikti mes tyre në burg. Ndaj objektivi i tij i parë ishte ish-e dashura e tij, Marjana Gurakuqi, të cilën e sulmoi me thikë në dyqan. “Serial-killeri” tha para hetuesve se makinën e kishte marrë me qira, ndërsa kallashnik­ovin në Kukës, ku e kishte fshehur vite më parë. “Marjanës do t’i prisja kokën me biçak, por nuk arrita, pasi në dyqan hyri një person”, - tha 40-vjeçari. Ndërsa shpjegoi arsyen e vrasjes së Etleva Kurtit dhe momentin kur e ekzekutoi me kallash në oborrin e banesës. “Etlevën e vrava, pasi Vladimiri tentoi të më helmonte në burg për llogari të Marjanës. E dëgjova teksa fliste me të në telefon. Këtu nisi konflikti mes nesh. I thashë kur të dal nga burgu ‘do i bëja kurban një kokë’. Kur mbërrita te shtëpia e Ladit, hyra dhe e kontrollov­a. Dola dhe pashë një vajzë. E pyeta ti je motra e Ladit. Ajo tundi kokën duke e aprovuar. E qëllova dhe kapërceva murin duke u larguar”, - rrëfeu ai. Sa i përket masakrës në familjen e ish-të fejuarës, Elena Hysa, ka deklaruar se objektivi ishte ish-vjehrri Zaim Hysa. Kur mbërriti te banesa e tij, arma iu bllokua dhe dy viktimat, motrën dhe kunatën e Elenës, i goditi për vdekje me thikë. “Nusen e Fatosit, ish-kunatit e godita me thikë në pjesën e sipërme të trupit. Ajo ra menjëherë në tokë, ngjitur me automjetin që ndodhej në oborr. Ish-kunata Lutfia tentoi të hynte në makinë, por e godita në qafë dhe trup disa herë, pasi doja të sigurohesh­a”, - tha ai. Ndërsa Elenën dhe nënën e saj Hasimen i qëlloi me kallashnik­ov, pasi mundi ta zhbllokont­e armë. “Zhbllokova kallashnik­ovin me majën e thikës. Kur po qëlloja mbi ish-vjehrrën, me doli përpara ish-bashkëjetu­esja”, - dëshmoi Hutra. Dan Hutra tregoi se krimin e kreu, pasi kishte dyshime në atësinë e fëmijës dhe ata nuk e pranuan që të kryenin një test AND-je. Ai këmbënguli se nuk e dhunoi ish-bashkëjetu­esen dhe u dënua pa faj për këtë çështje. Ndërsa e mbylli rrëfimin krejt indiferent, se “gjithçka e kishte mbyllur, sikur edhe 5 burgime të përjetshme t’i japin”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania