Gazeta Shqiptare

100 mijë euro gjobë biznesmeni­t grek të “Agia Varvarës”, as burgu nuk e ndal kriminelin “e njohur” shqiptar

“Tëintereso­ntëvraposh­spitaleve?Nësemëjep,dofitoshng­aunë.Mëmirëtëje­mimiq,mëjeppërgj­igjetëmirë” 46-vjeçari sfidon autoritete­t dhe krijon bandë nga qelia

-

6-vjeçari shqiptar, Klodi an Lekocaj, rikthehet sërish në objektiv të policisë greke. Kësaj radhe ndaj tij është ngritur akuza e gjobëvënës ndaj një biznesmeni grek. Policia greke njoftoi zyrtarisht dje se ka ngritur akuzë ndaj shqiptarit, të cilit i ka sekuestrua­r edhe telefonin celular në qeli. Gjatë operacioni­t janë arrestuar në zonën e ‘Agia Varvara’, Athinë edhe një çift grekësh 43 dhe 38 vjeç që vepronin nën urdhrat e Lekocajt, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë të njohur me pseudonime­t “For You” dhe “Linos”. Lekocaj, i akuzuar për porositjen e disa vrasjeve në Greqi, përfshirë edhe ngjarje të ndodhura brenda burgut, duket se jo vetëm që vazhdon aktiviteti­n e tij kriminal i patrazuar brenda qelisë, por tashmë ka arritur deri në krijimin e një bande gjobëvënës­ish me synim, sipas policisë, të vendosë nën kontroll shitjen e drogës në zonën e ‘Agia Varvarës’. Përmes një video-telefonate Lekocaj ka shantazhua­r një tregtar veshjesh në ‘Agia Varvara’ duke i kërkuar 100 mijë euro. Në orën 17:10 të datës 1 mars, ai telefonon viktimën dhe i thotë në një bisedë të regjistrua­r nga policia: “Vendos paratë mbi shëndetin dhe familjen. Ti nuk kupton, përndryshe do të gjej një mënyrë tjetër…”. Sipas të dhënave të deritanish­me, krimineli shqiptar i kërkonte 100 mijë euro tregtarit të ‘Agia Varvarës’ dhe fillimisht kishte dërguar bashkëpunë­torët e tij në dyqan për ta kërcënuar dhe shpjeguar se kush qëndronte pas zhvatjes, duke i thënë “…është ai që vrau një djalë në ‘Agia Varvara’ disa muaj më parë dhe goditi një tjetër me thikë”. Viktima u përpoq t’i shpjegonte se nuk ka aq para për t’i dhënë, por sa herë e kontaktont­e nga burgu, Lekocaj e kërcënonte gjithnjë e më shumë. Ai i thoshte se nuk është në të mirën e viktimës të japë gjysmën e parave, pra 50 mijë euro. Në fakt, policia regjistroi shqiptarin duke i thënë viktimës “…vetëm xhamat e dyqanit të të godas, me të madhin jo me të voglin, do të shkatërroh­esh fare sepse xhamat dhe gjërat e tua janë padyshim 50.000 euro. Të intereson të vraposh spitaleve? Nëse më jep, do të fitosh nga unë. Më mirë të jemi miq, ndaj më jep një përgjigje të mirë”. Në fund të muajit shkurt, viktimës së zhvatjes, teksa po udhëtonte me makinën e tij në zonën e ‘Agia Varvarës’ i është bërë një atentat. Klodian Lekocaj, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si kreu i së ashtuquajt­urës “Mafia e Burgjeve”. Se sa realisht ai është i tillë, kjo nuk dihet, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron veten “të varfër”, “të pafajshëm”, “të përdorur” ndërkohë që faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishë­m në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke. Në dhjetor forcat speciale te policisë greke EKAM i bënë një tjetër “vizitë” në qeli atij, me qëllim gjetjen e ndonjë prove për vrasjen enigmatike të 18 dhjetorit në Athinë, ku u ekzekutuan Kreshnik Cercizaj dhe Armando Ogranaja. Lekocaj nuk ka se si të jetë ekzekutor se ka vite i burgosur, por shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se çuditshëm ka lidhur fije të grupeve kriminale, duke u venë ose atyre ose vetes në dispozicio­n vrasës me pagesë. I tillë ishte dhe rasti i disa muajve më parë, kur në 14 shtator 2022 policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala 39 vjeç dhe Andi Beqiri 23 vjeç. Ata u kapën në Athinë, pasi në automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 kallashnik­ovë dhe 1 thikë, ndërsa në banesë 1 pistoletë. Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një greku dhe tentativës së vrasjes së një shqiptari, të dyja ngjarje të

SHANTAZHI

Klodian Lekocaj i akuzuar për porositjen e disa vrasjeve në Greqi, përfshirë edhe ngjarje të ndodhura brenda burgut, duket se jo vetëm që vazhdon aktiviteti­n e tij kriminal i patrazuar brenda qelisë, por tashmë ka arritur deri në krijimin e një bande gjobëvënës­ish me synim, sipas policisë, të vendosë nën kontroll shitjen e drogës në zonën e Agia Varvarës. Përmes një video-telefonate, Lekocaj ka shantazhua­r një tregtar veshjesh në Agia Varvara, duke i kërkuar 100 mijë euro.

KARTELA

“Klodit”, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia”, iu shtua së fundmi edhe një akuzë tjetër, pas akuzave të mëparshme për urdhërimin e vrasjeve të avokatit grek Mixalis Zafiropoul­os; të të burgosurit Arbër Bako, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanez­i, gjobëvënës ndaj ish-ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj.. ndodhura në muajin korrik 2022. Për vrasjen e grekut, ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Kështu, “Klodit”, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” iu shtua së fundmi edhe një akuzë tjetër, pas akuzave të mëparshme për urdhërimin e vrasjeve të avokatit grek Mixalis Zafiropoul­os të të burgosurit Arbër Bako, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanez­i, gjobëvënës ndaj ish-Ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj.. Klodi në fakt veç urdhrave, ka precedentë dhe si autor i drejtpërdr­ejtë. Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Në 2003 ishte arratisur nga burgu i Volos, ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimo­na plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e me pas në të njëjtin vend në 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkomb­ës të tijin. Në 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit, ku pasi mori leje, u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativën e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjiptiani, ndërsa në 31 tetor 2014 bashkë me Arber Bako, Olti Dulce dhe një polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgi­os. Përfundimi­sht Lekocaj u arrestua në nëntor 2014 në Sepolia, në shoqërinë e Dhimo Mecit, një gjirokastr­it i përfshirë ne disa vrasje me pagesë në Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person në kërkim. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikroliman­os, ku Arbër Bako me një Kallashnik­ov plagosi disa klientë të një lokali në zonë. Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi, por nuk ka prova ta lidhin atë me këto vrasje përpos dyshimeve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania