Gazeta Shqiptare

Shoqëroi Ervis Martinajn, zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rrëzimin e rekursit të Jeton Lamit

LidhjaeMar­tinajtmeis­h-”MissShqipë­rinë”.E“gjuajti”nga“Instagram”-i,kishteprof­ilmeemrin“KingSimba” Ish-agjenti i Forcave Operaciona­le kërkoi masë më të butë sigurie

-

Një muaj pas lënien në burg të ish-agjentit të Forcave Operaciona­le, Jeton Lami, i cili ka shërbyer si truprojë e të shumëkërku­arit Ervis Martinaj është zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë. Megjithëse pretendont­e se izolimi në qeli mund t’i rrezikonte jetën për shkak të profesioni­t, Gjykata e Lartë rrëzoi më 7 shkurt rekursin e paraqitur duke dërguar për gjykim për shpërdorim detyre Lamin. Në vendimin e Gjykatës së Lartë jepen detaje në lidhje me jetën që bënte Ervis Martinaj dhe me ditët e fundit të tij. Në dosjen hetimore rezulton se është pyetur edhe një 22-vjeçare që ka qenë një nga kontaktet e fundit të Martinajt para zhdukjes. Ajo është ish-”Miss Shqipëria”, Sadete Kokomani. Ajo ka shpjeguar se ishte njohur me Martinajn muajin janar 2022, pasi ai kishte shkruar në rrjetin social “Instagram”. Martinaj ka pasur një profil në “Instagram” me emrin “King Simba” dhe foto profili një luan. Pas disa komunikime­ve ishte takuar me Ervisin në Durrës më 7 janar të vitit 2022, përpara një hoteli. Ervisi kishte shkuar vetëm me një automjet ‘BMV seria 7’, targat e të cilit nuk i mbante mend. Pas këtij takimi kishin vijuar takimet normalisht me Ervisin. 22-vjecarja ka treguar edhe për takimin e datës 5 gusht të vitit 2022. Rreth orës 17:00, ajo ishte nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë, pasi kishte komunikuar me Ervisin në aplikacion­in “Telegram” për të parë një shtëpi me qira. Sipas dëshmisë së saj, Ervisi ka qenë më një automjet “Audi A8”, me targa të huaja i ulur në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa në vendin e drejtuesit ka qenë një person tjetër, që Ervisi e mbante afër vetes si shofer rreth 30 vjeç, me flokë pak të rëna përpara dhe mbante pak mjekër (Jeton Lami). Ajo ka hipur në ulësen e pasme të mjetit dhe janë nisur nga Tirana për në Durrës. Fillimisht kanë bërë xhiro deri në Golem dhe më pas kanë shkuar te hotel “Adriatiku”, ndërsa personi që ka rezervuar dhomën ka qenë shoferi sipas dëshmisë së vajzës. Ajo ka treguar se kanë qëndruar në hotel deri ditën e nesërme, më 6 gusht rreth drekës. Në vendimin e gjykatës thuhet se Jeton Lami nuk ka dënime të tjera dhe nuk ka arsye për t’u larguar nga vendi apo për të penguar marrjen e provave. Në përfundim kërkohet caktimi i masës së sigurisë “Arrest shtëpie” apo detyrim paraqitje. Nga ana tjetër, në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet se nuk ekzistojnë rrethanat në të cilat Jeton Lami të mund të bëjë rekurs të vendimit të marrë në 7 shkurt. Sa i përket rastit kur ai është kapur teksa shoqëronte Ervis Martinajn, Jeton lami ka thënë se është takuar me Ervis Martinajn rastësisht në zonën e “Zogut të Zi”, në Tiranë, tri ditë para se ta shoqëronte për në Durrës. Vetë Martinaj i ka kërkuar ta shoqëronte dhe Lami e ka dërguar në Durrës, ku e ka lënë në një hotel me një mikeshën e tij. Ndërkohë që një ditë më vonë ka shkuar në Durrës, e ka marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i ka lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës dhe që nga ky moment nuk ka pasur më kontakte me të. Jeton Lami ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokuroris­ë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorim­it të detyrës”, ndërsa prokuroria ka shtyrë edhe me 3 muaj hetimet për ish-oficerin e policisë. Ky i fundit bëri kërkesë në Apel për t’u liruar

TAKIMI ME “KING SIMBA”

Në dosjen hetimore rezulton se është pyetur edhe një 22-vjeçare, që ka qenë një nga kontaktet e fundit të Martinajt para zhdukjes. Ajo është ish-”Miss Shqipëria”, Sadete Kokomani. Ajo ka shpjeguar se ishte njohur me Martinajn muajin janar 2022, pasi ai kishte shkruar në rrjetin social “Instagram”. Martinaj ka pasur një profil në “Instagram” me emrin “King Simba” dhe foto profili një luan. Pas disa komunikime­ve ishte takuar me Ervisin në Durrës më 7 janar të vitit 2022, përpara një hoteli. Ervisi kishte shkuar vetëm me një automjet “BMV seria 7”, targat e të cilit nuk i mbante mend. Pas këtij takimi kishin vijuar takimet normalisht me Ervisin. 22-vjecarja ka treguar edhe për takimin e datës 5 gusht të vitit 2022. nga burgu, por gjykata e refuzoi. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërku­arit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar nga agjent i forcave operaciona­le në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u prangos më 24 gusht nga policia e Lezhës. Më 5 dhe 7 gusht, Lami ka transportu­ar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës biznesmeni­n Ervis Martinaj. Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz “Audi A8” dhe e transporto­n atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze. Më 7 gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës te një hotel, ndërsa më 10 gusht, xhaxhai i tij, Faik Martinaj, ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin. Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsiderua­r si një nga njerëzit më të rrezikshëm në

Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqyteti­n.

VENDIMI I GJYKATËS

“19. Kolegji Penal vlerëson se asnjë nga pretendime­t e ngritura në rekurs nuk u referohet shkaqeve të rekursit të parashikua­ra nga 432 i Kodit të Procedurës Penale. Pjesa e pretendime­ve në rekurs që ngre çështje të vlerësimit të provave del jashtë juridiksio­nit ekskluzivi­sht ligjor të Gjykatës së Lartë. Në të gjitha rastet kur rekursi nuk i përmbahet shkaqeve të përcaktuar­a nga neni 432/1 i Kodit të Procedurës Penale, Kolegji Penal vendos mospranimi­n e rekursit. Qëndrimi që mban Kolegji për rastin në shqyrtim, bazohet edhe në jurisprude­ncën e konsolidua­r të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, që referon në jurisprude­ncën e Gjykatës Kushtetues­e dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilave shkaqet e parashtrua­ra në rekurs që rezultojnë haptazi të pabazuara vlerësohen si të papranuesh­me për pranimin e rekursit.

20. Kolegji Penal vlerëson se asnjë nga pretendime­t e parashtrua­ra nga kërkuesi nuk i referohet shkaqeve të rekursit të parashikua­ra nga neni 432 i K.Pr.Penale. Kolegji vlerëson se Gjykata e Apelit Tiranë ka arsyetuar vendimmarr­jen e saj dhe nuk ka shkaqe për cenimin e saj. Gjithashtu Kolegji nuk konstaton shkelje të ligjit material apo procedural penal prej Gjykatës së Apelit.

21. Sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerëson se rekursi i paraqitur nga kërkuesi Jeton Lami kundër vendimit nr. 801 datë 20.09.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë nuk përmban ndonjë prej shkaqeve të sipërpërme­ndura dhe për rrjedhojë nuk mund të pranohet”.

Jeton Lami u arrestua pasi u akuzua se ka ndihmuar Ervis Martinajn të lëvizte gjatë kohës që ishte në kërkim. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacioni­t “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një “çek të bardhë” në këmbim të “kokës” së Indrit Dokles. Por në 9 gusht Martinaj u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e tij dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania