Gazeta Shqiptare

E RISHI SUNAK

-

ueshme. Ata do të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur nga ku kanë ardhur ose në një vend të tretë të sigurt. Populli britanik dëshiron që kjo të zgjidhet. Kjo është arsyeja pse unë dhe kryeminist­ri kemi punuar pa masë për të nxjerrë ligje të nevojshme dhe efektive që do ta trajtojnë këtë problem, njëherë e përgjithmo­në. Nëse vini këtu ilegalisht do të ndaloheni dhe do të largoheni me shpejtësi. E vetmja rrugë për në MB do të jetë një rrugë e sigurt dhe ligjore. Deri më tani, laburistët kanë kundërshtu­ar çdo përpjekje për t’i dhënë fund migrimit të paligjshëm. Ata nuk janë seriozë në trajtimin e çështjes që po bëhet gjithnjë e më serioze dhe lejon bandat kriminale të shfrytëzoj­në njerëzit e cenueshëm”. “Kryeminist­ri dhe unë do të bëjmë çfarë të duhet. Ju mund të na gjykoni sipas veprimeve tona. Një ligj i ri që synon të reduktojë numrin e varkave të vogla që kalojnë Kanalin pritet të shpallet të martën. Legjislaci­oni pritet të ndalojë kërkesat për azil nga emigrantët që udhëtuan në MB me varka të vogla. Ligji do t’i jepte autoritet sekretarit të Brendshëm për të larguar këdo që arrin me një varkë të vogël sa më shpejt të jetë e mundur në Ruandë ose në një vend të tretë të sigurt”. Rishi Sunak dhe Braverman do të udhëtojnë për në Paris të premten për të folur rreth krizës së emigrantëv­e. Gjatë muajve të fundit, ai ka qenë në bisedime intensive

Duke folur për “Sunday Express”, Rishi Sunak tha se ai dhe zyrtarët e lartë në “Home Office” kanë hartuar ligje të reja për të ndaluar avokatët të përdorin të drejtën për jetën familjare dhe legjislaci­onin e krijuar për të luftuar skllavërin­ë moderne për të ndaluar dëbimin e klientëve të tyre. “Unë e kam bërë çështjen e migrimit të paligjshëm një nga pesë prioritete­t e mia kryesore duke u zotuar të ndaloj anijet një herë e përgjithmo­në. Emigrantët që mbërrijnë ilegalisht mund të ndalohen gjithashtu nga kërkimi i ligjeve të të drejtave të njeriut për të qëndruar këtu. Për vite të tëra, trafikantë­t e pamëshirsh­ëm kanë kryer shërbimet e tyre të paligjshme nga Franca dhe kanë sjellë 46,000 persona vetëm gjatë vitit 2022”, - tha kryeminist­ri britanik. me Sektorin e Brendshëm dhe një rreth të vogël, të besuar të brendshëm të ministrave dhe këshilltar­ëve për të përpiluar një plan. Në vitin 2022, më shumë se 45,000 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla krahasuar me 28,000 një vit më parë. Mes tyre janë raportuar se kanë qenë 10 mijë shqiptarë. Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjja e kryeminist­rit Edi Rama nuk mungoi. Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve.

Një e mbijetuar e Holokausti­t rrëfeu për “Sky News” se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre. Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat ‘tufë’ dhe ‘pushtim’, i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikua­r vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania