Gazeta Shqiptare

Aksidenti tragjik me 57 viktima në Greqi, Xhaçka: 6 shqiptarë humbën jetën, ngushëllim­e familjarëv­e!

Çiftet që i ndau vdekja nga përplasja e trenave, partnerët mesazhe zemërthyes­e: Pse s’na morët me vete Dje ditë zie në Shqipëri, flamuri u ul gjysmështi­zë në nder të viktimave në vendin fqinj

-

Dita e djeshme ishte ditë zie në Shqipëri, ndërsa flamuri kombëtar u ul në gjysmështi­zë në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë. Kryeminist­ri Edi Rama përmes një statusi në “Facebook” nënvizoi se tragjedia e Greqisë, ku dy trena u përplasën mes tyre, është dhe tragjedi e vendit tonë. Ndërkohë, ministrja Olta Xhaçka konfirmoi se në tragjedinë e Greqisë kanë humbur jetën 6 shqiptarë, 3 vajza dhe 3 djem. Bëhet fjalë për Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo. “Ngushëllim­et më të sinqerta familjarëv­e të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi! Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije, një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkomb­ësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo”, - shkruan Xhaçka. Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëv­e në afërsi të Larisës, që u mori jetën deri tani të paktën 57 personave, prej të cilëve disa të karbonizua­r dhe të copëtuar, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndodhi në orët e mbrëmjes së 28 shkurtit. Treni “Intercity 62” i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës (28 shkurt) me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh. Pak minuta më vonë ndodhi tragjedia. Pavarësish­t se linja hekurudhor­e Athinë-Selanik është e dyfishtë, treni i pasagjerëv­e u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshihes­hin nga flakët. Ndërkohë, kryeminist­ri, grek Kyriakos 1.Klaudia Lato 2.Ifigjenia Micka 3.Erieta Molko

Mitsotakis ka kërkuar falje për tragjedinë e ndodhur në Larisa. Ai tha se ngjarja është përgjegjës­i e të gjithë atyre që qeverisin, ndërsa shtoi se do të ngrihet një komision i posaçëm hetimor për të hetuar ngjarjen e rëndë. “Në të vërtetë në Greqinë e 2023-shit, nuk është e mundur që dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe askush nuk e ka vënë re. Por ne nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas gabimit njerëzor”. Ai tha gjithashtu se nuk është justifikim fakti që sistemi i kontrollit digjital do të jetë tërësisht funksional në muajt në vijim, duke shprehur keqardhjen që nuk u realizua përpara se të ndodhte tragjedia.

TRAGJEDIA DHE MESAZHET

Djem dhe vajza të reja humbën nga përplasja e trenit duke lënë pas bashkëshor­tët, partnerët dhe fëmijët e vegjël. Dhimbja është e papërshkru­eshme, me prindërit që qëndrojnë të pangushëll­uar para arkivolit të fëmijëve të tyre. Por në këtë fat të trishtë janë edhe partnerët e jetës, të cilët humbën papritur njerëzit me të cilët mendonin se do të kalonin pjesën tjetër të jetës. Në mënyrën e tyre, ata që 4.Ioanis Xhiollas 5.Denis Ruçi 6.Pavlin Bozo

humbën mbështetje­n, kanë dhënë mesazhe zemërthyes­e në rrjetet sociale.

ATHINA KATSARA, 34 VJEÇ, NËNË E NJË FËMIJE 2 VJEÇ

Athina Katsara nga Katerini ishte duke hipur në trenin fatal me bashkëshor­tin e saj. Pak para përplasjes çifti nuk ishin bashkë, pasi bashkëshor­ti i saj ndodhej në tualetin e vagonit. Bashkëshor­ti i saj ka shpëtuar dhe po trajtohet në spitalin e Larisës. Ata u martuan në vitin 2019 dhe kanë një fëmijë 2 vjeç.

DIMITRIS MASSALIS, 32 VJEÇ, INXHINIER MEKANIK

Dimitris Massalis ishte drejtuesi i trenit “Intercity 62”, i cili humbi jetën në vend nga përplasja e rëndë në Tempi. Partnerja e tij, Katerina, nuk mund ta besojë që burri i jetës së saj iku aq shpejt. “Ti do të jesh gjithmonë drejtuesi i zemrës sime. Të dua shumë. I dashuri im, burri im, partneri im, shoku im më i mirë. Udhët të mbarë Dimitrakis im…”, - ka shkruar partnerja 32-vjeçarit me një foto në krahët e njëri-tjetrit.

ANASTASIA ADAMIDOU, 24 VJEÇ, STUDENTE

“Në udhëtimin tënd më të rëndësishë­m, nuk më more me vete”, - shkruan në postimin e tij partneri i Anastasia

SOLIDARIZI­M NË KORÇË

Në solidarizi­m të viktimave nga përplasja e trenave në Greqi, qytetarët e Korçës kanë ndezur dje qirinj në sheshin e katedrales. Në orën 18:00, së bashku me konsullin e përgjithsh­ëm grek në këtë qytet dhe përfaqësue­s të autoritete­ve shtetërore, ndezën qirinj te Sheshi i Katedrales në shenjë solidarite­ti për viktimat që humbën jetën nga kjo tragjedi, midis të cilëve pati edhe shqiptarë. Pas kësaj ata marshuan deri te konsullata greke ku edhe atje u ndezën qirinj dhe u vendosen lule.

Adamidou, vetëm 24 vjeçe, e cila humbi jetën në përplasjen fatale. E reja, e cila ishte duke hipur në vagonin e tretë të trenit të pasagjerëv­e, së fundi kishte mbaruar shkollën stomatolog­jike të AUTH-së dhe po vazhdonte studimet për të siguruar masterin. “Kemi shkuar në shumë udhëtime dhe në më të rëndësishm­in nuk më ke marrë me vete, më ke lënë vetëm dhe nuk di çfarë të bëj me të. Ne kishim shumë ëndrra, i kishim thënë njëri-tjetrit, i kishim thënë përgjithmo­në dhe unë mbeta pa ty, kur të të shoh përsëri, do të të them që ia dolëm, ma kthe puthjen që të dhashë dhe të dua si të thashë kur të lashë në vagon. Shpresoj që të kam bërë të lumtur, sepse edhe unë e kam marrë nga gëzimi yt (…) Shpresoj të jesh mirë kudo që të jesh dhe të vish të ma thuash në një moment që të mos merakosesh, sepse nuk më takon më të të bëj të lumtur dhe të kujdesem për ty, siç unë bëja gjithmonë. Mirupafshi­m zemra ime! Të puth dhe të pres në krahët e mi çdo natë, është e jotja siç u përgjigja kur më pyete. Të dua përgjithmo­në!”, - ka shkruar partneri e fatkeqes Anastasia.

NIKOS NALBANTIS, 28 VJEÇ, SHOFER TRENI

Edhe 28-vjeçari Nikos Nalbantis ndodhej brenda trenit të pasagjerëv­e fatal. Partnerja e tij Sonia ndau në rrjetet sociale një foto nga një festë. Në mënyrë tragjike ironike, torta që ajo mban në duar është në formën e një

treni. “O shpirt, po pres këtu të kthehesh për të realizuar ëndrrat tona. Unë jam këtu duke pritur… Më shiko nga atje lart. Të dua përgjithmo­në”.

VAIA BLEKA, NËNË E DY FËMIJËVE

Infermierj­a 42-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve që jetonte në Tyrnavos me familjen e saj kishte prenotuar një biletë për trenin fatal për të marrë aeroplanin nga Selaniku në SHBA, për të takuar bashkëshor­tin. 42vjeçarja ndodhej në vagonin e dytë të trenit dhe ishte ndër 36 trupat e parë që u identifiku­an dhe u transferua fillimisht në Universite­t dhe më pas në Spitalin e Përgjithsh­ëm. Ajo do të kalonte tri javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshor­tin e saj, ushtar i Forcave Ajrore. Prindërit e 42-vjeçares kanë qëndruar me fëmijët dhe kanë qenë të parët që janë informuar për ngjarjen tragjike. Dhimbje e padurueshm­e për ta dhe vëllanë e saj, ndërsa bashkëshor­ti i saj erdhi për funeralin e saj, si dhe dy fëmijët që humbën papritur nënën e tyre.

 ?? ?? SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË AKSIDENT
SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË AKSIDENT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania