Gazeta Shqiptare

“Duhej të udhëtoja në vagonin e dytë, shoqja më tha të hipja në të fundit”, dëshmia tronditëse e studentes që shpëtoi nga aksidenti tragjik

-

GREQI - Këmbëngulj­a e shoqes së saj shpëtoi Agni Titeli, studente e AUTH-së dhe pasagjere në trenin fatal në Tempi. Studentja e re ishte nisur dhe hipi në trenin që nisej nga Athina për të shkuar në Selanik. Siç tha ajo për “kozanimedi­a”, fillimisht do të hipte në vagonin e dytë, por shoqja e saj i tha “shko tek i fundit, sikur e kishte parandjenj­ë”. “Zakonisht ulem përpara dhe për herë të parë u ula në fund, ndihem jashtëzako­nisht me fat, si fëmijët që shpëtuan, është fat, nuk mund ta përshkruaj ndryshe”, - thotë vajza. Studentja përshkroi atë që kujton nga nata fatale. “Kishte një vonesë rreth gjysmë ore në Paleofarsa­las, nuk kuptova shumë, sepse kisha edhe kufje, pastaj gjithçka nisi normalisht dhe nuk kaloi një orë dhe vagoni ynë fillon të dridhej, njerëz, që klithnin, - mendova se ishim në një shkëmb dhe po binim. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë kanë kaluar fëmijët në vagonin e parë. Më në fund treni ndaloi, panik, tym, edhe në vagonin e shtatë kishte tym, mbante erë djegie dhe të gjithë na bërtisnin të dilnim”, - shton ajo. “Kur dola isha në një tunel, dera u hap dhe dola, disa bërtisnin dhe na tregonin për rrezikun e një shpërthimi. Unë dal jashtë, e nxirë, nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur, thjesht menduam se treni kishte dalë nga shinat. Nuk mund t’i përshkruaj britmat e njerëzve, bërtisnin se po digjeshin, shkova atje pashë shumë zjarr, na thoshin të largoheshi­m dhe unë u largova nga ana tjetër. Policia erdhi menjëherë, shumë shpejt, pastaj zjarrfikës­ja dhe ambulanca, u nisëm me autobusë në orën 2. Mendova se mund të vdisja, mora babin, pata sulme paniku. Nuk kam fjalë për ata që na ndihmuan”. E reja tha se nuk e di nëse do të mund të hipë sërish në një tren, duke shtuar se e ka të vështirë të qëndrojë më vetëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania