Gazeta Shqiptare

Seksi oral po shpërthen sifilizin në Shqipëri, pas HIV, sëmundja e dytë seksuale më e shpeshtë te të rinjtë

Mjeku androlog, Evri Dani: Përdorimi i prezervati­vit është një mënyrë e parandalim­it të kësaj sëmundjeje Mjeku infeksioni­st Arjan Harxhi: Nëse nëna është e infektuar, mund t’ia transmetoj­ë sëmundjen seksuale dhe fëmijës

-

Në Shqipëri prej vitesh sëmundja seksuale e transmetue­shme e sifilizit po qarkullon tek të rinjtë, njëlloj si HIV, përmes rrugës seksuale. Në një prononcim për “Gazetasi.al”, mjeku androlog Evi Dani thotë se kjo sëmundje transmetoh­et si pasojë e marrëdhëni­eve seksuale të lira. Sipas tij, seksi oral është shkaktari i infektimit me sifiliz. “Sifilizi prej 2012 vijon të jetë prezent, megjithëse ishte zhdukur që në vitin 1972 nga qarkullimi në vendin tonë. Moshat e reja janë më të prekurit, por nuk ka statistika për numrin konkret të tyre. Duhet theksuar se një pjesë e të rinjve të infektuar me sifiliz janë dhe të prekur nga HIV”, - thotë për “Gazetasi.al” infeksioni­sti Arjan Harxhi. Megjithëse kjo sëmundje është e mjekueshme, jo të gjithë të rinjtë janë të ndërgjegjë­suar për rrezikun në shëndetin riprodhues, madje nëse nuk mjekohen mund të rrezikojnë edhe jetën. Andrologu Dani thotë se jo të gjithë meshkujt janë të gatshëm të vizitohen tek mjeku dhe të nisin mjekimin. Ndërsa për mjekun Harxhi, problem mbetet dhe kura specifike për sifilizin, që tek ne gjendet me vështirësi. Sipas Harxhit, sifilizi mjekohet akoma me penicilinë, megjithëse ajo gjendet me vështirësi pasi në të gjithë botën ka prodhim të pakët. Mjeku Harxhi thotë se transmetim­i i sifilizit është seksual dhe bartës apo transmetue­s janë të dy gjinitë. Sipas tij, nëse nëna është e infektuar, mund t’ia transmetoj­ë sëmundjen seksuale dhe fëmijës së porsalindu­r ndaj sipas tij, çdo grua shtatzënë duhet të testohet për sifiliz ndër të tjera. “Benzatin

penicilina nuk gjendet në spital, por vetëm mund të sigurohet në disa farmaci private. Mjekimi i sifilizit bëhet me mjekim alternativ­e, por ajo që duhet theksuar është futja në skemën e mjekimit patjetër, pasi kjo sëmundje transmetoh­et dhe tek të porsalindu­rit”, - thotë Harxhi. Mjeku androlog Evi Dani, shpjegon se sëmundja është e kurueshme, por ajo që e bën këtë sëmundje të rrezikshme është fakti se thuajse të gjitha rastet janë zbuluar rastësisht. Për ekspertët, marrëdhëni­et me shumë partnerë dhe të pambrojtur­a janë faktorët kryesorë të rritjes së të prekurve sifilizi. “Përdorimi i prezervati­vit është një mënyrë e parandalim­it të kësaj sëmundje. Kështu do të kemi një parandalim të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania