Gazeta Shqiptare

Mandati i shefave të shërbimit/ QSUT me mjekë të komanduar, të rinjtë mbeten në pritje, u druhen skenarëve të Ministrisë së Shëndetësi­së

-

TIRANË - Shefave që drejtojnë 32 shërbimet shëndetëso­re në spitalet e Qendrës spitalore Universita­re u ka skaduar mandati 4-vjeçar. Ministria e Shëndetësi­së dhe ajo e Arsimit ende nuk kanë hapur procedurat dhe nuk ka nxjerrë rregullore­n për përzgjedhj­en e shefave të rinj. “Top Channel” raporton se dhe pse disa prej shefave të shërbimeve mund të konsideroh­en si ajka e shëndetësi­së shqiptare ata nuk do të mund të rikandidoj­në më pasi janë afër moshës së daljes në pension sikundër ka shërbime aktualisht të cilët drejtohen nga mjekë të komanduar për shkak se shefi paraardhës ka dalë në pension në mes të mandatit dhe është larguar. Mjekë të rinj, të cilët kanë shprehur interes të kandidojnë për shefa shërbimi janë në pritje të procedurav­e që duhet të ndjekin. Por deri më tani nuk ka ende asnjë përgjigje. Procedurat i hap Ministria e Shëndetësi­së ndërkohë që procesi i zgjedhjeve kryhet në bashkëpuni­m me Ministrinë e Arsimit. Në zgjedhjet e para katër viteve mjekët kandidatë duhet të dorëzonin një projekt me vizionin e tyre për transformi­min e shërbimit që do të donin të drejtonin por i nënshtrohe­shin edhe një intervistë. Edhe pse u pretendua se u zhvilluan zgjedhje sërish pati akuza se në disa shërbime pati emërime nga Ministria e Shëndetësi­së. Mjekët e rinj që duan të kandidojnë për drejtimin e 32 shërbimeve në QSUT shprehen se vonesa e shpalljes së procedurav­e jo vetëm i zgjat mandatin shefave ekzistues në kundërshti­m me rregullore­n, por nga ana tjetër i druhen ndonjë skenari të mundshëm, të Ministrisë së Shëndetësi­së për të emëruar disa prej tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania