Gazeta Shqiptare

Ndërtimet pa leje, pronarët që marrin paratë e kompensimi­t

Lista emërore e familjeve në Tiranë dhe në rrethe, që dëmshpërbl­ehen financiari­sht

-

Me vendimin 820 të Këshillit të Minis trave, datë 19.12.2022, fillon kompensimi financiar i pronarëve të pasurive të paluajtshm­e që preken nga ndërtimet e legalizuar­a. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s dhe të nenit 24, të ligjit nr. 20/ 2020, “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e kryeminist­rit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: 1. Kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e legalizuar­a në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Elbasan, Vlorë, Korçë, Kavajë, Durrës, Zonat e Stimuluara dhe Shkodër.

2. Vlera e përgjithsh­me e kompensimi­t financiar është 367 720 895,22 (treqind e gjashtëdhj­etë e shtatë milionë e shtatëqind e njëzet mijë e tetëqind e nëntëdhjet­ë e pesë presje njëzet e dy) lekë, për sipërfaqen 46 914,7 (dyzet e gjashtë mijë e nëntëqind e katërmbëdh­jetë presje shtatë) m² sipas shtojcës nr. 1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Për kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, që preken nga ndërtimet e legalizuar­a, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi, për pasuritë me numrat rendorë sipas kolonës 14, të shtojcës 1, përkatësis­ht: nr. 2, nr. 10, nr. 12, nr. 13, nr. 17, nr. 20, nr. 21, nr. 26, nr. 29, nr. 47, nr. 49, nr. 52, nr. 53, nr. 54, nr. 55, nr. 56, nr. 57, nr. 58, nr. 59, nr. 60, nr. 61, nr. 62, nr. 63, nr. 64, nr. 66, nr. 67, nr. 71, nr. 72, nr. 73, nr. 74, nr. 75, nr. 93, nr. 99, nr. 100, nr. 101, nr. 102, nr. 103, nr. 104, nr. 105, nr. 106, nr. 107, nr. 108, nr. 118, nr. 122, nr. 124, nr. 127, nr. 131, nr. 140, nr. 142, nr. 143, nr. 144 dhe 183, sipas seksionit të veçantë (kolona 19) të shtojcës 1, shuma e kompensimi­t financiar vihet në dispozicio­n nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikës 3, të nenit 24, të ligjit nr. 20/2020, “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

4. Për kompensimi­n e pronarëve përdoren po ato të ardhura, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n.

5. Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë Veri, Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Elbasan, Vlorë, Korçë, Kavajë, Durrës, Zonat e Stimuluara dhe Shkodër kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania