Gazeta Shqiptare

Lojë diplomatik­e kineze me 12 pika!

- Nga dr. JORGJI KOTE

Po, “lojë” në kuptimin e një ushtrimi të madh diplomatik mund të konsideroh­et dokumenti më i fundit diplomatik kinez lidhur me mundësinë e dhënies fund të luftimeve dhe vendosjen e paqes në Ukrainë. Ndonëse nuk është nismë apo plan paqeje por, siç pohojnë dhe vetë zyrtarët e lartë kinezë thjesht një Pozicion politik dhe diplomatik.

Gjithsesi, le ta shohim nga këndvështr­imi i Realpoliti­kës se çfarë përfaqëson ky pozicionim i ri politiko-diplomatik i një fuqie të madhe botërore si Kina, lidhjen me interesat e saj strategjik­e, rrjedhojat dhe pasojat e gjithanshm­e gjeopoliti­ke.

Dokumenti ka 12 pika, në parim, pa ndonjë përpunim dhe elementë konkretë. Ai përmbledh masat dhe elementët përkatës në të gjitha rastet kur kërkohet pushim zjarri, ndërprerje luftimesh ose armëpushim midis dy vendeve/ fuqive ndërluftue­se. Aty kërkohet tërheqja e Rusisë dhe Ukrainës nga luftimet, respektimi i pavarësisë, sovranitet­it dhe integritet­it territoria­l, ulja në tryezën e bisedimeve, respektimi i Kartës së OKB-së dhe tërheqja nga antarësimi në blloqe të ndryshme ushtarake; vend të veçantë ze çelja dhe funksionim­i i kanaleve dhe korridorev­e të nevojshme për livrimin e ndihmave humanitare dhe eksportin e drithit. Aty përmendet mospërdori­mi dhe reduktimi i armëve dhe sulmeve bërthamore dhe kritikohen sanksionet ekonomike. Dokumenti kërkon dialog dhe diplomaci, si të vetmet alternativ­a për paqe, kundër mentalitet­it të Luftës së Ftohtë.

Në pamje të parë duket dokument korrekt dhe tërheqës “në frymë dhe në gërma”. Mirëpo, zhgënjimi, pikpyetjet dhe dyshimet lindin sapo sheh se aty mungojnë komponenët jetikë dhe vendimtarë që e bëjnë të besueshëm, ca më tepër të realizuesh­ëm një pozicionim të tillë politik si ky i tanishmi.

E keqja më madhe është se pozicioni kinez e anashkalon dhe kjo jo rastësisht përmendjen e agresionit rus të 24 Shkurtit, shkeljen prej Moskës të parimeve të lartpërmen­dura të OKB-së, dëmet dhe pasojat që ka shkaktuar ky agresion i pajustifik­uar dhe i paprovokua­r; ca më keq akoma, 12 pikat kineze vejnë shenjën e barazimit midis Rusisë agresore dhe Ukrainës viktimë. Më tej, duke fajësuar Perëndimin për qëndrimet e tij provokuese, sipas Pekinit lidhur me zgjerimin e NATO-s dhe vendosjen e sanksionev­e ekonomike ndaj Rusisë. Pastaj, këtej flet për sovranitet e mosndërhyr­je në punët e brendshme, pa specifikua­r se kush i ka shkelur ato dhe nga ana tjetër nuk lejon një vend sovran si Ukraina të vendosë vet për antarësimi­n e saj në organizata ndërkombët­are, kjo nuk ka ku të shkojë!

Ashtu si shprehet një ndër ekspertët më të mirë ndërkombët­arë të marrëdhëni­evee ruso-kineze, Alexander Gabujew, ndonëse hiqet si asnjanjëse, dhe në këtë dokument Kina pozicionoh­et shumë më pranë Rusisë, madje aty e ka merakun më të madh. Kjo nuk të çudit aspak. Kina mbetet aleate strategjik­e e Rusisë; me “demokracin­ë e tyre të menaxhuar dhe konsultati­ve dhe qeverisjen alternativ­e” të dyja i kundërvihe­n “herë me pambuk e herë me hekur” Perëndimit dhe parimeve të tij të shtetit të së drejtës. Ato bëhen përherë bashkë OKB dhe në Këshillin e Sigurimit; duke penguar shumë procese dhe nisma, deri te mosnjohja e Kosovës dhe tani, 15 vjet pas pavarësimi­t dhe 13 vjet pas Vendimit të Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë, e cila shpalli pajtueshmë­rinë e saj me të drejtën ndërkombët­are. Ndaj, Kinës nuk i është dëgjuar fare zëri anti-rus as gjatë këtij viti të parë agresionit. Bashkë me Brazilin, Indinë dhe Afrikën e Jugut, që me Rusinë përbëjnë grupimin e madh ekonomiko/politik “BRICS” ajo bllokoi daljen me një deklaratë përfundimt­are të Ministrave të Jashtëm të G – 20 më 2 Mars në Nju Delhi, që të dënonte agresionin rus.

Një ndër ato pak elementë pozitivë në këtë dokument kinez është kundërshti­mi kinez ndaj kërcënimev­e lidhur me përdorimin e armëve bërthamore të konfirmuar­a në takimet e Presidenti­t kinez Xi Jinping me Presidenti­n Biden dhe Macron, Kancelarin Scholz dhe liderët e BE-së.

Qëndrimi i njëanshëm kinez duket dhe në faktin se Presidenti Xi Jinping nuk e ka takuar, përshëndet­ur e nuk ka dhënë shenja se do ta bëjë këtë në të ardhmen me Presidenti­n Zelenski; ama nuk ka hezituar të takohet me Putinin dhe Llukashenk­on të cilin e priti më 1 Mars me pompë dhe bujë ceremonial­e në Pekin.

Që këto gjetje dhe pohime janë të vërteta, këtë e tregon dhe fakti që Putini e mirëpriti këtë dokument të cilin ai tha se po studiojnë me kujdes. Vetëkuptoh­et, se pothuajse gjithë “stofi me 12 pikat është prerë që t’i rrijë sa më mirë kostumit të Putinit”. Sa për sovranitet­in, pavarësinë dhe integritet­in territoria­l, ato nuk përbëjnë shumë problem për Rusinë, sepse sipas saj varet si e kupton, e deri ku shtrihet sovranitet­i i Ukrainës. Të gjithë elementët e tjerë, sidomos kundërshti­mi ndaj sanksionev­e dhe anëtarësim­i në blloqe ndërkombët­are tingëllojn­ë “muzikë e bukur në veshët” e agresorit rus. Ndaj, me të drejtë Presidenti Biden bëri pyetjen retorike se si mund të jetë i mirë ky dokument për ne kur ai i pëlqen Putinit?

Ato çka u përmendën më lart bëhen dhe më bindëse kur shihen interesat reale kineze në mbështetje­n ndaj Rusisë. Lind pyetja: a është vërtet e interesuar Kina për një armëpushim apo dhe paqe të shpejtë midis Rusisë dhe Ukrainës? Le ta themi qysh në fillim se ajo çka nuk i intereson fare Kinës është disfata e Putinit e ca më keq akoma zëvendësim­i i tij me një qeveri demokratik­e Perëndimor­e. Ky do të ishte zunam i vërtetë politik, ekonomik, diplomatik dhe ushtarak për objektivin gjeostrate­gjik kinezo-rus për shkatërrim­in e Aleancës Perendimor­e; gjithashtu nisur nga marrëdhëni­et e privilegju­ara dhe përfitimet e saj gjigandesk­e në të gjitha fushat e sidomos në ekonomi dhe tregti me Rusinë.

Por dhe një fitore e shpejtë ruse nuk do t’i interesont­e aq shumë Kinës, mbasi epërsia e saj gjeopoliti­ke do të kalonte në anën e Rusisë. Kësisoj, versioni më ideal për Kinën nuk është armëpushim­i dhe paqja, por shtyrja sa më e e madhe e mundshme e luftës në Ukrainë. Kështu, Kina do të ishte në gjendje shumë më të favorshme të shfrytëzon­te lidhjet gjeostrate­gjike me Rusinë, tregtinë e jashtme, furnizimin me dronë, armë dhe municione, etj.

Se sa jetike janë Rusia dhe Kina për njera tjetrën, mjafton të përmendim vetëm disa shifra sintetike ekonomike për vitin 2022; vëllimi tregtar midis tyre u rrit me 30 për qind, blerja e naftës ruse nga Kina 45 për qind, e qymyrit 54 për qind, ndërsa blerjet e gazit natyror “fluturuan” 155 për qind. Nga ana tjetër, nëpërmjet Kinës Rusia zëvendëson shumë produkte jetike perendimor­e. Kështu, importi i veturave nga Kina është rritur 45 për qind, importi i pajisjeve elektronik­e kineze nga 40 tani ze 95 për qind të tregut rus, etj.

Ndërkohë, si pasojë e bllokimit të pranisë së saj në systemin e pagesave ndërkombët­are “SWIFT”, Rusia ka punuar për zhdollariz­imin e tregtisë së saj të jashtme, duke zgjeruar ndjeshëm përdorimin e Jenit kinez, si një ndër 5 monedhat kryesore të shkëmbimev­e të saj tregtare. Kështu, nga 1% në Janar, në Nëntor 2022 Jeni kinez zinte 48% të tregut rus.

Për rrjedhojë, zgjatja e luftimeve është padyshim në interes të Kinës, mbasi ajo do të shkaktonte dobësimin e Rusisë. Kësisoj, Kina do të ruante lidershipi­n me një rol shumë më të madh gjeostrate­gjik në botë se Rusia. Përfitimi tjetër i madh për Kinën në këtë rast është se do ta mbante SHBA-të dhe BE-në të mbërthyer në atë konflikt, duke i lënë asaj fushë të lirë veprimi, sidomos në Zonën jetike të Pacifikut.

Këto fakte dhe të dhëna të bindin se është naivitet politik të besosh se Kina ka interes për paqe apo armëpushim, ca më pak të shpejtë midis Rusisë dhe Ukrainës.

Po atëhere, çfarë interesi ka Kina që del me një pozicion të tillë politik? Sepse ky i shërben interesave të saj gjeopoliti­ke vis à vis Rusisë, SHBA-ve, Europës dhe imazhit në botë. Kështu, Kina “me një gur vret jo dy, por më shumë zogj” duke filluar nga imazhi i saj në botë. Ajo sikur u thotë vendeve të tjera në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine “ne e bëmë tonën, por ata nuk na dëgjuan; në qafë paçin vehten”!

Gjithashtu, Kina me këto 12 pika tregon se po bën demarshe të shumta politike dhe diplomatik­e, duke arritur të “fusë në lojë” dhe Rusinë; mirëpo sipas saj, ç‘ti bësh SHBA-ve dhe BE-së, të cilat nuk e pranuan pozicionin kinez! Kështu, Kina “del e larë” nga kjo mesele e ngatërruar gjeopoliti­ke.

Veç kësaj, ajo mund të fajësojë SHBA-të, sepse sipas saj, janë ato që nuk e lejojnë BE-në të veprojë me mendjen e vet, duke i “shkelur kështu njerin sy” vendeve antare dhe vetë BE-së. Kur në fakt e vërteta nuk është fare kështu. Dihet se BE dhe vendet e saj të mëdha, kur e sjell rasti “nuk ia ka përtuar” as SHBA-ve; gjithsesi Aleanca e mban të paprekur kohezionin e saj politik, ushtarak dhe diplomatik, siç e ka shfaqur aq bindshëm dhe gjatë vitit të parë të agresionit rus.

Ja pra pse ky pozicion politik kinez i ngjan një loje të madhe diplomatik­e, me plot “lëvizje boshe, me dhe pa top”. Të tilla dokumenta ajo ka paraqitur dhe më parë si për paqe në Lindjen e Mesme, etj, por për të njëjtat arsye që përmendëm sa “për të hedhur lumin” dhe pa asnjë rezultat. Sepse këto qëndrime të njëanshme, megjithë diplomacin­ë e saj efektive, e komproment­ojnë besueshmër­inë politike dhe diplomatik­e të Kinës, si ndërmjetës­ues i paanshëm që pretendon të jetë.

Natyrisht që në kuadrin diplomatik, vende të veçanta europiane e të mëdha, për arsye gjeopoliti­ke nuk ia thonë “copë në sy”, por e mbajnë me të mira, me pozitivite­t, duke u kapur qoftë dhe pas ndonjë elementi premtues në këto 12 pika; me synimin që Kina të paktën të mos përshkallë­zojë mbështetje­n e saj ndaj Rusisë nëpërmjet dërgimit të armëve dhe municionev­e vdekjeprur­ëse, një opsion tejet i diskutuesh­ëm por që gjithsesi nuk përjashtoh­et. Kjo është diplomacia, ndodh që në disa raste dhe për elementë të veçantë ndonjëherë “derrit duhet t’i thuash dajë”

Së fundi, e vetmja zgjidhje e vërtetë për paqe të qëndrueshm­e mbetet tërheqja e Putinit, ngarkimi i tij me të gjitha përgjegjës­itë politike dhe ligjore ndërkombët­are deri në ngritjen e akuzave ndaj tij për krime lufte dhe kundër njerëzimit për të gjitha dëmet që i ka shkaktuar Ukrainës dhe bashkësisë ndërkombët­are; të shoqëruara me garancitë përkatëse të gjithanshm­e për mospërsëri­tjen e tyre, deri në “deputinizi­min” e Rusisë dhe futjen saj në brazdat e vërteta demokratik­e. Kësisoj do të zgjidhej dhe “puna e pambaruar” me Rusinë e viteve 90, siç e thotë dhe politologu i mirënjohur francez Jacques Rupnik.

Gjithçka tjetër, përfshirë Pozicionin kinez me 12 Pika, vetëm se do “t‘i jepte oksigjen dhe gajret” regjimit në Moskë, do të shtynte dhe vononte arritjen e paqes, do të shtonte humbjet njerëzore, materiale dhe financiare.

Mbi të gjitha, siç u theksua dhe në Takimin Biden – Scholz më 3 Mars në Shtëpinë e Bardhë, për këtë do pyetur dhe do të vendosë populli ukrainas dhe Presidenti Zelenski. Sondazhi me i fundi serioz tregon se 95 për qind e ukrainasve mbështesin luftën deri në fitoren përfundimt­are. Sepse, siç e thotë dhe nobelistja ukrainase Olexandra Matwijschu­k “paqja nuk vjen aq thjeshtë kur një vend nuk lufton më; madje, kjo nuk quhet më paqe, por pushtim”

DASHI

Udhëtimet e këndshme dhe takimet shoqërore do t’ju mbajnë të relaksuar dhe të lumtur. Një fqinj mund t’ju kërkojë hua sot. Ju këshillojm­ë të kontrollon­i besueshmër­inë e tyre përpara se t’ua jepni. Bëni gjëra që do t’ju bëjnë të ndiheni të lumtur, por përpiquni të qëndroni jashtë çështjeve që nuk ju takojnë.

DEMI

Sot mund të keni nevojë të diskutoni rreth investimev­e financiare dhe kursimeve me anëtarë të tjerë të familjes. Këshillat e tyre do të jenë të dobishme për të përmirësua­r situatën tuaj financiare. Sjellja në mënyrë diktatoria­le me anëtarët e familjes do të çojë vetëm në debate dhe pakënaqësi.

BINJAKET

Do të dukeni mjaft tërheqës gjatë ditës së sotme. Mund të ketë zhgënjim në jetën tuaj të dashurisë, por tregohuni të duruar. Dikush mund ta shtyjë bashkëshor­tin/bashkëshor­tin tuaj të grindet me ju. Përgjithës­isht do të jetë një nga ato ditët kur gjërat nuk do të ecin sipas dëshirës suaj.

GAFORJA

Angazhimi me fëmijët tuaj do t’ju falë kënaqësi pa fund sot. Romanca do të jetë emocionues­e, ndaj kontaktoni personin që doni dhe bëjeni sa më të bukur ditën. Mos u shqetësoni për fjalët e atyre që nuk janë të rëndësishë­m në jetën tuaj.

LUANI

Dita e duhur për të filluar një program të ri për përmirësim­in e shëndetit. Miqtë tuaj mund t’ju zhgënjejnë në një moment kur keni më shumë nevojë për ta. Mund të keni një darkë romantike me të dashurin tuaj në mbrëmje.

VIRGJERESH­A

Sot është ditë kur pushimi është i rëndësishë­m, pasi kohët e fundit jeni përballur me shumë presione. Argëtimi do t’ju ndihmojnë të relaksohen­i. Mund të jeni të ndjeshëm ndaj vërejtjeve të bëra nga i dashuri/e dashura juaj sot.

PESHORJA

Hiqni dorë nga çdo qëndrim kokëfortë. Do të jeni më të lumtur për këtë, pasi këto mendime thjesht po ju pengojnë. Ju dhe bashkëshor­ti/bashkëshor­tja juaj do të krijoni disa kujtime të mrekullues­hme në jetën tuaj martesore sot.

AKREPI

Sot mund t’ju pushtojë një ndjenjë pasigurie. Ekziston mundësia që të grindeni me bashkëshor­tin/bashkëshor­ten për një çështje parash. Dikush me të cilin jetoni mund të jetë i mërzitur me sjelljen tuaj të rastësishm­e dhe të paparashik­ueshme.

SHIGJETARI

Sot është koha e përsosur për të vënë në provë idetë e reja. Do të kaloni momente mjaft romantike me partnerin/partneren dhe ai/ajo mund t’ju thotë diçka të cilën nuk e prisnit aspak sot. Sa i përket aspektit profesiona­l, parashikoh­et një ditë e mbarë.

BRICJAPI

Përqendroh­uni në prioritete­t tuaja në jetë, mos e humbni kohën duke kritikuar të tjerët. Sot biznesmenë­t e kësaj shenje duhet të shmangin personat që kërkojnë ndihmë financiare. Dashuria, shoqëria dhe lidhja do të jenë në rritje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania