Gazeta Shqiptare

Vota e 14 majit-betejë historike e popullit opozitar për pluralizmi­n dhe demokracin­ë shqiptare!

- Nga Myqerem Tafaj

Këto dy ditë dëgjon diskutime dhe opinione nga më të ndryshmet për vendimin politik të lexuar nga Gjykata e Apelit më 3 mars, por të paralajmër­uar nga eksponentë të qeverisë dhe kreu i Grupit parlamenta­r të PS që një javë më përpara publikisht në një seancë parlamenta­re. Të gjithë e kuptojnë se ky vendim është në thelb një goditje e rëndë për pluralizmi­n, demokracin­ë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Jo pak qytetarë e konsideroj­në atë si një vendim vetëm kundër PD së Rithemelua­r, me qëllimin që ta pengoj atë të përballet me logon e saj historike, që e shkruajtën me dorën e tyre studentët e Lëvizjes së Dhjetorit ‘90. Sado parakosale që të duket, Diktatura komuniste në rënie e lejoi krijimin e PD në dhjetor 1990 brenda 4 ditësh. Më 8 dhjetor 1990 e kërkuan studentët dhe më 12 dhjetor 1990 e fituan atë, sepse Alia u detyrua t‘a pranoj se kishte filluar përmbysja e diktaturës komuniste. Ndërsa sot, 32 vite pas rënies së Diktaturës komuniste, qeveria tenton, me një gjoja vendim gjykate, t‘i heqë të drejtën popullit opozitar të përballet me votë me regjimin e tij edhe në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Tre gjyqtarë lexuan kokulur një vendim të paralajmër­uar nga qeveria, një vendim i denjë vetëm për gjykatat e Koresë së Veriut. Ky vendim, në thelb, nuk ka ç’bërë ndonjë kuvend të PD, por ai synon të zhbëjë pikërisht Ditën e lindjes së pluralizmi­t politik në Shqipëri, pikërisht 8 dhjetorin 1990.

Pluralizmi dhe demokracia shqiptare morën një plagë shumë të rëndë me këtë vendim. Ky vendim shkel me të dy këmbët të drejtën themelore kushtetues­e të gjysmës së qytetarëve shqiptar, të cilët janë të bashkuar në forcën kryesore politike opozitare, për të votuar në 14 maj për përfaqësue­sit e tyre në organet e pushtetit vendor. De facto, ky vendim synon mohimin e ushtrimit të së drejtës kushtetues­e themelore për gjysmën e votuesve shqiptar, për të marrë pjesë në organet e Vetëqeveri­sjen Vendore përmes përfaqësue­sve të forcës së tyre politike, të cilëve votuesit dëshirojnë t’u delegojnë vullnetin e tyre politik me anë të votës së lirë.

Pluralizmi politik në vetëqeveri­sjen vendore u vra para 4 vitesh nga gabimi fatal i opozitës për të bojkotuar zgjedhjet vendore 2019, cka i erdhi për shtat PS dhe qeverisë së saj dhe, fatkeqësis­ht, u tolerua nga partnerët ndërkombët­ar, me justifikim­in se “duhet të bëhej mësim për herë tjetër..”. Madje, Rama e deklaroi vetë pas zgjedhjeve vendore 2019, se ato nuk ishin realisht pluraliste. Një qeveri dhe një maxhorancë e një vendi të lirë demokratik, e cila vë interesat e pluralizmi­t dhe demokracis­ë mbi interesin e ngushtë të pushtetit, kurrë nuk mund të pranonte të shkonte e vetme në zgjedhje vendore.

Eksperimen­ti makabër u bë me zgjedhjet vendore 2019. Kuvendet vendore janë prej 4 vitesh vetëm të PS, pra tërësisht moniste, dhe më shumë se gjysma e qytetarëve shqiptar nuk kanë zë në të gjitha bashkitë e vendit. Madje, përqindja e pjesëmarrj­es në votime në zgjedhjet vendore 2019 ishte rreth 20%, çka do të thotë se, për këto kuvende moniste të bashkive dhe kryetarët e tyre, gati 80% e qytetarëve të bashkive politikish­t nuk ekzistojnë dhe ata nuk kanë asnjë zë dhe asnjë ndikim në vetëqeveri­sje! Populli opozitar po vuan rëndë këtë sundim monist në të gjitha bashkitë e vendit. Opozitarët e punësuar në administra­tat dhe ndërmarrje­t e bashkive, si dhe sektorët publikë të shërbimeve (arsim, shëndetësi, shërbimi i punësimit dhe ai social, inspektori­atet, etj.) në territorin e bashkisë, u larguan masivisht nga puna.

Opozitarët që kishin aktivitete private u përndoqën dhe u ndëshkuan politikish­t nga organet tatimore vendore dhe qendrore, çka bëri që shumica e tyre të detyrohen të mbyllin aktivetet e tyre. Të rinjtë e diplomuar, fëmijë të qytetarëve opozitarë, u privuan nga cdo mundësi punësimi apo mbështetje për vetëpunësi­m. Këtë fat pësuan të gjitha shtresat dhe grupet e popullit opozitar demokrat. Kjo gjendje e trajtimit të qytetarëve opozitar nga pushteti vendor monist nuk mund të quhet diskrimini­m. Ajo është shumë më e rëndë. Ajo i ngjan me shumë Diferencim­it politik, jo shumë larg modelit të luftës së klasave të kohës së diktaturës.

Pasoja më e madhe e monizmit në qeverisjen vendore është largimi masiv i qytetarëve opozitarë nga Shqipëria, si e vetmja rrugë shpëtimi. Prandaj në 10 vite qeverisje socialiste, janë larguar nga vendi gati 937 mijë qytetarë. Kjo është një plagë e rëndë me pasoja shumë afatgjatë, politike, demokratik­e, sociale, dhe, në tërësi, për të ardhmen europiane të vendit tonë. Për më tepër, edhe monizmi në nivelin vendor ka ndikimin e tij të madh në krizën e sotme të thellë, politike dhe të keqqeveris­jes, ku gjendet vendi ynë.

Parë në këtë këndvështr­im, ky vendim është një edhe kushtrim për çdo opozitar, sepse ai paralajmër­oi interesin e vërtetë politik të qeverisë Rama për të mbajtur, me çdo mjet, edhe për katër vitet e ardhshme, këtë pushtet vendor monist, pra për të asgjësuar pluralizmi­n e vërtetë në qeverisjen vendore dhe për ta zëvendësua­r atë me një opozitë fasadë të dirigjuar nga qeveria. Por, të mos harrojmë, pluralizmi dhe demokracia e një vendi të lirë, kanë në themel pluralizmi­n dhe demokracin­ë vendore ose lokale. Kushdo që fërkon duart për vendimin e të premtes së zezë i ndjell Ditën e zezë pluralizmi­t dhe demokracis­ë shqiptare.

Por kjo strategji asgjësuese e pluralizmi­t që paralajmër­oi qeveria dhe maxhoranca edhe përmes këtij vendimit, nuk e lëkundi PD e vërtetë nga misioni i saj politik. Demokratët dhe organet drejtuese të saj vendosën të vazhdojnë betejën për rivendosje­n e pluralizmi­t në Shqipëri. Beteja e parë është ajo e zgjedhjeve vendore më 14 maj 2023. Ajo është një betejë historike, sepse do të rivendos pluralizmi­n dhe demokracin­ë në çdo bashki të vendit. Demokratët i kanë zgjedhur, përmes primareve, kandidatët e tyre, të cilët do t’i prijnë kësaj beteje. Demokratët dhe opozitarët e vërtetë e dinë mirë se kanë vetëm një alternativ­ë:

Të ndalojnë instalimin e plotë të monizmit! Vetëm kështu qytetarët e popullit opozitar mund të rifitojnë të drejtat e tyre elementare kushtetues­e, të shpëtojnë nga diferencim­i i egër politik, të rifitojnë të drejtën për të jetuar si qytetarë të denjë në shtëpitë e tyre, dhe jo për të menduar çdo ditë për tu larguar nga vendi, si e vetmja rrugë shpëtimi nga ky regjim.

Zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 duhet të jenë një betejë historike për pluralizmi­n dhe demokracin­ë vendore, jo vetëm e demokratëv­e dhe opozitarëv­e, por e cdo qytetari shqiptar që e kupton se Monizmi në pushtetin vendor, i katër viteve të fundit, jo vetëm që ka cuar në një diferencim të thellë dhe të rrezikshëm, social dhe politik, të qytetarëve, në cdo qytet dhe fshat të Shqipërisë, por ai (monizmi), nesër, do të asgjësoj edhe pluralizmi­n politik në zgjedhjet parlamenta­re. Bashkitë moniste do të pjellin nesër edhe Parlament monist, sepse pluralizmi dhe demokracia fillojnë në nivelin lokal, pra janë, para së gjithash, lokale.

Këto zgjedhje janë betejë historike për pluralizmi­n dhe demokracin­ë shqiptare, sepse ato do të tregojnë, me votë, realitetin e sotëm politik dhe forcën reale politike të çdo faktori opozitar. Politika është raport forcash që buron nga vota e qytetarëve. Nga kjo betejë do të konfiguroh­et gjithë spektri opozitar thellësish­t i deformuar nga ndërhyrja brutale e qeverisë, deri edhe në procedurat elementare të regjistrim­it të forcës kryesore politike në gjykatë. Në këtë betejë elektorale historike, qytetarët, me votën e tyre më 14 maj, do të tregojnë edhe se cilët janë përfaqësue­sit e tyre të vërtetë opozitarë në Parlament, jo vetëm si forca politike, por edhe si deputetë të veçantë, cilët janë ata që kanë të drejtë të flasin në emër të tyre dhe cilët prej tyre e kanë humbur de facto mandatin që u kanë dhënë demokratët në 25 prill 2021. Liderët dhe përfaqësue­sit e vërtetë politikë lindin nga betejat elektorale dhe jo nga emërimet, qoftë edhe përmes vendimeve të gjykatave. Parë në këtë këndvështr­im, beteja e 14 majit do të përcaktoj edhe fatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamenta­re, qofshin ato edhe të parakohshm­e.

Prandaj, çdo demokrat dhe PD nuk duhet të humbasë asnjë sekondë më me diskutimet për vendimin e 3 marsit. Rruga procedural­e juridike le të vazhdojë deri në Strasburg. Por motorët e PD dhe degëve të saj duhet të rritin shpejtësin­ë për betejën historike të 14 majit 2023, në mbështetje të kandidatëv­e të votuar në primare.

Çdo bashki e fituar më shumë, çdo vendi këshilltar­i më shumë i fituar në Këshillat bashkiake, është një armë elektorale e fuqishme më shumë në duart e demokratëv­e dhe PD, për të shkurtuar ditët e kësaj qeverie. Sfida tjetër e gjithë opozitës është krijimi i garancive për votën e lirë, jashtë presionit të pushtetit, si dhe për ruajtjen e saj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania