Kongresi i Shëndetësisë, Rama: Në prill rrisim me 50 mijë lekë pagat e mjekëve specialistë
“Nuk financojmë studentët e Mjekësisë, të cilët sa marrin diplomën, ikin në Gjermani”
Të gjithë mjekët spe cialistë të sistemit shëndetësor në vend do të marrin një rritje të konsiderueshme të pagës nga muaji prill. Kreu i qeverisë, Edi Rama, deklaroi në Kongresin e Shëndetësisë se pagat e mjekëve specialistë do të rriten me 50 mijë lekë më shumë. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek autonomia spitalore, për të cilën tha se do të garantojë paga më të larta për mjekët me performancën më të mirë, por Rama theksoi se është e rëndësishme që të vendosin një tavan për pagat e mjekëve që të jetë dinjitoze. Për këtë arsye, Rama tha se është vendosur rritja e pagave për mjekët specialistë, që kalon nivelin e pagave të vendeve të rajonit dhe barazohemi me Serbinë. “Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Autonomia është një mekanizëm i ri, që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të këtë në sistemin shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta. Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione, vizita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre”, - u shpreh Rama. Nga rritja me 50 mijë lekë do të përfitojnë vetëm mjekët specialistë, ndërkohë që për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të aplikohet rritja me 7%, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria. Por, Rama tha se nuk do të përjashtojnë nga rritja e madhe e pagave as këto kategori mjekësh, për të cilët rritja do të jetë e ngjashme dhe do të nisë nga viti i ardhshëm 2024. “Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme”, - tha Rama. Ndërkaq, kryeministri Rama u ndal te fenomeni i ikjes së mjekëve dhe infermierëve teksa theksoi se tashmë ka ardhur koha që kjo problematikë të adresohet, sepse nuk mundet që shteti
ZOTIMI I RAMËS
Nga rritja me 50 mijë lekë do të përfitojnë vetëm mjekët specialistë, ndërkohë që për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të aplikohet rritja me 7%, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria. Por, Rama tha se nuk do të përjashtojnë nga rritja e madhe e pagave as këto kategori mjekësh, për të cilët rritja do të jetë e ngjashme dhe do të nisë nga viti i ardhshëm 2024. “Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme”, - tha Rama. shqiptar të paguajë për studimet e një të riu shqiptar që më pas ikën dhe punon për sistemin shëndetësor në Gjermani. Rama tha se ky fenomen duhet të marrë fund dhe se studentët nuk duhet thjesht të mbarojnë shkollën e të ikin, por edhe të shërbejnë në vendin e tyre. “Në kushtet e sotme rezulton e pamundur që shteti shqiptar, taksapaguesi, mundësitë e të cilit nuk janë të pakufizuara dhe shërbimet nuk vihen në diskutim, të paguajnë 15 nga 16 pjesë të financimit të studimit të një mjeku. Pra, sot studenti i Mjekësisë paguan 1/16 e kostos reale. Këtë shteti e bën duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh që s’ka nevojë t’i rendis. Shteti nuk e bën dhe taksapaguesi shqiptar nuk paguajnë për këtë, që ditën kur mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata që financohen nga ky buxhet dhe kjo sakrificë, të ikin të shërbejnë në Gjermani. Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ka ardhur koha që dhe ne ta adresojmë. Nuk mjafton që të kryesh një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet e tua në aspektin teorik, por duhet edhe aspekti praktik”, - tha ai. Ministrja e Shëndetësisë,
Ogerta Manastirliu, tha se deri më tani kanë rritur me 63% pagat e mjekëve si dhe do të vijojë me mbështetjen financiare për profesionistët e shëndetësisë. “Të dashur profesionistë të shëndetit, jo vetëm se tashmë u bënë vite që punojmë bashkë, por unë jam një nga
ata njerëz që besojnë në atë shprehjen, ‘jo të gjithë engjëjt kanë krahë, disa kanë stetoskop’. Por, fjalët e mira nuk mjaftojnë, ne këtë e dimë dhe ndaj e kemi shoqëruar me akte konkrete të mbështetjes financiare dhe profesionale, duke i mbajtur premtimet tona. Nga pikënisja rritëm
me 63% pagat e stafeve mjekësore, aplikuam bonusin e mjekëve që punojnë larg vendbanimit, si dhe jemi zotuar që të vijojmë rritjen e pagave për profesionistët e shëndetësisë. Reforma spitalore me modelin e ri të autonomisë do të mundësojë më shumë anën financiare për mjekët nga pagesa për performancën te praktikat”, - u shpreh ajo. Kongresi i parë i Shëndetësisë synon të bëjë bashkë politikëbërës, profesionistë të shëndetësisë, ekspertë, përfitues të shërbimeve dhe aktorë të tjerë për të ndarë përvojat dhe sfidat e këtij sektori.