Gazeta Shqiptare

Berisha në Vlorë: Rama ndërton një kilometër në fushë me 24 mln euro

Kreu i PD: Procedura joligjore kontrolli kundër Ahmetajt, vetëm pse kërcënoi Ramën “Vlorë-Levan ne e ndërtuam me 2.3 mln euro km”

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë dje në konferencë­n me gazetarët, kur tha se për kontrollin e ushtruar në banesën ku jeton Arben Ahmetaj, janë kryer procedura joligjore. Kjo sipas Berishës, erdhi pas deklaratës së Ahmetajt në një intervistë që u pa si një “kërcënim” për Ramën. “E kam denoncuar me qindra herë Ahmetajn, por ndaj atij dhe askujt tjetër, procedura joligjore nuk mund të përdoret vetëm e vetëm pse kërcënoi Edi Ramën. E kërcënoi Ramën, i tha se ti je ai që ka mbledhur 17 firma për 24 orë, se unë si ministër nuk e bëja kurrë”, tha Berisha, i cili ndër të tjera u shpreh: “Rama mendoi se me këtë lajm do të mund të eklipsonte lajmin për Olsi Ramën dhe Amant Josifin, mendoi se do të eklipsonte shkrimet e tjera dhe tha se fajin e ka vibratori. Kërcënoi Don Agaçion, kërcënoi Erion Veliajn dhe tani nuk merret me thelbin, por bëjnë kontrolle pa autorizime. Të turpshme, kontrolle policeske të dënueshme. Ky njeri nuk ngurron të përdorë çdo lloj mjeti në propagandë­n e tij vulgare për të mbrojtur veten e tij, ndaj duke dënuar qëndrimet prej gangsterëv­e për kontrollet pa autorizim, dënoj edhe qëndrimin që nuk guxojnë të prekin Arben Ahmetaj, se përfundojn­ë më keq se ai”. Ish-kryeminist­ri Sali Berisha gjatë një mbledhjeje me shtabin elektoral në Vlorë ka deklaruar se zgjedhjet e 14 majit janë mjeti kryesor i revolucion­it paqësor, që sipas tij, ende po vijon. Sa u përket zgjedhjeve, Berisha u ndal te zhvillimet e fundit me kryebashki­akët në kampin socialist, teksa tha se Lefter Alla i Bulqizës duhet të ishte në burg para 4 vitesh, por u arrestua tani për shkak se donte të kandidonte sërish. Berisha shtoi më tej se kryeminist­ri Rama i ka zgjedhur “banditë” kryebashki­akët e tij, teksa përmendi edhe Artur Bushin e Krujës, i cili së fundmi u paraqit në SPAK, duke thënë se edhe ai po shkon në atë drejtim. “Në këto zgjedhje ashtu siç zhvilluam garën në parti, le ta zhvillojmë në popull dhe ta fitojmë. Ne jemi në revolucion, zgjedhjet janë mjeti kryesor i revolucion­it paqësor. Kemi të bëjmë me një armik të votës së lirë, që vjedh nga mëngjesi në darkë. Ai i Bulqizës duhet të ishte në burg para 4 vitesh, Rama i ka dhënë 70 tenderë baxhanakut të paktën, i ka dhënë thjeshtrës me dhjetëra dhe ky paska qenë dëm. Ai ka vjedhur absolutish­t dhe e meriton burgun. Arrest pas arresti, po e arreston tani se nuk i ikën. Edhe Bushi po shkon në atë drejtim, i ka zgjedhur banditë, këto janë punët e tyre”, - tha ai. Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka prezantuar dje kandidatin e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit për Bashkinë e Vlorës, Hysni Sharra. Mes të tjerash, Berisha tha se paratë e mbledhura nga taksat e shqiptarëv­e vidhen dhe se një

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania