Gazeta Shqiptare

SHBA/ Yuri Kim: SHBA-të do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në zbatimin e reformave

-

Presidentj­a e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeminist­ri Albin Kurti nga pozita e zëvendësdr­ejtores së Agjencisë së Kosovës së Inteligjen­cë.

KUSH ËSHTË VLORA HYSENI?

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj në Kosovë. Ajo ishte në krye të institucio­nit më të lartë të sigurisë dhe inteligjen­cës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti. Ajo flet disa gjuhë të huaja. Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdr­ejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjen­cë. Gjithashtu ka qenë drejtoresh­ë për marrëdhëni­e me jashtë në AKI. Më herët në njoftimin për shkarkimin e Vlora Hysenit, thuhej ky vendimi ishte marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjen­cë. Presidenca dhe ZKM-ja e kanë paralajmër­uar Vlora Hysenin se mosruajtja e informacio­neve që ajo i posedon nga puna në AKI do të mund t’i kushtonte asaj. “Zbulimi ose mosruajtja e informacio­neve të klasifikua­ra paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikim­in e Informacio­neve dhe Verifikimi­n e Sigurisë dhe legjislaci­onin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacio­nin e klasifikua­r”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Ambasadorj­a amerikane, Yuri Kim, ka deklaruar se SHBA-të do të vijojnë mbështetje­n për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësim­it në BE, duke përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme, për të bërë të mundur diçka të tillë. Në një postim në “Twitter”, ambasadorj­a Kim u shpreh se është e kënaqur me përparimin që vendi ynë ka bërë dhe se ndryshimet e bëra deri tani meritojnë të respektohe­n. Reagimi i ambasadore­s Kim vjen pas vizitës së djeshme të zyrtarët të BE-së, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi në Tiranë. “E lumtur të shoh lëvizjen e Shqipërisë përpara drejt anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Njerëzit dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për ndryshimet e vështira të bëra deri tani. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm përparimin e tij për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Europian, duke përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, - ka shkruar Yuri Kim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania