Gazeta Shqiptare

Bardhi reagon ashpër: Institucio­ni s’mund të jetë në dorën e Ramës

Propozimi për kreun e SHISH, “raportimet janë shqetësues­e”

-

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas propozimit të kryeminist­rit Rama për kreun e ri të SHISH, Vlora Hysenin. Bardhi shkroi se sipas mediave, Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjen­cës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informacio­neve të klasifikua­ra”, ndërsa shtoi se këto raportime janë shqetësues­e. Sipas tij, Presidenti është i detyruar të marrë informacio­net e plota pranë institucio­neve të

Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjen­cës. Ai vijoi më tej duke u shprehur se SHISH nuk mund të jetë kurrë institucio­n nën kontrollin personal të Edi Ramës. “Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar znj. Vlora Hyseni si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar. Mediat raportojnë se znj. Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjen­cës në Republikën e Kosovës me dyshimet për ‘zbulim ose mosruajtje të informacio­neve të klasifikua­ra’. Këto raportime janë shqetësues­e dhe ngrenë dyshime mbi integritet­in e znj. Hyseni. Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacio­net e plota pranë institucio­neve të Republikës së

Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjen­cës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparen­cë për opinionin publik dhe të informojë edhe Kuvendin e

Shqipërisë mbi çdo informacio­n që do të sigurojë. Siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësis­ht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës. SHIK nuk mund të jetë kurrë institucio­n nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhj­e personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesiona­lizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare”, - shkroi Bardhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania