Gazeta Shqiptare

Lirohet nga qelia nëna lehonë pas reagimeve të shumta, Gjykata e Tiranës pezullon ekzekutimi­n e dënimit

Avokati: Drejtësia u vendos në vend, shumë qytetarë janë vetofruar për të paguar gjobën Diana Bahçja që u arrestua 8 ditë pas lindjes së djalit: Nuk e kam braktisur, vajzën e parë s’më lënë ta takoj

-

Pas reagimeve të ashpra të politikës, shoqërisë civile dhe të Avokatit të Popullit, Gjykata e Tiranës pezulloi ekzekutimi­n e dënimit me burg të Diana Bahçjas, e cila ishte dënuar me rreth 2 muaj burg për braktisjen e fëmijës. Ajo u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj, ndërsa tani do të marrë sërish fëmijën në krah, pasi drejtësia ia mohoi këtë moment unik, pak ditë pasi e kishte sjellë në jetë djalin. Nëna lehonë nga Mati u lirua dje nga qelia me vendim të gjyqtarit Ardit Mustafaj, me kushtin për të paguar gjobën. Rasti i saj ka prekur zemrat e të gjithëve, ku shumë qytetarë janë shprehur të gatshëm për të shlyer pagesën. Kjo gjobë ishte fillimisht 250 mijë lekë, por duke qenë se e reja ka bërë 10 ditë burg, shuma ka zbritur në rreth 200 mijë lekë. Pezullimi i vendimit të dënimit do të jetë deri në shqyrtimin e kërkesës për shlyerjen e gjobës. E qetë, 27vjeçarja doli para trupit gjykues, ku u shpreh se nuk ka qenë aspak në dijeni të dënimit, teksa ka folur edhe për vajzën e parë, që akuzohet se e ka braktisur. “U thashë policëve që kam foshnjën me gji. Nuk e kam takuar fëmijën e parë prej 5 vitesh. Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë, është 5 vjeçe vajza”, - deklaroi Diana në gjyq. Prokurori Endrit Bimi u shpreh se është dakord që të revokojë akuzën ndaj nënës lehonë, nëse do të paguhet gjoba prej 250 mijë lekësh. “Vendimi i ekzekutimi­t është i qershorit 2022. A është në gjendje shtetasja të paguajë gjobën? Nëse na paguani gjobën për pjesën e mbetur, organi i akuzës është dakord të revokojë vendimin me burg”, - tha prokurori. Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshor­ti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet, pasi ish-bashkëshor­ti e dhunonte dhe

ARRESTIMI

Diana Bahçja u arrestua më 7 mars nga policia e Shkodrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 250 mijë lekësh të reja. Këtë vendim ia ka konvertuar pas tri vitesh në dënim me burg 1 muaj e 20 ditë. Sipas avokatëve, ajo nuk ka qenë në dijeni as për dënimin me gjobë dhe as për konvertimi­n e gjobës në burgim nga Gjykata e Tiranës. Dy avokatët e nënës lehonë Diana Bahçja, Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kanë kërkuar që ajo të lirohet nga qelia.

nuk e lejonte të takonte vajzën. Pavarësish­t pretendime­ve të tij, faktet tregojnë se Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënuar nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga policia më 7 mars të këtij viti. Në procesverb­alin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur edhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësim­in e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën ‘Braktisja e fëmijës’, parashikua­r nga neni 124 i Kodit Penal”. “Jemi në pritje të gjykimit të kërkesave. Ky është një gjykim, një vendim që vërteton se dashuria prindërore e nënës është gjeja më e rëndësishm­e dhe që ka ndikuar në dhënien e këtij vendimit”, - tha avokati. Gjithashtu, avokati i nënës lehonë deklaroi se do të gjejë paratë për paguar gjobën prej 250 mijë lekësh. Ndërkohë, seanca e ardhshme do të jetë më 14 prill në orën 10:00. Pas përfundimi­t të seancës dhe dhënies së vendimit, avokati i Diana Bahçjas falënderoi median

dhe njerëzit që janë interesuar për rastin e nënës lehonë. Pas përfundimi­t të seancës, iu shpreh se shumë njerëz janë ofruar për të paguar gjobën e Dianës. Po ashtu, ai shtoi se vendimi i djeshëm është bazuar te dashuria që nëna ka për fëmijën. “Kam falënderim për median shumë, pa ju do të ishte e pamundur që të realizohej. Ndërhyrja që keni bërë ka ndikuar shumë. Ne kemi marrë shumë telefonata dhe njerëz të shumtë që janë vetofruar për të paguar gjobën. 150 mijë lekë do të jetë. Nuk e di, do të ulemi e do shohim sa është gjoba. Prokuroria ka qëndrimin e saj, ne sot kemi depozituar 2 kërkesa të tjera për të bërë ankim ndaj secilit vendim. E rëndësishm­e është se Diana do të shkojë te fëmija i mitur. Është një gjyq që tregon se dashuria e nënës është gjëja më e rëndësishm­e në tokë dhe ka ndikuar shumë për marrjen e këtij vendimi”, - tha avokati. Rasti i Diana Bahçjas ka marrë vëmendjen e publikut për shkak të paradoksit nga drejtësia shqiptare. Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi

pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana, që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi ta konvertont­e dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindu­r. Pa asnjë dijeni, ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna shkoi në burg, ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifik­uar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja, bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania