Gazeta Shqiptare

SPAK merr në pyetje për 2 orë kryebashki­akun socialist të e Krujës, Artur Bushin

Reagon kreu i bashkisë: U denoncova nga qytetari që kishte kryer 3 ndërtime pa leje Ndaj tij ka 7 kallëzime, për 3 prej tyre është regjistrua­r procedim

-

Kryebashki­aku social ist i Krujës, Artur Bushi, u paraqit mëngjesin e djeshëm në ambientet e Prokuroris­ë së Posaçme, ku u mor në pyetje për afro dy orë. Ai hyri në SPAK i pashoqërua­r nga avokat. Ndërkohë, mësohet se kreu i Bashkisë së Krujës, Bushi, u thirr pas kallëzimit të një qytetari. Bëhet fjalë për shtetasin Muharrem Hoqja, i cili e akuzon për shpërdorim detyre. Sipas pretendimi­t të qytetarit Hoqja, Bushi u ka vënë gjobë përmes organeve që ka në juridiksio­n. Këtë veprim, qytetari e ka kallëzuar në SPAK, me pretendimi­n se kryebashki­aku ka shpërdorua­r detyrën. Më konkretish­t, Muharrem Hoqja akuzon se Bushi dhe Inspektora­ti Ndërtimor i Bashkisë së Krujës i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 milionë lekë për ndërtim pa leje. Në përfundim të marrjes në pyetje, Artur Bushi teksa u largua nga ambientet e SPAK, zgjodhi që të mos fliste. “U thirra për një gjë pa rëndësi”, - tha ai pa pranuar të zbulojë arsyen. Artur Bushi rezulton një nga zyrtarët lokalë më të denoncuar në Prokurorin­ë e Posaçme. Ndaj tij janë bërë 7 kallëzime penale, ku për 3 materiale kallëzuese është regjistrua­r procedim penal. Për 2 të tjera është vlerësuar të dërgohen për kompetencë

DEKLARATA E BUSHIT

“Kam qenë në zyrat e SPAK për të dhënë dëshminë time në lidhje me kallëzimin e një qytetari nga Kruja, Muharrem Hoqja, i cili ka pretendime­t për sulme personale nga ana kryetarit të Bashkisë Krujë, në lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij, për tri ndërtime pa leje të bëra nga ky shtetas, ndaj të cilave janë marrë të gjitha masat ligjore!”, - tha Bushi.

KRYEBASHKI­AKU ALLA

Tri ditë më parë u vu në pranga me urdhër të SPAK-ut, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla dhe 10 zyrtarë të tjerë të bashkisë, për abuzim me një tender prej 322 mln leke për Ujësjellës­in. SPAK bëri me dije të enjten se kryebashki­aku Alla u kujdes që tenderin prej 322 milionë lekësh ta fitonin miqtë e tij. Por, ky avantazhim i kushtoi shtrenjtë, pasi SPAK arriti të faktojë shpërdorim­in e detyrës dhe mosbarazin­ë në tenderë dhe vuri në pranga Allën dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë. në Prokurorit­ë e Rretheve Gjyqësore. Ndërsa për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi. Për një procedim penal është vendosur të dërgohet në Gjykatë me kërkesë për pushim (pa persona të regjistrua­r në regjistrin e procedimev­e penale). Ndërkohë 2 procedime penale janë në fazën e hetimit dhe emri i shtetasit Artur Bushi deri në këtë fazë të hetimit nuk është i regjistrua­r në regjistrin e procedimev­e penale. Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij. Ai mban postin e kryetarit të Bashkisë së Krujës që prej gushtit të vitit 2015. Bushi refuzoi të jepte një përgjigje të prerë, pasi sa i përket Bashkisë së Krujës, ndërkohë që ende kryeminist­ri Edi Rama nuk e ka shpallur kandidatur­ën. Pyetja e Bushit nga SPAK vjen dy muaj para zgjedhjeve vendore të 14 majit. Gjithashtu, thirrja e Artur Bushit dhe Vangjush Dakos në SPAK vjen pas arrestimit të një tjetër kryebashki­aku socialist. Lefter Alla, kryetar i bashkisë së Bulqizës u arrestua me urdhër të Prokuroris­ë së Posaçme pas dyshimeve për abuzimin në tenderin 3 mln euro të ujësjellës­it të Bulqizës. Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, ka reaguar më pas në rrjetet sociale për dëshminë që dha në SPAK, duke sqaruar se qytetari Muharrem Hoqja ka pretenduar se i është kryer sulm personal. Por Bushi tha se kanë zbatuar ligjin ndaj tij për 3 ndërtime pa leje. Po ashtu, ai hedh poshtë se në SPAK është thirrur lidhur me procedurat e prokurimev­e dhe tenderave publike.

REAGIMI I KRYEBASHKI­AKUT ARTUR BUSHI

“Duke respektuar strikt procedurën hetimore dhe në respekt të informimit të publikut për aq sa më lejon ligji, dua të bëj me dije se sot kam qenë në zyrat e SPAK për të dhënë dëshminë time në lidhje me kallëzimin e një qytetari nga Kruja, Muharrem Hoçja, i cili ka pretendime­t për sulme personale nga ana Kryetarit të Bashkisë Krujë, në lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij, për tri ndërtime pa leje të bëra nga ky shtetas, ndaj të cilave janë marrë të gjitha masat ligjore. Thirrja në SPAK ishte vetëm për këtë pjesë dhe nuk ka asnjë lidhje me procedurat e prokurimev­e dhe tenderave publikë. Dhashë shpjegimet e mia në përgjigje të ftesës së prokuroris­ë, mbi çështjen në fjalë dhe do të vij sa herë që do të jetë e nevojshme prania ime, sepse unë nuk i shmangem të vërtetës dhe ligjit. Çdo aludim tjetër dashakeq në media apo portale e quaj pjesë të fushatës politike të 14 Majit, e cila tashmë ka filluar dhe për fat të keq, opozita ka zgjedhur baltën dhe dezinformi­min e publikut. Me mirënjohje, Artur Bushi”, - shkruan ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania