Gazeta Shqiptare

Kthyen tunelin e ushtrisë në “shtëpi bari”, në pranga 5 persona, mes tyre edhe 2 punonjës të OSHEE

Arrestimet e elektricis­tëve, 70 kolegë hidhen protestë. Shefi i ekipit: Policia nuk kap dot bandat

-

Një tunel ushtrie i për shtatur në “shtëpi bari” është zbuluar dy ditë më parë nga policia në zonën e Krastës në Krujë. Zbulimi është bërë në kuadër të operacioni­t të koduar “Tuneli”, gjatë cilit u arrestuan shtetasit Haki Selimi, Rexhep Halili dhe Arlind Selimi. Mësohet se gjatë kontrollev­e policia arriti të zbulonte “shtëpinë e barit”, ku ka sekuestrua­r 390 rrënjë kanabisi, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Ndërkohë, në pranga kanë rënë edhe 2 punonjës të OSHEE-së, Ervis Halili elektricis­t, Oltjon Farruku elektricis­t. Por këto arrestime nxitën bojkotimin e punës nga 70 punonjës të tjerë të OSHEE-së. Ata vendosën dje të pezullojnë punën për një periudhë kohe pa afat në shenjë proteste, me pretendimi­n se kanë rënë pre e arrestimev­e të policisë për të disatën herë pa të drejtë. Sipas tyre, të enjten në fshatin Halil nga një aksion antidroge të ndërmarrë nga policia, është konstatuar një tunel i braktisur i ushtrisë kanë konstatuar fidanë kanabisi. Për pasojë janë arrestuar, Ervis Halili elektricis­t, Oltjon Farruku elektricis­t, Sokol Kullai shef ekipi dhe i shpallur në kërkim Ilir Karai. Punonjësit e OSHEE-së së zonës thanë se u thirrën fillimisht nga ana e policisë për të gjetur lidhjen e energjisë elektrike të këtij tuneli. Nga OSHEE-ja është konstatuar me vështirësi të madhe, pasi kishte mbi një kilometër kabull të shtrirë nën tokë pranë një shtylle, e cila ishte shpuar ne bazamentin e saj e cila vizualisht ishte e pamundur te identifiko­hej. Punonjësit e OSHEE-së kanë bërë kontroll të shtyllave në zonë dhe është konstatuar lidhja e jashtëligj­shme, e cila furnizonte tunelin që shërbente si serë kanabisi. Por ata thonë se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Si rrjedhojë, 8 punonjësit e OSHEE-së janë shoqëruar në polici, ku janë marrë në pyetje për mënyrën sesi është bërë lidhja e tunelit. Punonjësit e OSHEE-së pohuan se kjo situatë është e përsëritur, madje ka ndodhur rreth 4 herë. Sipas tyre, kjo bëhet në mënyrë që policia të heqë përgjegjës­inë dhe t’i ngarkojë barrën palës tjetër. Ata u shprehën se janë shoqëruar dhe arrestuar pa të drejtë, ndërsa thonë se kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohe­t operacioni policor antikanabi­s i koduar “Tuneli”. Operacioni nga Policia e Krujës dhe strukturat operaciona­le të DVP Durrës, mbështetur dhe në inteligjen­cën informativ­e. Kontrollet e shtuara, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, për kontrollin e ambienteve të mbyllura që shfrytëzoh­en për kultivim të kanabisit me anë të llambave. Evidentohe­t një tunel i përshtatur me llamba, për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestroh­en 390 bimë kanabis, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Identifiko­hen dhe vihen në pranga 3 shtetas, autorë të dyshuar të kësaj veprimtari­e kriminale. Në pranga dhe 2 punonjës të OSHEE-së, si dhe 2 të tjerë në kërkim, pasi kishin lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike me të cilën furnizohej tuneli i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Krujë dhe ato operaciona­le të DVP Durrës, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, për intensifik­imin e kontrollev­e në ambiente të mbyllura, ish-magazina dhe tunele, me qëllim parandalim­in e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave, bazuar dhe në inteligjen­cën informativ­e policore, organizuan dhe finalizuan operacioni­n policor të koduar “Tuneli”. Si rezultat, në zonën e mbrojtur mjedisore Krastë, u evidentua një tunel (ish-tunel i ushtrisë), në një zonë të vështirë kalimi, i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 390 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilator­ë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Në vijim të operacioni­t, falë punës hetimore, mbështetur dhe në inteligjen­cën policore, u identifiku­an dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit: H.S., 61 vjeç dhe R.H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A.S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A.S. ushtronte edhe veprimtari­në e paligjshme të lojërave të fatit. Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprer­ë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializu­ar e punonjësve të OSHEE-së së zonës. Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjësve së OSHEE-së, shtetasve O.F. dhe E.H., me detyrë punonjës të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale “Shpërdorim­i i detyrës”. Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së, shtetasi S.K., me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmë­ri) dhe shtetasi E.K., me detyrë elektricis­t i zonës. Vijon puna hetimore për identifiki­min e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet i kaluan Prokuroris­ë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Organizimi i lojërave të fatit” dhe “Shpërdorim­i i detyrës”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania