Gazeta Shqiptare

Vlefshmëri­a e patentës deri në 15 vite, parlamenti miraton ndryshimet e Kodit Rrugor, 2 vitet e para kufizime për shoferët e rinj

-

TIRANË - Me qëllim që të ulet numri i aksidentev­e rrugore në vend, Kuvendi miratoi një ditë më parë ndryshime të rëndësishm­e në kodin rrugor. Kështu, për 2 vitet e para pas pajisjes me patentë, shoferëve u ndalohen të ngasin mjete me fuqi të lartë motorike. Kështu mbajtësve të lejeve të drejtimit të kategorisë B, në 2 vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike më të madhe se 55 kuaj fuqi për ton, referuar masës bosh të mjetit. Për makinat hibrike elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 tonë kuaj fuqi për ton, duke përfshirë peshën e baterisë. Gjithashtu, një risi tjetër është edhe zgjatja e vlefshmëri­së e patentës deri në 15 vite. Pra, rinovimi i Lejes së drejtimit të kategorive AM, A1, A2, A,

B1, B dhe BE, do të jetë çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç. Instruktor­ëve të autoshkoll­ave iu zgjatet e drejta për ushtrimin e profesioni­t të instruktor­it të autoshkoll­ës deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që ishte. Ndërsa qytetarëve që iu është anuluar leje drejtimi shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin lejen e drejtimit shqiptare pa testim, drejtpërdr­ejt edhe nëse leja drejtimit e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetari­sht prej saj. Disa ditë më parë një 20-vjeçar teksa po lëvizte me shpejtësi të lartë humbi jetën së bashku me 2 vajzat pasagjere në një aksident tragjik në Tiranë, por aksidentet që ndodhin thuajse çdo ditë në Shqipëri, i kthyen në emergjencë nevojat e ndryshimit Kodit Rrugor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania