Gazeta Shqiptare

“Century 21 Albania”, konferencë për fuqizimin e grave dhe vajzave në industrinë e paluajtshm­e

-

TIRANË - Në konferencë­n “Gruaja Streha e Familjes”, “Century 21 Albania” trajtoi temën e fuqizimit të rolit të gruas në Menaxhimin e Industrisë së Paluajtshm­e si dhe fuqizimi ekonomik i gruas shqiptare përmes pronës. Eventi i veçantë bëri bashkë profesioni­stet më influencue­se të industrisë imobilare e jo vetëm ku në fokus ishte lidershipi, inspirimi, promovimi dhe fuqizimi i grave dhe vajzave në këtë fushë. Në kuadër të përgjegjës­isë sociale, “Century 21 Albania” vazhdimish­t ka mbështetur zhvillimin e dhe fuqizimin e gruas duke e përkrahur dhe promovuar karrierat e tyre. Një pjesë e madhe e grave dhe vajzave janë në poste drejtuese ndërsa konsulente­t imobilare kanë shkëlqyer në krahasim me konkurrent­et. Statistika­t tregojnë se 40% e punonjësve janë gra dhe vajza duke e zvogëluar gjithmonë e më shumë hendekun gjinor. E pranishme në treg prej 15 viteve “Century 21 Albania” operon me 38 zyra në gjithë Shqipërinë. Në pjesën e parë të konferencë­s, disa prej grave më të suksesshme të rrjetit lider të industrive të paluajtshm­e në Shqipëri, “Century 21 Albania”, ndanë me të ftuarit eksperienc­ën, sfidat dhe rrugëtimin e tyre në një industri që ka qenë historikis­ht e dominuar prej meshkujve. Prof. Edit Bregu,

Arlinda Kore, Adelina Mahmutaj Fjorina Çekani nen moderimin e Kristina Papajani folën mbi sfidat e të qenit pjesë e kësaj industrie, ku theksuan mbështetje­n dhe fuqizimin e jashtëzako­nshëm që kanë gjetur si pjesë e rrjetit “Century 21 Albania”. Pjesëmarrë­se në panelin e dytë të konferencë­s, moderuar nga zonja Jori Vila ishte edhe drejtoresh­a e strehimit social në Bashkinë Tiranë, Edina Rrokaj, që preku programet e strehimit ku në fokus janë gratë dhe vajzat në vështirësi, sakaq zonja Antonela Hako, kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas foli për politikat më urgjente për fuqizimin e rolit ekonomik të gruas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania