Gazeta Shqiptare

Sipas metodës së Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni në shkurt

Muajin e kaluar, inflacioni mesatar në BE ishte 9.9%, ndërsa në Shqipëri, 6.8%

-

Rritja e përgjithsh­me e çmimeve në muajin shkurt ishte 6.8% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas matjeve nga metodologj­ia e Eurostat. Sipas njoftimit të djeshëm të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Har monizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt 2023 është 6,8%, por sipas matjeve kombëtare në të njëjtin muaj çmimet u rritën me 7.2%, si rrjedhojë e peshave të ndryshme që kanë grupet e mallrave në shportën e konsumit. Sipas metodologj­isë së Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 11,8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolik­e”, pasuar nga grupet Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtj­e” me 7,3%, “Veshje dhe këpucë” me 5,5%, “Pije alkoolike dhe

INFLACIONI

Të dhënat tregojnë se Shqipëria është në mesin e vendeve Europiane me rritjen më të ulët të çmimeve. Në muajin shkurt, inflacioni mesatar në BE ishte 9.9%, ndërsa në Shqipëri, 6.8%. Vendet me rritjen më të ulët të çmimeve ishin Zvicra, Luksemburg­u, Belgjika, Spanja, Greqia, me rritje 2-6.2% dhe në krahun tjetër, rritja më e madhe çmimeve ishte në Hungari me 26%, Letoni me 20% Çeki dhe Estoni mbi 18%. duhan” me 5,1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5%, “Transporti” me 4,3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 3,4%, “Shërbimi arsimor” me 2,9%, “Shëndeti” me 2,3% dhe “Komunikimi” me 1,1%. Në muajin shkurt 2023, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizua­r i Çmimeve të Konsumit është 1,3%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolik­e” me 3,9%, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtj­e” me 0,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shëndeti” me 0,1% secili. Të dhënat tregojnë se Shqipëria është në mesin e vendeve Europiane me rritjen më të ulët të çmimeve. Në muajin shkurt, inflacioni mesatar në BE ishte 9.9%, ndërsa në Shqipëri, 6.8%. Vendet me rritjen më të ulët të çmimeve ishin Zvicra, Luksemburg­u, Belgjika, Spanja, Greqia, me rritje 26.2% dhe në krahun tjetër, rritja më e madhe çmimeve ishte në Hungari me 26%, Letoni me 20% Çeki dhe Estoni mbi 18%. Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe indeksi i Harmonizua­r i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) janë hartuar për të matur ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga të gjithë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. IÇK dhe IHÇK përdoren si matës të inflacioni­t të konsumit. IÇK është matësi zyrtar i inflacioni­t në Shqipëri, ndërsa përdoret për monitorimi­n e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacioni­t ndërmjet vendeve. Shporta e IÇK përmban 331 produkte dhe IHÇK përmban 329 produkte. Shporta e IÇK mbulohen vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit. IHÇK mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania