Gazeta Shqiptare

Inspektorë­t e Territorit me biçikleta elektrike 1 mijë euroshe, hapet tenderi

-

Inspektorë­t e mbrojtjes së territorit në Bashkinë e Tiranës do të pajisen me biçikleta elektrike në funksion të punës së tyre. Të paktën këtë duket se synon procedura e prokurimit e çelur së fundmi nga Inspektora­ti i Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e kryeqyteti­t i cili ka vënë në dispozicio­n një fond prej 6.5 milionë lekësh për një sasi prej 50 biçikletas­h. Këto të fundit duke qenë elektrike kushtojnë të paktën sipas fondit dhe sasisë pak më shumë se 1 mijë euro një prej tyre. Në dokumentet shoqëruese të procedurës Inspektora­ti nënvizon parametrat që duhet të kenë biçikletat ku ndër të tjera trupi i biçikletës të jetë alumin rezistent dhe i përshtatsh­ëm për saldim. “Rrotat: Telat të jenë me gjatësi 270mm para dhe 240mm mbrapa (toleranca ±3mm), gomat me koperton cilësor dhe me kamerdare 700x38C. Disqet alumini me dy bordura përforcues­e. Frenat: Me disk me diametër 160mm, doreza e frenave të jetë me fishë për fikjen e biçikletës. Marshet: Ndërruesi i marsheve të jetë me tregues për pozicionin e marshit, dhe të ofrojë mundësinë për ndërrimin e marshit pa lëvizur dorën nga doreza. Kampanjoli të jetë me 6-7 shpejtësi me kapacitet total 10-45T. Diferenca maksimale ndaj librave 20T. Bateria: 36V, min 5AH, e montuar në brendësi të trupit të biçikletës. Motorri: Të punojë me tension 36V, fuqia minimalish­t 250W, fuqia tërheqëse minimalish­t 28Nm, eficienca min. 80%, i përshtatsh­ëm për rrota me diametër 28”, niveli i zhurmës më i vogël se 55dB. Njësia qendrore: Të jetë e përshtatsh­me për të kontrollua­r motorin e biçikletës, të mos konsumojë më shumë se 2W energji, të jetë e mbështjell­ë me kasë alumini për të mos u dëmtuar nga shiu dhe goditjet. Të ofrojë mbrojtje nga tensioni i lartë, rryma e lartë, mbinxehja, qarku i shkurtër për motorin” janë disa nga specifikim­et e dhëna në dokumente. Inspektora­ti kërkon që të ofrohet garanci 1-vjeçare dhe gjatë kësaj periudhe kompania të ofrojë shërbimet e saj. Dokumentet që shoqërojnë procedurën nuk japin detaje lidhur me përdorimin e biçikletav­e, se për kë do të destinohen dhe cili është plani. Në organikën e Inspektora­tit të Bashkisë janë të paktën 160 të punësuar dhe blerja e të paktën 50 biçikletav­e duket se lidhet direkt me inspektorë­t që monitorojn­ë çdo ditë terrenin./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania