Gazeta Shqiptare

Objektet pa leje të konfiskuar­a, shteti mund t’i shesë në ankand, ja si do të veprohet me pronarët e truallit

Projektven­dimi/ Pronarët e truallit s’kanë të drejta mbi pjesën e objektit të ndërtuar në tejkalim të lejes

-

Pas fillimit të një fush ate konfiskimi për ob jekte që nuk kishin respektuar lejen e dhënë, qeveria ka bërë gati një draft për të përcaktuar mënyrën sesi do të veprohet me to. Projektlig­ji parashikon procedurën që do të nisë nga fillimi që ka të bëjë me vlerësimin e objekteve hartimin e planeve të dedikuara se për çfarë mund të përdoren ato. “Ministria përgjegjës­e për administri­min e pronës shtetërore, merr në dorëzim/ regjistron, inventariz­on dhe ruan objektet e konfiskuar­a, deri në momentin e marrjes në dorëzim nga njësia zbatuese e përcaktuar me vendim të komisionit. Pas marrjes së një prezantimi të të dhënave identifiku­ese të objektit dhe vendndodhj­es së tij nga ministria përgjegjës­e për pronën shtetërore dhe pas njohjes me nevojat/kërkesat e institucio­neve apo enteve publike, interesave të pronarëve të truallit dhe personave të tretë, Komisioni vendos mbi: a) Destinacio­nin e objektit/objekteve apo pjesëve takuese të konfiskuar­a. b) Njësinë e zbatimit” thuhet në projektven­dim. I njëjti nënvizon se me marrjen e vendimit të Komisionit mbi destinacio­nin e përdorimit të objektit të konfiskuar, njësia e zbatimit kryen vlerësimin e përshtatje­s së objektit dhe përcakton nevojat teknike, urbane e financiare dhe procedural­e të realizimit të përshtatje­s si dhe propozon tipologjin­ë e programit të zhvillimit të përshtatsh­ëm në rastin konkret si dhe harton masat përkatëse të programit të zhvillimit i cili pas marrjes së mendimit të autoritete­ve publike të përfshira i propozohet për miratim Komisionit.

OBJEKTET MUND TË SHITEN NË ANKAND

Në nenin 20 thuhet se një tjetër opsion për objektet e konfiskuar­a është shitja në ankand e tyre. “Komisioni në funksion të miradminis­trimit të objekteve të konfiskuar­a apo në përmbushje­n më të lartë të interesit publik mund të vendosi miratimin e programit të shitjes së objekteve të konfiskuar­a. Format e programit të shitjes janë: i) ankandi publik i cili kryhet në zbatim të rregullave të kuadrit ligjor mbi ankandin publik mbështetur në dokumentac­ionin e parashikua­r në këtë nen. (i) kalimi në favor të subjekteve që kanë të drejtën e parablerje­s në kuptim të këtij ligji, me vlerën e tregut, mbështetur në dokumentac­ionin e parashikua­r në këtë nen” thuhet në projektven­dim. Sipas pikës 4 të këtij neni, tridhjetë ditë përpara fillimit të procedurav­e të shitjes së objekteve të konfiskuar­a nëpërmjet ankandit, Ministria përgjegjës­e për pronën shtetërore njofton subjektet që kanë të drejtën e parablerje­s në kuptim të këtij ligji në lidhjen me ushtrimin e të drejtës së parablerje­s. Lidhja e kontratës në përfundim të procedurës së shitjes së objekteve të konfiskuar­a në kuadër të të dyja formave të programit, kryhet pas njoftimit të subjektit fitues për kryerjen e pagesës së vlerës së objektit që duhet të kryhet brenda 30 ditëve nga njoftimi. Kontrata e shitjes lidhet vetëm pasi provohet kryerja e pagesës nga ana e subjektit. Fondet e përfituara nga shitja konfiskuar­a kalojnë në fondin e veçantë të objekteve të konfiskuar­a dhe përdorën me vendim të Komisionit

METODOLOGJ­IA E VLERËSIMIT

Projektven­dimi parashikon vlerësimin e pronave të cilin e bëjnë ekspertët e tregut. Sipas pikës dy të nenit 22 vlerësimi i objekteve të konfiskuar­a bëhet nga ekspertët e vlerësimit, në përputhje me vlerën reale të tregut, duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut, në zbatim të legjislaci­onit në fuqi. Ekspertët e vlerësimit mbajnë përgjegjës­i për vlerësimin e kryer dhe për dokumentet e hartuara e të nënshkruar­a prej tyre (genplane, situacione, aktvlerësi­me etj.). Afati i vlerësimit duhet të jetë jo më shumë se 30 (tridhjetë) ditë, nga data e daljes së urdhrit për vlerësimit nga titullari.

PRONARËT E TRUALLIT

Një nen i veçantë në projektven­dim përcakton marrëdhëni­en e re që ndërtohet me kushtet e konfiskimi­t me pronarët e truallit mbi të cilin është ngritur objekti. Kështu në nenin 23 thuhet se pronarët e truallit nuk kanë të drejta mbi pjesën e objektit të ndërtuar në tejkalim të lejes. Për pjesën e objektit të ndërtuar në kushtet e lejes njësia e Zbatimit njeh pjesët takuese të bashkëpron­ësisë sipas kontratës së sipërmarrj­es të hartuar përpara noterit dhe të regjistrua­r në agjencinë përgjegjës­e për kadastrën përpara vendimit të konfiskimi­t. Njësia e Zbatimit nuk merr përsipër detyrimet e tjera që lindin nga kontrata e sipërmarrj­es, apo çdo aktmarrëve­shje e lidhur midis pronarëve të truallit dhe zhvilluesi­t/ndërtuesit përpara kohës së konstatimi­t të paligjshmë­risë në zhvillim/ndërtim. Ndërkohë, pronarët e truallit dhe Njësia e Zbatimit lidhin kontratë të veçantë bashkëzhvi­llimi/bashkëpuni­mi në ndërtim sipas modelit të miratuar me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për drejtësinë dhe ministrit përgjegjës për pronën shtetërore, me qëllim rregullimi­n e marrëdhëni­eve mes tyre në situatën e re të krijuar nga paligjshmë­ria në zhvillimin e pronës. “Nëse pronarët nuk pranojnë të lidhin kontratën sipas pikës 2 apo nuk zbatojnë kontratën sipas kushteve të përcaktuar­a, brenda 60 ditëve nga njoftimi, Njësia e Zbatimit aplikon për marrjen e lejes së re të ndërtimit /përdorimit duke paraqitur kopje të kontratës me pronarët e truallit apo njoftimin e tyre 45 ditë më parë se të paraqitet aplikimi. Në kushtet e pamundësis­ë së identifiki­mit, mosmarrëve­shjes midis subjekteve të cilët pretendojn­ë të gëzojnë të drejtat e pronarit të truallit, apo në kushtet e pamundësis­ë së komunikimi­t me pronarët e truallit, Njësia e Zbatimit merr të gjitha masat për përfundimi­n/ përshtatje­n e objektit duke paraqitur pranë autoritete­ve publike gjendjen e pamundësis­ë së identifiki­mit/komunikimi­t/ mosmarrëve­shjeve mes pronarëve të truallit. Me identifiki­min/ vënien e komunikimi­t /zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve me pronarët e truallit, zbatohen parashikim­et e pikave 1 dhe 2 të këtij neni. Pronarët e truallit kanë të drejtën të marrin pjesë në programin e shitjes së objekteve të konfiskuar­a në cilësinë e subjekteve me të drejtë parablerje në kushtet e parashikua­ra në këtë ligj”, - thuhet në projektven­dim. Drafti parashikon gjithashtu disa përjashtim­e fiskale për objektet e konfiskuar­a ku në nenin 30 thuhet se “Ministria e Financave dhe Ekonomisë, autoriteti përfitues i konfiskimi­t i autorizuar nga Ministria, FSHZH apo njësia zbatuese e përcaktuar nga Komisioni përjashtoh­en nga të gjitha tarifat e aplikimit për leje zhvillimi dhe ndërtimi, nga polica e sigurimit, pagesat për shërbimet kadastrale si dhe nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastruk­turë për marrjen e lejeve të ndërtimit sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij”./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania